Connect with Us

Basha mbërthehet mbas karriges/ Si po përsëritet 2017, në PD

Politikë

Basha mbërthehet mbas karriges/ Si po përsëritet 2017, në PD

Publikuar

-

Basha mbërthehet mbas karriges/ Si po përsëritet 2017, në PD

Lulzim Basha ka humbur në zgjedhjet e 25 Prillit.

Faktet tashmë janë të padiskutueshme. Po tentojnë të gjenden alibi gjoja me blerje votash, por s’ka asnjë provë deri më tani që vërteton këtë gjë.

Po përpiqen të gjejnë akuza që të bëjnë përmbysje rezultat, kryesisht edhe me votat e pavlefshme.

Në fakt  nga të dhënat zyrtare të mbledhura në PD, të votave të pavlefshme, shumica e tyre i përkasin Partisë Socialiste.

Por, përtej denoncimeve dhe alibive që  kërkon të ngrejë Lulzim Basha, apo çdo gjë tjetër,  nuk e  bën se ka hallin e zgjedhjeve, por e bën për të mbajtur karrigen e kreut të PD-së.

Tashmë jeni në të njëjtën situatë si në vitin 2017. Lulzim Basha  po  përsërit të njëjtin skenar.

FAKTE

Së pari nuk lejon askënd të shkojë në selinë e PD, apo të flasë  nga selia e PD.

Fatbardh Kadilli e shpalli kandidaturën, tentoi të shkonte tek selia e PD por nuk e lejuan.

Ibsen Elazi shkon të protestojë në selinë e PD dhe është një demokraci normale kudo në botë dhe nuk ka asgjë të keqe, por grupet e mbrojtjes së Lulzit e bllokojnë atë,  Lisandër Hoxhën dhe çdo demokrat tjetër, kontribues në PD që të flasin  kundër Bashës.

Megjithëse tashmë janë rrjetet sociale dhe mediat që i raportojnë.

Nga ana tjetër Lulzim Basha dhe grupi i tij, i propagandës përpiqen t’i anatemojnë këta njerëz, por edhe t’u bllokojnë hapësirën në media.

Duke iu kërkuar mediave kombëtare ku kanë bashkëpunime, ndoshta dhe me ndihmën e zyrës së Kryeministrit që mos t’u jepet  hapësirë  kritikëve të Lulzim Bashës.

Dje është vënë re një fenomen i përsëritur nga viti 2017.

Kujtojmë se në 2017, kryetarët e PD në degët e Jugut, si Myslim Murrizi,  Roland Bejko, Luan Baçi apo i ndjeri Hariz Mema  i Sarandës  dhe të tjerë, hëngrën një drekë në Jug dhe dolën e thanë se janë me Bashën dhe s ‘duam të ikë ai.

Sivjet ka një ndryshim.

Kryetarët pa mbledhur kryesinë, pa bërë analizë, pa diskutuar asgjë me askënd, kanë përdorur faqet e rrjeteve sociale  të PD në Jugun e vendit, në Korçë, Pogradec, Kolonjë,  dhe gjetkë e thonë se duan Lulin që të rrijë kryetar.

Por me kë janë konsultuar kata kryetarët që kanë nxjerrë këto qëndrime?

LEXO EDHE:  Rrëzimi i qeverisë/ Analisti i njohur i shuan shpresat Bashës

Dështimi i Salianjit/ Nuk votohet as në vendlindjen e tij

Kush janë  personat qe e japin këtë ide, mos vallë i bëjnë deputetët e Lulit, Ervin  Salianji me shokë  apo zyra e propagandës së Bashës?

Se është thuajse i njëjti skenar sin ë vitin 2017. Nuk ka asnjë ndryshim.

Në vitin 2017 u mblodhën  në Jug, në vitin 2021, bëjnë postime në rrjete sociale.

Grupi i mbrojtjes në oborr siç ishte në 2017 është edhe në 2021.

Call centeri dhe një tufë militantësh mediokër, reagojnë njësoj. Siç reagonin në 2017 reagojnë edhe tani në 2021-shin.

Anatemojnë ata  që i kritikojnë dhe dalin në mbrojtje të Bashës. Se tani luftën e ka filluar Basha , se do të vërtetojë vjedhjen  e votës.

Historia me apo pa vjedhje vote e Lulzim Bashës si kandidat për kryeministër ka marrë fund.

Sepse do të ishte fyese dhe turpëruese për PD, që përherë të tretë t’u ofronte të njëjtin emër, shqiptarëve.

Edhe sikur  t’ia kenë vjedhur votat PD duhet të ndryshojë emrin që u ofron shqiptarëve.

Kryeministër nuk bëhesh dot me zor, se ke qejf apo do të të vërë dikush. Kryeministër  zgjidhesh në rast se të mbështesin shumica e shqiptarëve.

Dhe shumica e shqiptarëve nuk e kanë votuar asnjëherë Lulzim Bashën.

Dhe këtë  nuk e thotë as CNA.al,  por  e thonë faktet, votat dhe vetë aleatët e Lulit, të cilët tashmë po dalin hapur dhe po theksojnë se ishte strategjia e gabuar e Bashës që i çoi në humbje.

Pra, humbësi ka një emër, është kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Çdo lloj taktike si në 2017  e përdorur për të qëndruar në karrigen e kryetarit nuk ka për të sjellë asgjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm mpakjen e mëtejshme të Partisë Demokratike./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Publikuar

-

Nga

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Analisti Artur Zheji ka reaguar pas nismës së Partisë Socialiste, e cila për të dytën herë po tenton të shkarkojë presidentin Ilir Meta.

Zheji tha se Edi Rama nuk e shkarkon dot Metën, por pretendon se të gjithë këtë po e bën për zhurmë dhe për ta nxjerrë Kreun e Shtetit nga binarët.

“Nuk e shkarkojnë dot, po bëhet për zhurmë. Është një përpunim topi. Unë mendoj që duan të acarojnë Metën. Është një luftë për ta nxjerrë atë nga binarët. Ai ka gjetur një antidote”, deklaroi analisti në emisionin “Të paekzpozuarit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE