Connect with Us

Diplomacia e vaksinave dhe lodhja nga zgjerimi/ Pse BE duhet ta ri-mendojë qasjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor

Blog

Diplomacia e vaksinave dhe lodhja nga zgjerimi/ Pse BE duhet ta ri-mendojë qasjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor

Publikuar

-

Mutacioni i ri i koronavirusit në Angli/ BE nesër mbledhje urgjente

Nga Paul Schmidt &Vedran Dzihic “London School of Economics”

Pandemia e Covid-19 i ka përkeqësuar dobësitë në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe

ka nxjerrë në pah dobësinë e institucioneve shtetërore në rajon, sidomos në sektorin e shëndetësisë dhe atë të mbrojtjes sociale.

Njëherazi, pjesërisht edhe si rezultat i efektivitetit shumë të kufizuar të procesit të zgjerimit të BE-së gjatë viteve të fundit, zbatimi i reformave ka ngecur, madje disa vende kanë bërë hapa pas në raport me ndërtimin e shtetit ligjor. Përhapja e pandemisë, e ka shtuar akoma më shumë praninë e aktorëve të tjerë gjeopolitikë në rajon, kryesisht në kontekstin e rivalitetit mbi vaksinat.

Dhe këtu përfshihet jo vetëm Kina, por edhe Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Në rajon po rritet vetëdija se Bashkimi Evropian dhe Perëndimi nuk janë partnerët e vetëm në dispozicion të tyre.

Me fuqitë e tjera, të cilat nuk janë veçanërisht të njohura për standardet e tyre demokratike, që tani po e përdorin (ose keqpërdorin) Ballkanin Perëndimor për të promovuar interesat e tyre, vizioni i një Ballkani të lirë, demokratik dhe vërtet evropian nuk është më i vetëkuptueshëm.

Pas një loje të gjatë me çështjen e zgjerimit të unionit, që tani e ka humbur efektin e saj, ka ardhur koha të veprohet për ta rivendosur në axhendën politike të gjithë gamën e politikave të BE-së që janë të zbatueshme për rajonin.

Në kohën e ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, Bashkimi Evropian duhet t`i lërë mënjanë mjetet e tij të zakonshme të veprimit. Ai duhet të ecë me shpejtësi përpara me procesin e evropianizimit të vendeve fqinje në Ballkanin Perëndimor,duke siguruar fonde të konsiderueshme, dhe një vullnet të mjaftueshëm politik për politikat e veta të zgjerimit. Reforma e fundit e politikës së zgjerimit, përfshin disa qasje dhe mekanizma të rinj. Por ajo do të duhet të merret me vendet gjithnjë e më skeptike të Ballkanit Perëndimor,që tani kanë frikë se do të lihen përgjithmonë jashtë BE-së.

Për këtë arsye,është e një rëndësie jetike që Bashkimit Evropian të tregojë se vendet e rajonit janë potencialisht shtete anëtare të ardhshme të unionit, dhe të shpejtojë planet e zgjeruara të investimeve. Reformat e brendshme të BE-së janë thelbësore për konsolidimin e strukturave, përmirësimin e funksionimit të vetë BE-së, si dhe mundësinë e zgjerimit të unionit.

Por do të ishte e gabuar që BE-ja të tërhiqej pas kufijve të vet, dhe të distancohej nga sfidat në rritje në lagjen e saj më të afërt. Përkundrazi, një shkallë e optimizmit pragmatik dhe realizmit gjeopolitik, do të ndihmonte në menaxhimin e duhur tëCovid-19, kryerjen e reformave të kërkuar dhe shmangien e lodhjes nga zgjerimi.

Një lojtare globale, me një Komision Evropian gjeopolitik në qendër të saj, do të ishte frymëzimi më i mirë për përhapjen e vlerave evropiane. Në vend se të mbrojë vetëm mënyrën e saj të jetës, BE-ja duhet të synojë të jetë një model që duhet ndjekur nga vendet e tjera,ndërsa shënon arritje të reja dhe mbështet idealet e saj demokratike.

Bashkimi Evropian nuk duhet t’i injorojë problemet e rrënjosura thellë,që janë të pranishme në Ballkanin Perëndimor. Ato variojnë nga strukturat demokratike plot me të meta tek shoqëritë që janë të kapura nga elitat dominuese, partitë politike dhe diskurset nacionaliste. Nga frika e futjes në kolaps të sistemeve të tyre shëndetësore thelbësisht të dobëta, shumë qeveri të Ballkanit Perëndimor kanë marrë masa të rrepta, përfshirë shpalljen e gjendjeve të jashtëzakonshme, bllokimet, kufizimet e lirive individuale, dhe reforma që e kanë rritur kontrollin e qeverisë mbi shoqërinë.

LEXO EDHE:  Gjermania e zemëruar me porositë e pakta të vaksinave

Këto zhvillime kanë dobësuar më tej sistemet tashmë të dobëta të kontrolleve dhe ekuilibrave. Parlamentet janë mënjanuar, procedurat zyrtare nuk po merren parasysh, dhe sistemet gjyqësore janë dobësuar.

Ndërsa masa të tilla janë justifikuar si një përgjigje ndaj krizës së Covid-19, ato vetëm sa e kanë përforcuar kulturën e mosndëshkimit dhe mungesës së llogaridhënies nga elitat qeverisëse. Në realitet, ekziston një nevojë e jashtëzakonshme për të forcuar shtetin e ligjit, dhe jo për ta dobësuar atë.

Kjo pasi populizmi, polarizimi dhe zhvendosjet drejt sundimit autoritar janë në rritje, jo vetëm në pjesë të Evropës, por edhe globalisht. Për shumë nga liderët politikë të Evropës, përfshirë disa brenda BE-së, është bërë tashmë një normë heqja dorë nga demokracia dhe integrimi evropian, dhe ndjekja njëkohësisht e politikave klienteliste që parandalojnë përfshirjen sociale dhe thellojnë ndarjet brenda shoqërisë.

Ky hendek midis fjalëve dhe veprimeve, nënvizon faktin se procesi i evropianizimit ka investuar shumë vëmendje tek veprimet e liderëve politikë dhe qëndrimet e tyre zyrtare evropiane. Por kjo qasje duhet të ndryshojë. Vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen demokratike dhe evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Përveç një perspektive më të besueshme të zgjerimit, dhe një narrative pozitive të reformave, e cila duhet të rikrijohet dhe ri-forcohet, është thelbësore që të forcohet sundimi i ligjit, dialogu civil, pluralizmi dhe drejtësia sociale në rajon, si dhe të forcohet lufta kundër korrupsionit .

Në mesin e pandemisë, janë të dukshme tashmë disa dinamika të reja rajonale. Në Malin e Zi ka pasur një ndryshim të pushtetit, edhe pse ka shumë pikëpyetje mbi politikën e qeverisë së re. Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, gjeneratat e reja dhe gratë i dhanë një mbështetje të fortë Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, të cilët tani janë të detyruar të mbajnë premtimet e tyre elektorale.

Në pjesë të tjera të rajonit, lëvizjet dhe nismat e reja po luftojnë për një vizion më të gjerë të shoqërive të drejta dhe demokratike. Ndërsa janë ende relativisht të vogla dhe lokale, këto lëvizje tregojnë se ka shanse reale për mundësinë e një ndryshimi të vërtetë, që buron nga mobilizimi qytetar dhe angazhimi i lindur nga përpjekjet e përditshme.

Do të ishte inkurajuese ta shihnim BE-në që të mbështesë këto forca të reja, duke krijuar një mjedis për ndryshim, dhe vendosjen e tyre si një pjesë integrale e debateve të brendshme brenda BE-së, për shembull përmes kornizës së Konferencës për të Ardhmen e Evropës.

Duhet të ndërtohet një politikë e ripërtërirë e zgjerimit të BE-së, me një angazhim të freskët dhe të mirëfilltë për të ardhmen evropiane të rajonit, të bazuar tek mobilizimi i qytetarëve të këtyre vendeve.

Kjo politikë e re duhet të synojë të ngjallë besim, të ofrojë mundësi, të japë shpresë dhe të përhapë optimizëm. Kjo është ajo për të cilën ka nevojë urgjente jo vetëm Ballkani Perëndimor, por i gjithë kontinenti evropian gjatë pandemisë aktuale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A duhen ndaluar nga mediat sociale politikanët që abuzojnë me lirinë e fjalës?

Publikuar

-

Nga

Nga Jessica Maddox “The Hill”

Të mërkurën, Bordi i Mbikëqyrjes së Facebook, grupi i krijuar nga vetë platforma për të dëgjuar ankesat e përdoruesve mbi vendimet paraprake që merr kompania, njoftoi se do të mbështesë vendimin e kompanisë së mediave sociale për të fshirë llogaritë e ish-presidentit Donald Trump në Facebook dhe Instagram.

Ndalimi do të jetë i përkohshëm, dhe bordi këmbënguli që Facebook të rishikojë vendimin e tij brenda 6 muajsh. Pyetja nëse platformat e mediave sociale mund t’i ndalojnë apo jo liderët botërorë, si dhe mënyra se si ato merren me këto figura, u bë shumë e diskutueshme pas trazirave të 6 janarit në Kapitoli Hill.

Atë ditë Trump postoi një video në Facebook dhe Instagram, duke iu thënë njerëzve që sulmuan Kapitolin:“Ne ju duam. Ju jeni njerëz shumë të veçantë”. Gjigantët e mediave sociale vepruan me shpejtësi. Facebook ishte faqja e parë e madhe në mediat sociale që fshiu ose pezulloi llogarinë e ish-presidentit.

Twitter, platforma që ishte metoda kryesore e Trump për të komunikuar, ndoqi shembullin e Facebook. Brenda një jave, presidentit i ishte bllokuar ose kufizuar qasja në disa nga platformat më të njohura të mediave sociale në SHBA, duke përfshirë TikTok, YouTube, Reddit, Twitch dhe Spotify.
Shumë njerëz nga e djathta i dënuan këto vendime. Për ta, kjo ishte censurë e medias sociale ndaj lirisë së fjalës. Ndërkohë,shumë të tjerë nga e majta u gëzuan. Gjatë kohës që ishte në detyrë, Trump postoi shumë pretendime të rreme, dhe për ata që e mirëpritën këtë vendim, kjo do të thoshte se “mashtruesi” ishte ndaluar, të paktën në internet.

Megjithatë, perspektiva që mund të na duhet për të analizuar këtë çështje shtrihet sa nga kritikat aq edhe tek festimet për këtë vendim. Ne mund të lehtësohemi kur kompanitë e mediave sociale ndërhyjnë për t’i penguar përdoruesit që ngacmojnë të tjerët apo që përhapin gënjeshtra.
Por nga ana tjetër mund të tmerrohemi kur shohim që ky person është një udhëheqës botëror, pasi një kompani e mediave sociale ka poshtëruar figurën përfaqësuese të një vendi të tërë. Me ndalimin e një presidenti, kryeministri apo drejtuesi tjetër nga platformat e tyre, kompanitë e mediave sociale ndërhyjnë në shprehjen e tyre politike.

Gjithashtu, ato diktojnë mënyrën se si këta udhëheqës duhet të komunikojnë me qytetarët dhe zgjedhësit e tyre. Tradicionalisht, në Shtetet e Bashkuara komunikimi presidencial ka qenë i privilegjuar. Fjalimet e Frenklin Ruzveltit transmetoheshin pa asnjë diskutim nga stacionet e radios.
Në vitin 1947, Herri Truman u bë presidenti i parë i SHBA-së që mbajti një fjalim në televizion, dhe që nga ajo kohë rrjetet televizive ndërpresin programin e tyre normal për të transmetuar direkt fjalimet më të rëndësishme.

Dhe pas themelimit të mediave të fokusuara vetëm tek lajmet Fox, CNN, MSNBC, ndër të tjera, ato nisën që të transmetonin të gjithë komunikimet presidenciale, madje edhe ato jozyrtare. Edhe pse kjo praktikë u vu në dyshim vitet e fundit, kur disa televizione filluan Që të mos jepnin të plota konferencat për shtyp të Donald Trump.

LEXO EDHE:  “I kishin bërë hesapet pa haxhin”/ Rama flet për Rinasin: Kemi një President që përmes ca leshkosh kanë…

LEXO EDHE:  “Këtë vit do të presim turistë nga e gjithë bota”/ Rama vetshpallet fitimtar në luftën me Covid 19

Pak njerëz mund të kishin parashikuar, që mediat sociale do të shndërroheshin në një foltore politike kryesore. Pa ndërhyrjet e drejtuesve të rrjetit dhe programuesve, politikanët flasin lirshëm për masat. Gjithsesi, edhe kjo praktikë është bërë një çështje problematike në botën e “pas së vërtetës”.
Në këto raste, platformat e mediave sociale duhet të drejtpeshojnë heshtjen e një udhëheqësi botëror përkundrejt lejimit të përhapjes së mashtrimit dhe keq-informimit. Dekada e viteve 2020, do të shohë një betejë midis fuqisë së medias sociale dhe lirisë së shprehjes politike. Drejtuesit kryesorë të mediave sociale dhe internetit Mark Zukerberg, Xhek Dorsi dhe Sundar Pikai kanë diskutuar shumë me Kapitol Hill vitin e fundit.

Prania e tyre atje, dhe pyetjet me të cilat përballen ata nga zyrtarët e zgjedhur të SHBA-së, tregojnë se në Kongres po zhvillohet një luftë e fortë për të kuptuar se si duhet të rregullohet veprimtaria e titanëve të mediave sociale. Megjithatë, ato e kanë shtyrë herë pas here miratimin e kësaj rregulloreje.
Në nivelin shtetëror, disa prej tyre po luftojnë kundër këtyre vendimeve. Florida është në prag të zbatimit të një ligji që do të gjobisë kompanitë e mediave sociale, kur ato dëbojnë me vetëdije kandidatët politikë. Dënimet do të ishin shumë të rënda:250.000 dollarë në ditë.

Edhe nëse guvernatori i Floridës Ron DeSantis, e kthen atë në një ligj, është e sigurt se ai do të rrëzohet nga gjykata. Në thelbin e argumentit të platformave të mediave sociale që ndalojnë politikanët dhe që për këtë gjobiten, është argumenti themelor se në fund të ditës, ato janë kompani private. Dhe mund t`i drejtojnë si ju pëlqen platformat e tyre.

Një projektligj i tillë si ai i Floridës mund të jetë i dënuar të dështojë, pasi po korr atë që është “mbjellë” në vendimet e Gjykatës së Lartë të SHBA gjatë 20 viteve të fundit:Çështje të tilla
si “Citizens United” vs. Komisioni Federal të Zgjedhjeve dhe “Burwell” vs. Hobby Lobby Stores, Inc. i kanë zgjeruar shumë të drejtat e korporatave për lirinë e veprimit të tyre.

Por me ndalimin e presidentëve dhe kryeministrave, a po përdorin korporatat e mediave sociale të drejtën e tyre kushtetuese për lirinë e shprehjes? Apo kjo ide duhet të rivlerësohet tani që udhëheqësit botërorë po flasin përmes platformave të ofruara nga korporatat private të komunikimit? Ka më shumë të ngjarë që të ndodhë kjo e fundit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://thehill.com/opinion/technology/552082-banning-politicians-from-social-media-not-so-straightforward

LEXO TE PLOTE

Blog

Si vdiq Napoleon Bonaparti, perandori që diktoi për 1 dekadë fatin e Evropës

Publikuar

-

Nga

5 maj 1821 Napoleoni mbyll sytë përgjithmonë në ishullin-burg të Shën Helenës, një territor shkëmbor në mesin e Oqeanin Atlantik, 1.900 km nga bregu i Afrikës Perëndimore. Lajmi jepet nga gazeta angleze “The Statesman” në numrin e 4 korrikut 1821, pra 2 muaj pas ngjarjes.
Nga atje lajmi u përhap në të gjithë Evropën:më 11 korrik në Paris, më13 korrik në Vjenë, 16 korrik në Milano etj. Por ikja nga kjo botë e ish-perandorit pritet me një indiferencë të caktuar, si në Angli ashtu edhe në Paris.

Kontesha Dë Buanj, një nga protagonistet e salloneve midis Londrës dhe Parisit, do të shkruajë në Kujtimet e saj:“Njerëzit e popullit, borgjezë të vegjël u takuan në rrugë me njëri-tjetrin, duke shtrënguar duart dhe duke u ngushëlluar, duke qarë. Por masa e opinionit publik në anën e monarkisë, e lumtur me paqen dhe prosperitetin e porsa-gjetur, qëndroi indiferente”Dhe në fakt kohët kishin ndryshuar. Evropa e vitit 1821, e dalë nga Kongresi i Vjenës, nuk ishte më ajo e vitit 1815, dhe Napoleoni nuk përbënte më lajm. Interesi për ish-perandorin u zgjua vetëm 2vjet më vonë, në prag të suksesit të jashtëzakonshëm të Memorialit të Shën Helenës, i diktuar kryesisht nga Napoleoni, dhe me autorësinë e Emanuel de Las Kases (zyrtar dhe mik i perandorit)

Reagimet në familjen perandorake ishin të menjëhershme. Historiani francez Tieri Lenc shkruan në librin e tij “Bonaparti nuk është më!”:“Paulina ishte mbingarkuar emocionalisht, Ortencia dhe të dashurit e saj u pikëlluan, ndërsa Leticia hezitoi të kërkonte kthimin e eshtrave të djalit të saj nga frika e kostove të larta”.
Më e lehtësuar se sa zemërthyer ishte e veja Maria Luiza, që më 8 gusht 1823 do të ishte më në fund në gjendje të martohej zyrtarisht me gjeneralin Neiperg, me të cilin ajo kishte dy fëmijë gjatë kohës që Bonaparti ishte i internuar, teksa priste edhe një të tretë.

Dashuria e të birit

Më i ndjeshmi nga të gjithë ishte i riu Napoleoni II, djali i Maria Luizës dhe ish-perandorit. I dënuar edhe me një lloj internimi më të butë në oborrin e gjyshit të tij nga nëna (perandori Franci II i Habsburg-Loren), ai nuk e kishte harruar babanë e tij, që ishte treguar gjithnjë shumë i dashur me të.
Shumë më tepër sesa nëna e tij Maria Luiza, që ishte larguar herët nga oborri mbretëror për t’u vendosur në Parma, ku u bë dukeshë. Në moshën 7-vjeçare, fëmija, që u rrit praktikisht vetëm nën shoqërinë e tutorëve shumë të rreptë, shkroi:“Baba, unë të dua dhe të respektoj me gjithë zemrën time!”.
Fjalë të pakta por shumë të çmuara, që e ngushëlluan perandorin në mërgim në momentet më të vështira të sëmundjes së tij. Letrën e tij, Napoleoni e ruante me fanatizëm, së bashku me bustin e vogël prej mermeri të djalit të tij dhe portretet e Leticias (nënës) dhe Jozefinës (gruas së tij të parë). Dashuritë e tij të vetme të vërteta.
Për gati gjashtë vjet, nga dhjetori 1815, njeriu që kishte diktuar fatet e Evropës jetoi në një shtëpi në atë ishull në mes të askundit, me një klimë jo të shëndetshme, të nxehtë dhe të lagësht, i fshikulluar nga erërat e forta.

Minj, insekte dhe mushkonja

Shtëpia ishte e mbushur me insekte dhe mushkonja, dhe mbi të gjitha me “minj që kacavirreshin nëpër mur, duke u hedhur ndonjëherë me sukses nga tavani në mishin e
varur aty pranë. Shtëpia ruhej vazhdimisht nga ushtarët britanikë që ishin nën urdhrat e guvernatorit armiqësor britanik Hadson Loiu, që ishte tmerruar nga ideja se i burgosuri mund të arratisej(tek e fundit me të drejtë, pasi Napoleoni ishte arratisur nga Elba).
Shëndeti i Napoleonit nisi të përkeqësohej me shpejtësi. Mjeku i tij personal, irlandezi O’Meara, e diagnostikoi atë me sëmundjen e hepatit kronik. Nga ana tjetër, Napoleoni ishte i bindur se kishte një tumor në zorrë, sëmundja që i kishte marrë jetën të atit. Në vitin 1818 mjeku u detyrua të largohej nga Longwood House, pasi Loiu nuk ishte dakord me afrimitetin që ai tregonte ndaj të burgosurit.
Napoleoni ruajti një konfidencialitet të madh në Shën Helenë, si të ishte ende në oborrin mbretëror, me një rreth të ngushtë besnikësh. Dy prej tyre u rikthyen për arsye të ndryshme në Evropë më herët se sa të tjerët:Emanuel de Las Kases dhe gjenerali Gaspar Gurgo.
Dy ushtarë me familjet e tyre përkatëse, Bertran dhe Montolo, mbetën në Longwood House. Sharl Montolo, të cilin britanikët e quanin me ironi “lordi Çamberlein”, ishte një mbikëqyrës i përgjithshëm, përgjegjës për marrëdhëniet me autoritetet dhe për furnizimet ushqimore.

LEXO EDHE:  ‘Secili për veten, Zoti për të gjithë’/ Soreca ‘bën për ujë të ftohtë’ Ramën: Jam i habitur!

LEXO EDHE:  Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/ Gjenerali: Cënon rëndë interesat kombëtare

Perandori i sëmurë dhe fryma e fundit

Për të zëvendësuar dr.O’Meara, në Shën Helenë mbërriti më 22 shtator 1819 kirurgu korsikan Francesko Antomarki, i shoqëruar nga priftërinjtë Buonavita dhe Vinjali. Pilulat me merkur që përdornin shpesh në atë kohë mjekët, vetëm sa ia rënduan gjendjen shëndetësore Napoleonit.
Në moshën 51 vjeçare Napoleoni dukej sikur ishte 20 vite më i madh. Ai ishte shumë mbipeshë dhe në shëtitjet e rralla në kopsht, detyrohej të çapitej i mbështetur në krahun e dikujt. Në prillin e vitit 1821 sëmundja (një ulçerë kanceroze) u shfaq me të gjithë forcën e saj:dhimbje barku, të vjella, marramendje, shumë djersitje.
Për ta qetësuar disi pacientin, shtrati i tij u vendos në dhomën e ndenjes, që ishte më e madhe dhe më e ajrosur sesa dhoma e tij e vogël. Nata midis 4 dhe 5 majit ishte shumë e trazuar: Napoleoni ishte në delir, fliste me vështirësi, fliste fjalë të pakuptueshme.
Ai murmuriti “la France, l’armée, tête d’armée, Joséphine”.Pastaj asgjë më shumë. Pak pas perëndimit të diellit, në orën 5 e 11 minuta, perandori i francezëve mori frymë për herë të fundit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:   https://www.focus.it/cultura/storia/5-maggio-1821-moriva-napoleone-bonaparte

LEXO TE PLOTE

Blog

Çfarë duhet të bëjmë kundër oligarkisë dhe oligarkëve

Publikuar

-

Nga

Nga Angelo Codevilla “The American Greatness”

Çfarë po bëjnë qindra korporatat më të mëdha të Amerikës, teksa e nxitin publikun të heqë dorë nga kërkesa e identifikimit gjatë votimit? Çfarë janë duke bërë Twitter, Facebook, etj, kur i ndalojnë njerëzit të shpërndajnë fakte, që janë të papërshtatshme për politikën qeveritare ose (dhe) Partinë Demokratike?

Çfarë bënë në fakt bankat kur i dorëzuan FBI- së regjistrat me emra e personave, që kishin udhëtuar rastësisht drejt Uashingtonit më 6 janar 2021? Por të gjitha ato dyqane të mëdha me pakicë, të cilat qeveria i etiketoi si “thelbësore”, dhe që lulëzuan nën masat bllokuese, çfarë janë duke bërë kur vazhdojnë t’ju kërkojnë të mbani maska në ambientet e tyre, edhe pse jeni vaksinuar?

Çfarë po bëjnë kolegjet dhe universitetet, por edhe gjimnazet, që i privojnë nga mundësitë të rinjtë që nuk përshtaten me profilet e tyre? Dhe çfarë bëjnë të gjithë ata kur hedhin poshtë ankesat, se po shkelin të drejtat tuaja Kushtetuese, duke ju thënë se po ushtrojnë të drejtat e tyre private?

A janë ata thjesht ata duke e mbështetur qeverinë apo posaçërisht Partinë Demokratike? Çfarë po bën administrata Bajden kur betohet se nuk ka asnjë interes specifik për “pasaportat e vaksinave” për të disiplinuar qasjen e njerëzve të zakonshëm në udhëtime, karriera, etj, por nga ana tjetër po punon me linjat ajrore, teatrot, kompanitë e mëdha dhe universitetet për t’i ndihmuar ata të imponojnë përdorimin e pasaportave të tilla?

A është qeveria – në praktikë, partia politike që e kontrollon qeverinë – në shërbim të korporatave, apo korporatat janë në shërbim të partisë? A po ndikojnë kompanitë farmaceutike tek këshillat që “rekomandojnë” Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në lidhje me kufizimet në kuadër të pandemisë? A ndikojnë ato tek Partia Demokratike, apo është e kundërta? Kush drejton kë?

Të kuptuarit e asaj që po ndodh në Amerikë, fillon me shpërfilljen e pyetjeve të tilla si “idiotësira”. Në vend të kësaj, fokusohuni tek fakti se ata që na sundojnë mbi të gjitha këto çështje, janë në thelb të njëjtët njerëz. Nëse institucionet që ata kontrollojnë janë publike apo private nën sistemin tonë Kushtetues, kjo nuk ka më rëndësi. Këta persona janë përgjegjës për zbehjen e madhe të të gjitha të lirive, dukuri që i kemi përjetuar që prej të paktën vitit 2016, dhe sidomos që nga viti 2020.
Po çfarë është një oligarki?Aristoteli vuri re se qeveritë drejtohen nga një person, nga disa, ose nga shumë, dhe pavarësisht nga sa njerëz sundojnë, ato e bëjnë këtë ose për interesin e përgjithshëm ose për interesin e tyre.

Republika Amerikane u themelua në vitet 1776-1789 nga populli në përgjithësi, për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm. Por gjatë shekullit të kaluar, një grup gjithnjë e më homogjen njerëzish që drejtonte institucionet e republikës, e rrëmbeu pushtetin nga duart e përfaqësuesve të zgjedhur në të gjitha nivelet, duke qeverisur më shumë për interesin e tij, sesa atë të popullatës së përgjithshme.
Në Amerikën e shekullit XXI, kjo oligarki e ka zhdukur dallimin midis fuqive publike dhe private, duke e zëvendësuar atë me dallimin midis atyre që janë dhe atyre që nuk janë pjesë e klasës sunduese.

LEXO EDHE:  ‘Secili për veten, Zoti për të gjithë’/ Soreca ‘bën për ujë të ftohtë’ Ramën: Jam i habitur!

LEXO EDHE:  Covid-19, një vit më pas/ Çfarë dimë dhe çfarë nuk dimë akoma për virusin!

Privatizimi i pushtetit publik, është thelbi i oligarkisë.

Për shkak se qeveria është nga klasa sunduese në pakicë, dhe është për interesin e saj, oligarkët mund të përdorin fuqitë shtrënguese të qeverisë pa kufizime ligjore, a thua sikur të merreshin me punët e tyre private. Ata që jetojnë nën oligarki nuk janë qytetarë – pasi oligarkia e vlerëson vetveten, vendos vetë, brenda vetes së saj, dhe sepse ajo është e angazhuar mbi të gjitha për të mohuar aftësinë e njerëzve për të qeverisur vetë.

Amerikanët po përpiqen që të kuptojnë se çfarë po ndodh, pasi e konsiderojmë ende veten si qytetarë, dhe e imagjinojmë se ata që drejtojnë institucionet tona republikane i respektojnë ende në një farë mase.
Ne shohim persona, të cilët klasa sunduese i favorizon në kryerjen e krimeve pa u ndëshkuar, dhe ndërkohë ne po ankohemi për “një sistem drejtësie me dy nivele”. Dhe ky nuk është thjesht korrupsion. Ky është vetë regjimi i ri. Gjëra të tilla nuk janë devijime nga ligjshmëria e republikës. Ato janë pohimi i realitetit oligarkik. Kjo është drejtësia oligarkike, normaliteti oligarkik.

Republika ishte dje. Oligarkia është sot. E çfarë duhet të bëjë në këto kushte një ish-qytetar?
Së pari, të ndalojë së shtiruri. Dhe të fillojë të refuzojë – me zemër dhe mendje – autoritetin e oligarkëve, që tani po kontrollojnë ato që ishin dikur institucionet tona republikane. Qytetaria është e mundur të ekzistojë vetëm kur individët bashkohen nën udhëheqësit e zgjedhur prej tyre për të arritur qëllimet e përbashkëta, pozitive apo negative qofshin./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://amgreatness.com/2021/05/03/oligarchy-and-remedies

LEXO TE PLOTE