Connect with Us

Alfred Cako plas deklaratën e fortë/ “Ju tregoj se kush ‘fshihet’ pas fitores së Ramës”

Aktualitet

Alfred Cako plas deklaratën e fortë/ “Ju tregoj se kush ‘fshihet’ pas fitores së Ramës”

Publikuar

-

Kospiracionisti Alfred Cako ka komentuar zgjedhjet e 25 Prillit ku u shpreh se  kryeministri Edi Rama fitoi sepse kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe se gjithçka lidhet me pandeminë COVID.

Në një intervistë për Top Channel ai shtoi se favori I fitores së kryeministrit ishte përpikshmëria që zbatoi në pandemi ku shtoi se kryetarja e LSI-së nuk kishte guxim ti dalë kundër plandemisë.

“Pse qeveria i caktoi zgjedhjet një ditë para ardhjes së trupave të NATOS? Arsyeja është se faktori ndërkombëtar mbështeti manipulimet e qeverisë. Asnjë qeveri nuk i humb zgjedhjet nëse ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Edhe Rama ka pasur mbështetjen e tyre. Se këtë herë nuk u votua për PD e PS, por u votua për pro plandemisë ose kundra saj.

Rama e zbatoi axhendën e ndërkombëtarëve pikë për pikë, i futi njerëzit brenda në shtëpi, mbylli shkollat, i mbyti në gjoba. Ndërsa Berisha si skuth i vogël, që nuk ja mban as të dalë kundër, por as të dalë pro. Bashkë me Monikën që nuk ka guxim të dalë kundër plandemisë, kjo është arsyeja madhore pse u zgjodh sërish Rama,” tha Cako./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Publikuar

-

Nga

Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Gjermania ka shprehur kundërshtim ndaj propozimit të mbështetur nga SHBA për të hequr dorë nga patentat për vaksinat COVID-19, duke thënë se ato nuk po pengonin prodhimin e dozave.

Qeveria e saj tha se “mbrojtja e pronës intelektuale është një burim inovacioni dhe duhet të mbetet e tillë”. Bashkimi Evropian më herët tha se ishte gati të fliste për propozimin dhe disa shtete i dhanë mbështetjen e tyre të plotë.

Mbështetësit e planit thonë se ai do të lejojë më shumë prodhues të prodhojnë vaksina që shpëtojnë jetën.

LEXO EDHE:  3 milionë euro për 250 mijë vaksina/ Çfarë përmban kontrata ‘konfidenciale’ e qeverisë shqiptare me Pfizer

LEXO EDHE:  Poshtë Edi Rama, rroftë LSI!

Ata argumentojnë se kjo do të rrisë qasjen në vaksina në vendet e varfra. Por kundërshtarët, përfshirë prodhuesit e ilaçeve, thonë se kjo nismë mund të mos ketë efektin e dëshiruar./euronews

LEXO TE PLOTE