Connect with Us

Basha për shkak të papërgjegjshmërisë së tij nuk ka as lirinë e dorëheqjes

Opinione

Basha për shkak të papërgjegjshmërisë së tij nuk ka as lirinë e dorëheqjes

Publikuar

-

Basha për shkak të papërgjegjshmërisë së tij nuk ka as lirinë e dorëheqjes

Nga Flamur Kuçi

Humbja e zgjedhjeve doli të ishte një mundësi e humbur për PD, por keqadministrimi i humbjes po kthehet mundësi e humbur edhe për nje reflektim serioz mbi gjendjen dhe prespektivën e vetë PD-së. Është banale që kasta, që aktualisht nuk udhëheq, por sundon në PD, shpërtheu me një mllef ndaj popullit që nuk ia paska ditur vlerat opozitës dhe e la atë sërish në opozitë.

Nuk mund të gjesh një qëndrim më absurd dhe apolitik sesa ky sipas të cilit populli ia paska për borxh votën PD-së pavarësisht nga sjellja e saj, dhe nëse nuk ia jep këtë votë, kjo do të thotë që ky popull qënka i shitur tek pushteti. Ta shohësh problemin tek populli dhe jo tek keqadministrimi i besimit të mbështetësve është jo vetëm qëndrim idiot, por edhe i padenjë.

Rezultati kërkon shpjegim politik dhe jo shpjegim kriminalistik. Fenomenet negative si përdorimi i makinerisë shtetërore dhe sidomos shit-blerja e votës është një faqe e zezë për shoqërinë, politikën dhe sistemin zgjedhor.

Por kush është angazhuar në fushata zgjedhore e di që këto fenomene, megjithë ndotjen e padiskutueshme që i japin sistemit, nuk përcaktojnë rezultatin sidomos kur ka një frymë të qartë të vullnetit politik të popullit. Opozita nuk e fitoi besimin e njerëzve, ndaj dhe humbi zgjedhjet. Tentativa për të argumentuar se PD është në rrugë të mbarë dhe ka rritje të mbështetjes, përveçse e pavërtetë është dhe joserioze.

Është e pavërtetë pasi e tregojnë shifrat. PD nuk ka fituar terren nga 2013, madje i mungojnë numrat edhe në raport me humbjen e thellë të vitit 2013. Ajo që në aparencë duket si rritje është veçse asgjesimi i partive ‘aleate’ të cilave PD ka 3 palë zgjedhje që u ofron në vënde të sigurta mandate të pamerituara në kurriz të votave të vetë PD.

Madje Basha edhe pse e përçau të djathtën (edhe pse kish premtuar që do e bashkonte atë) nuk mund t’u ankohet partive që dolën nga PD pasi ato nuk arritën të përformojnë dhe të jenë faktor në proces. Nga ana tjetër rritja e përqindjes nga 35,6% në 39,4% vjen si rrjedhojë e rënies së pjesmarrjes në zgjedhje në raport me 2013, çka është tejet e panatyrshme për një opozitë.

Si rregull, renia e pjesmarrjes ne zgjedhje eshte shenjë mosbesimi ndaj opozitës. Prandaj shifra qe duhet të terhiqte vëmendjen e opozitës për të analizuar zgjedhjet nuk është shifra 39% e votës opozitare, por shifra 173.000 votues më pak. Opozita rritet me pjesmarrjen në zgjedhje dhe jo e kundërta.

Në raport me të majtën PD duket që është në humbje të qartë terreni. PS ka rritur dukshëm peshën e vet specifike megjithë konsumin e të qënit në pushtet. Edhe sikur të ishte i mirëqenë argumenti i rritjes së PD, ky argument nuk do ishte veçse një kopje e keqe e argumentit të Ramës së vitit 2009 kur pasi i humbi zgjedhjet e atij viti, nuk u dorëhoq dhe qëndroi në krye të PS me pretendimin se kishte bërë progres në raport me zgjedhjet e mëhershme. Asokohe PD e denoncoi këtë qëndrim si i pavirtytshëm, por nuk ngurron të ndjekë këtë mungesë standarti 12 vite më pas. Kjo e bën edhe më joserioz qëndrimin e sotshëm të sundimtarit të PD.

LEXO EDHE:  “Lyli gjigandi!”/ Erion Braçe kap gafën e radhës të Bashës

Dhe për më tepër e bën edhe të rrezikshëm. Nëse për Ramën ka funksionuar teorema që me arrogancën e mos-dorëheqjes nga karrikja e kryetarit të PS ka qeverisur kur ka ardhur më pas në pushtet, mund të konkludohet që po kjo arrogancë e kastës sunduese të PD do jetë edhe qasja në pushtet, nëse ndonjëherë PD do ia dalë të vijë në pushtet. Bashës i është kërkuar doreheqja, por dorëheqja është akt i vullnetit të njerëzve të përgjegjshëm dhe seriozë.

T’ia kërkosh këtë një njeriu pa vullnet, të papërgjegjshëm dhe banal është formalitet. Për shkak të papërgjegjshmërisë së tij, nuk ka as lirinë e dorëheqjes. Madje edhe ideja e nxitur nga kuratorët e tij sipas së cilës ‘Luli ka përgjegjësi, por nuk ka kush e zëvëndëson’, veçse e banalizon më tej diskutimin mbi prespektivën e PD, kur ëshë sekret publik fakti që atrofizimi i mjedisit në PD është bërë qëllimisht nga faktorët realë në PD që t’I hapej rruga këtij kandidati mançurian. E thënë kjo, po kaq joserioze është të reduktohet problemi veç të Luli dhe tek dorëheqja e tij. A thua se po iku Luli u zgjidhën hallet e PD.

PD ka nevojë për procese serioze dhe të thella reformuese. Dhe këto janë çështje vullneti. Paketimi i një debati joserioz dhe të reduktuar në dorëheqjen e Lulit dhe zgjedhjen e mançurianit të radhës nga faktort realë vendimarrës në PD siguron sundimin brenda PD por ia shkurton ditët asaj. PD ka rrugë të gjatë për të fituar besimin e njerëzve dhe besimi fitohet veç prej proceseve të debateve serioze dhe jo atyre të drejtuara në distancë.

Nëse faktorët realë vendimarrës në PD do vazhdojë të stimulojnë një debat të impostuar joserioz siç po ndodh aktualisht, kjo është shenjë që më shumë se e ardhmja e PD ata janë të shqetësuar për sundimin e tyre brenda PD, të ndërgjegjshëm që kështu veçse do e atrofizojnë më shumë. Nëse faktorët vendimarrës në PD do tregojnë vullnet për një reformim real të PD, kjo do duket nëse do stimulojnë një debat serioz dhe analitik mbi dështimet e deritanishme, sfidat që ka kjo parti dhe rrugët për një prespektivë reale përfaqësimi të mbështetësve të djathtë të zhgënyer edhe me vetë PD./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Formalizimi i deformimit

Publikuar

-

Nga

Formalizimi i deformimit

Nga Jak Simoni

Qetësia, kryesisht ditën e votimeve, sepse pak ditë përpara pati dhe episode dramatike si vrasja dhe disa plagosje,  na beri të mendonim se, pa prit pa e menduar, qenkemi zgjuar një ditë  të bukur pranvere në një Shqipëri vërtetë demokratike, ku  zgjedhjet bëhen  normalisht  si në vendet tjera demokratike. Por shumë shpejt u kuptua se nuk ishte kështu.

Rregullsia  ishte vetëm formale, gjithçka tjetër ishte si herët tjera. Dhe kësaj here dominoi  mashtrimi, demagogjia, përdorimi i burimeve shtetërore dhe blerja e votës. Mungesa e besimit në institucione është e  tillë që vota shitet pa hezitim nga shtresat e varfra, të cilat nuk janë pak.  Gjithçka po përcillet thuajse në mënyrë normale me gëzimin e fitores nga njëra palë, duke u bërë jehonë arritjeve, dhe me justifikimin e palës tjetër se nuk i humbëm por na i vodhën.

Meqenëse formalisht  jemi pak a shumë në  rregull, dhe moralisht në rregull duhet të jemi. Në fakt jetojmë epokën e formalitetit, jo vetëm në raportet institucionale, por dhe ato njerëzore.  Rëndësia që merr ana formale u duk tek rritja e vlerës (çmimit)  të votës në pazarin gjysmë të fshehtë. Çmimi i votës është rritur, sepse para ca kohesh nuk ishte e nevojshme të blihej vota; blihej komisioneri dhe numëruesi. Dhe këtë herë kishim deformim  të vullnetit, ku masa pak a shumë e madhe  e votuesve të thjeshtë ngelen syhapur duke pritur demokracinë nga qielli. Për të bërë një krahasim me vendin tonë nuk mund të gjesh shtet në rajon, por duhet bërë  një kërcim karkaleci gjigand ne lindje.

Jo vetëm Mali i Zi, por dhe Maqedonia e Kosova për ne janë në perëndimin  demokratik. Mentaliteti oriental, injoranca, korrupsioni e varfëria kanë zhytur shqiptarët  në një moçal apo llucë nga e cila, siç thoshte logjicieni i shquar gjerman Gotlob Frege, nuk dalin dot duke kapur vetë flokët e tyre.

Natyrisht në këtë llucë parazitët e shoqërisë kanë gjetur më  së  miri habitatin e tyre, por shumica e shqiptarëve viktima që duan demokracinë e vërtetë duhet  të kërkojnë forca jashtë Shqipërisë; pikësëpari të kërkohet vota e emigrantëve dhe e shqiptarëve të Kosovës që kanë nënshtetësi shqiptare, të cilët nuk do të kufizohen vetëm tek Vetëvendosja, ku gjithsesi pjesëmarrja e saj në zgjedhje në Shqipëri ishte pozitive.

Gjithashtu forcat opozitare në Parlament dhe jashtë saj duhet të  kërkojnë një reformë zgjedhore që u jep mundësi dhe forcave të reja politike. Në këto kushte mund të marr fund bipolarizimi kontrktual që garanton qeverisje të qetë me radhe, ku deri tani ishte tetë vjet njëri tetë tjetri, ndërsa tani po bëhet me nga dymbëdhjetë. Po të votonin emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës me nënshtetësi shqiptare, patronazhistët dhe sondazhet do ta kishin me të vështirë parashikimin, kështu që biznesmenët e votave  do të mendoheshin pak më shumë para se të blinin votuesit.

Gjithashtu me forca të reja në parlament dhe zgjedhjet do të ishin më të shpeshta, kështu që do të vështirësonin biznesin fitimprurës të votave.  Në këto kushte ndoshta  procesi zgjedhor dhe institucionet do të marrin më shumë rendësi se fituesi, i cili duhet të dalë nga zgjedhjet e jo të jetë i paracaktuar nga sondazhet. Shpresoj të mos jetë utopi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse opozita s’ka këllqe të organizojë protesta dhe të mbushë sheshet?

Publikuar

-

Nga

Pse opozita s’ka këllqe të organizoj protesta dhe të mbush sheshet?

Nga Kreshnik Spahiu

Zgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte krejt ai që parashikohej nga çdo njeri me pak tru në kokë. Rezultati s’ka habitur askënd madje as vetë Lulzim Bashën.

Ai e kishte të qartë humbjen, përndryshe nuk do blinte 4 vila, pikërisht, 4 muaj para zgjedhjeve. Nëse dikush do të shpresonte sadopak në fitore edhe njeriu më idiot në politik po të ishte, do duronte 4 muaj sa të zgjidhej kryeministër dhe pastaj do hapte “thesin”.

Hapja e thesit 4 muaj para zgjedhjeve provon, që Lulzim Basha po garonte në një lojë ku rezultati humbës ishte paravendosur.

E keni parë sa i qetë është Basha dhe Berisha.

Ky i fundit, pas zgjedhjeve këmbeu ambasadoren Kim, me Kim Kardashian.

Të dyve ju rreh ora 12:00 dhe nuk janë aspak të suprizuar.

Ata e dinin se çfarë do ndodhte sepse:

– ata kanë një parti të shkërmoqur, krahasuar me socialistët që janë të strukturuar në çdo celulë fshati apo qyteti.

– ata më shumë larguan faktorë politike se sa afruan.

– ata e përçanë PD në 6 parti të reja, pjella të saj, ndryshe nga PS që garonte e unifikuar dhe pa fraksione.

– ata kanë shumë para por milionat e tyre i ruajnë në gropa dhe i kursejnë për stërnipat, ndryshe nga socialistët që i investojnë politikisht dhe në fushata.

– ata luftēn e kishin kundër Jozefinës dhe Rudinës, jo kundër Ramës

Kaluan 10 ditë nga fillimi “luftës” drejt fitores që deklaroi Lulzim Basha, por askund s’kemi parë as luftë, as protesta, as greva.

Jo se nuk duan luftë por:

– nuk i mbështet askush

– nuk kanë as këllqe

Ndryshimi pushtetit nuk mund vinte nga riciklimi.

Faktori ndërkombëtar i hapi krahun Edi Ramës për të fituar me çdo mjet zgjedhjet, vetëm që mos lejonin rikthimin e Berishës dhe Metës në pushtet.

LEXO EDHE:  Nga Genti Malko*/ Luli nuk bëhet dot një tjetër burrë

LEXO EDHE:  “Lyli gjigandi!”/ Erion Braçe kap gafën e radhës të Bashës

Aq hapur e mbështeti BE dhe SHBA, Edi Ramën sa njohu rezultatin e zgjedhjeve përpara se ti çertifikonte KQZ.

Nuk ka asnjë faktor të huaj, që dëshironte rikthimin e Berishës. Prej dy vjetësh asnjë ambasador nuk pranon ta takoj dhe e kanë bojkotuar.

Shqiptarët e kanë kuptuar që Partia Demokratike tashmë e ka mbyllur ciklin politik dhe misionin e saj.

Tradhtia historike e 2017, ku PD preu në besë elektoratin, shiti kauzën, mbylli çadrën dhe hyri në bashk-qeveri me Ramën, vulosi fundin e saj politik.

Sot sheshet janë bosh. Askush nuk proteston, sepse ato protesta do i shërbenin vetëm Lulzim Bashës që mos jap dorheqjen.

Ky i fundit s’ka mbështetjen as të popullit, as të elektoratit, as të gruas që e tërheq nga mënga duke i pëshpëritur në vesh: “Luli, kthehemi në Hollandë”.

Basha rri aty nga halli, sepse Berisha nuk ishte i përgatitur për një Plan B. Ai projektoi dhe investoi me testament tek Lulzim Basha dhe i “qethi” të gjithë. Por i kishte bërë llogaritë gabim.

Sot të gjithë e kanë kuptuar, që Partia Demokratike është shkatrruar dhe as Joe Biden po të vij kryetar i asaj partie s’mund ta ringrej.

Të vazhdosh tē votosh PD, do të thotë të legjitimosh edhe mandatin e 4 apo 5 të Edi Ramës.

Sot sheshet janë bosh, sepse Partia që lindi nga protestat dhe kauzat popullore, i shiti kauzat dhe elektoratin, duke u shndëruar në biznes privat të dy famijeve.

Ish-Protestuesit, po presin se cilit nga familja do i vij rradha për ta vendosur administrator të: “Partia Demokratike: shpk”

Sheshet janë bosh. Në 30 vjet, kjo është situata më paqësore pas zgjedhjeve.

Askush nuk ka ndërmend ti bashkohet në bulevard, funeralit politik të Lulzim Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Andi Bushati/ SPAK ia lehtësoi punën patronazhistëve, tani të hetojë krimin

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Apeli i Gjykatës së Posatçme i ka dhënë këtë të enjte të drejtë Lapsi.al në procesin kundër SPAK, që kërkonte të sekuestronte kompjuterat, serverat dhe celularët e ne gazetarëve, pas skandalit të grabitjes të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, për interesat elektorale të Partisë Socialiste.
Një trupë prej tre gjyqtarësh e kryesuar Dhimitër Lara hodhi poshtë urdhrin e dhënë një mesditë të diele, në fshehtësi të plotë dhe pa praninë e palëve nga gjyqtarja e shkallës së parë, Iliriana Olldashi.
Natyrisht, që nga ajo kohë ndryshuan shumë gjëra.

Së pari gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg, me një precedent të rallë, e urdhëroi shtetin shqiptar të mbronte gazetarët, të mos ndërhynte në mjetet e punës së tyre dhe mbi të gjitha të garantonte fshehtësinë e burimit të informacionit. Pas kësaj, një sërë mediash ndërkombëtare dhe shoqatash të lirisë së shtypit e ngritën zërin për këtë manipulim politik të drejtësisë.

Të gjitha këto reagime erdhën pas një logjike të thjeshtë se Prokuroria e Posatçme po sillej si vëgël qorre e qeverisë. Ajo po merrej me median dhe gazetarët duke mos pasur këllqet e nevojshme për të hetuar E- Albanian nga e cila dyshohej se kishin rrjedhur të dhënat personale të qytetarëve, dhe as Partinë Socialiste, që i përdori ato deri në ditën e fundit, për të manipuluar zgjedhjet.

Por, elementi kryesor, që e ndryshoi lojën katërcipërisht ishte fakti se pas garës elektorale patronazhistët u bënë të panevojshëm, Rilindja fitoi betejën edhe falë të dhënave të vjedhura që kishin nëpër duar ata, prandaj, teatri i SPAK, sikur po vazhdonte ta hetonte këtë krim ndaj votës së lirë ishte i pavend.

Përpara 25 prillit SPAK mori përsipër rolin komik, sikur gjoja po investigonte, sikur i duheshin me patjetër të dhënat që dispononte Lapsi.al, për të shkuar tek e vërteta. Ai bleu kohë për ti lënë hapsirë partisë në pushtet ta zbatonte deri në fund planin e saj manipulativ. Dhe tani që ky objektiv u arrit, vazhdimi i farsës nuk kishte më vlerë.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Zbulohen 24 emrat që Basha do rikandidojë nga ish-deputetët e 2017

LEXO EDHE:  Lulzim Basha pazar me Veliajn për kullat e betonit në Tiranë

Ndonëse përfaqësuesja e institucionit të akuzës, Enkeleda Millonai edhe këtë të enjte kërkoi në sallë mbajtjen e urdhrit të sekuestros dhe dorëzimin e bazës të të dhënave që ne dispononim, eprorët e saj dhe ata që supozohet se i kishin urdhëruar nga më lart, e ndjenin se e kishin plotësuar detyrën. Ata e bënë të tyren duke e zvarritur pas zgjedhjeve një çështje që kishte vlerë të zbardhej para tyre. Ata e dëshmuan devocionin ndaj partisë duke mos shqetësuar institucionet që kishin furnizuar me informacione të paligjshme PS-së, por duke u marrë me gazetarët që në këtë rast ishin vetë denoncuesit e krimit.

Por, tani kur gjithçka u mbyll me “happy end”, kur plani për zgjedhjet përfundoi me sukes, kur gjykata e çliroi Lapsi.al nga urdhri për sekuestro, kur alibia se ngjarja do zbardhet përmes dokumentit të publikuar ne media ra, SPAK nuk ka shpëtuar nga përgjegjësia publike.

Pasi i shërbeu rilindjes, Prokuroria e Posatçme e shleu borxhin. Tani ka për obligim të zbardhë të vërtetën për qytetarët. Shqiptarët e morën vesh se kë kanë patronazhist, por ata ende nuk e dinë se kush i furnizoi fuksat e lagjes me këto mjete spiunimi në emër të pushtetit.

LEXO TE PLOTE