Connect with Us

Yuri Kim relaksohet pas zgjedhjeve/ Luan ping pong me Edin: I erdhi keq për mua

Aktualitet

Yuri Kim relaksohet pas zgjedhjeve/ Luan ping pong me Edin: I erdhi keq për mua

Publikuar

-

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka vendosur të kalojë një ditë relaksi, duke shijuar fundjavën pas lodhjes së zgjedhjeve parlamentare.

Kim ka ndjekur një ndeshje ping pongu mes një vëllai e motre në parkun e Liqenit Artificial, ndërsa ka zhvilluar edhe vetë një lojë me një fëmijë të quajtur Edi.

Ajo thotë se Edit i kishte ardhur keq për të, ndërsa rrëfen se gjatë kësaj kohe ka qeshur shumë.

“Jam kënaqur shumë në parkun e fëmijëve te Liqeni. Vëllai dhe motra, Nikolla dhe Ina, ishin të angazhuar në një ndeshje intensive ping pongu. Unë dhe shoqja e tyre Mariam ishim ndër spektatorët e tyre. Në mes të lojës, raketa e Inës u thye. Çfarë bën Nikolla? Ai këmbëngul të marrë raketën e thyer për vete. Ina fiton një pikë. Atëherë çfarë bën ajo? Ajo tani këmbëngul ta marrë ajo raketën e thyer. Ne nuk e dimë kush fitoi në fund, por nuk kishte rëndësi sepse qeshëm shumë – duke luajtur fort, duke djersitur, duke bërë shaka dhe duke bërë fytyra për të qeshur. Unë madje pata një shans për të luajtur një ndeshje me Edin (të cilit i erdhi keq për mua, mendoj). Faleminderit, fëmijë, për sportivitetin dhe për të qeshurat! Jeni më të mirët!!!”, shkruan ambasadorja amerikane./ CNA.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@usambalbania)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

22 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Kosova shënon sot 12 qershorin që njihet si dita e çlirimit. Në këtë ditë, 22 vjet më parë trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë ndersa trupat serbe po largoheshin, duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që u mori jetën mijëra njerëzve.

Më 12 qershor të vitit 1999, NATO-ja filloi operacionin e vendosjes së mbi 50 mijë trupave paqerujatëse në Kosovë, pas një fushate 78 ditëshe të bombardimeve ndaj forcave serbe, që po atë ditë filluan largimin nga Kosova.

“Erdhi koha e çlirimit kur hyri KFOR-i dhe ne shikonim nga ballkonet se si tërhiqeshin, gëzim i madh – forcat serbe po tërhiqeshin”, thotë një qytetare.

“Ishte një ndjenjë që me të vërtetë nuk e di as si të shprehem, sepse ishte një tmerr i hatashëm për më shumë se 90 ditë që ne ishim të okupuar dhe çdo moment prisnim situata të paimagjinueshme. Kështu që ajo ditë kur erdhi dita e çlirimit ishte një ditë me plot emocione, gëzim, ishte e jashtëzakonshme, ishte sikur të rilindnim për së dyti”, thotë një qytetar.

“Festa më e madhe në jetë – dita e çlirimit. Kemi qenë shumë të okupuar nga okupatori serb, tash ditën e çlirimit e festojmë çdo vit”, thotë një tjetër.

Udhëhqesit politik të Kosovës e vlerësuan si ditë historike 12 qeërshorin ndërsa vunë kurora lulesh në pllakën përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

“Jemi po ashtu këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi i cili nuk është ndalur në vitin 1999, atëherë kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë duke u shndërruar kështu në shpëtimtarët e popullit të Kosovës, por kontribut i cili ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë rajonin tonë”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të gjithë ato gra e burra të cilët u sakrifikuan e dhanë jetën, ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësisë sonë të cilën duhet ta shpiejmë më tej me zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

LEXO EDHE:  Sandër Lleshaj: Asnjë cep i Shqipërisë nuk kontrollohet nga krimi

LEXO EDHE:  Befason aleati i Bashës/ U jep numrin e telefonit ndjekësve në Facebook

“Liria jonë ka ardhur si kontribut i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve tanë të cilët e dhanë jetën për liri, i rreth 14 martirëve të cilët e dhanë jetën që ne të jemi të lirë e ta gëzojmë shtetin e pavarësinë tonë por po ashtu edhe i bashkimit të kontributit të përpjekjes tonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtarë të cilët e ndihmuan luftën tonë”, tha kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca.

Aktualisht rreth 3 mijë e 600 trupa shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja, roli i së cilës në Kosovë vlerësohet si i jashtëzakonshëm jo vetëm për çlirimin e krijimin e një mjedisi të sigurt, por edhe rindërtimin e vendit që doli nga lufta me mbi dhjetë mijë të vrarë e rreth pesë mijë të zhdukur.

Organizatat humanitare tërheqin vërejtjen se edhe më tej ka pak perosna të dnëuar për mizoritë e frocave serbe në Kosovë, ndërsa Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës, u hodh të shtunën në një protestë për të shprehur pakënaqësinë me siç thanë, ‘njollosjen e luftës çlirimtare”.

“UNMIK-u kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve, por do të gjykojë luftën tonë çlirimtare. Në këtë përvjetor të ditës së çlirimit, themeluesit e udhëheqësit e UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë”, ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku.

Nëntë vjet pas hyrjes së trupave të NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 që njihet nga mbi 100 vende të botës por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Të dyja vendet pritet që javën e ardhshme të rifillojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet evropiane. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Macron: Me Bidenin, Amerika është rikthyer si një vend bashkëpunues

Publikuar

-

Nga

Macron: Me Bidenin, Amerika është rikthyer si një vend bashkëpunues

Shtetet e Bashkuara janë rikthyer si një vend udhëheqës e bashkëpunues i botës së lirë, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një takimi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

“Është shumë mirë të kesh një president të SHBA-së që është pjesë e klubit dhe shumë i gatshëm të bashkëpunojë”, tha Macron.

Ndërsa presidenti Biden tha se e ka thënë edhe më parë që “Amerika është kthyer”.

“Unë mendoj se gjërat po shkojnë mirë”, tha Biden.

Te dy liderët u takuan në kuadër të samitit të G7-ës (shtatë vendet më të pasura të botës), që po mbahet në Britaninë e Madhe.

Biden do të mbajë konferencë i vetëm pas takimit me Putinin

Raportet mes evropianëve dhe paraardhësit të Bidenit, Donald Trump kanë qenë të trazuara. Trump e kishte tërhequr SHBA-në nga traktati i klimës dhe kishte kritikuar aleatët evropianë për çështje të ndryshme, përfshirë edhe kontributin e ulët financiar në kuadër të aleancës së NATO-s.

LEXO EDHE:  Befason aleati i Bashës/ U jep numrin e telefonit ndjekësve në Facebook

LEXO EDHE:  Nuk ndodh vetëm në Shqipëri/ Kërkohet rinumërim votash edhe në SHBA

“Unë mendoj se Bashkimi Evropian është tepër i fortë dhe i gjallë, dhe kjo ka të bëjë shumë me aftësinë e Evropës Perëndimore jo vetëm për të trajtuar çështjet e saj ekonomike, por për të siguruar edhe mbështetjen për NATO-n”, tha Biden.

Vizitën e parë të tij jashtë vendit, presidenti Biden po e zhvillon në Evropë.

Pas samitit të G7-ës që përfundon të dielën, më 13 qershor, ai udhëton për Bruksel për takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s./rel

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”

Publikuar

-

Nga

Tropojë, zhvillohet manifestimi kulturor “Sofra Dardane”

Në Tropojë po zhvillohet manifestimi tre ditor “Sofra Dardane” me pjesëmarrjen e një numri të madh grupesh folklorike. Pjesë e këtij manifestimi është edhe shpallja e fillimit të sezonit turistik në Luginën e Valbonës, një nga më të njohurat për turizmin malor në Shqipëri.

Më shumë se 40 grupe folklorike nga Shqipëria, Kosova, Diaspora dhe shqiptarët e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut po marrin pjesë në edicionin e 18 të “Sofrës Dardane”, që zhllohet ne skajin me verior të Shqipërisë, në Tropojë.

“Sofra Dardane” organizohet nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe, këtë vit, është emërtuar “Jam Dardan i Malësisë së Gjakovës”.

Më shumë se 500 këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë popullorë po manifestojnë, për tre ditë me rradhë, nëpër rrugët e qytetit Bajram Curr dhe në stadiumin e lojërave me dorë të qytetit duke shpalosur trashëgiminë kulturore përmes kostumeve tradicionale, këngëve dhe valleve.

“Sofra Dardane”, e orgnizuar në skajin më verior të Shipërisë, në Tropojë, është një nga veprimtaritë më të rëndësishme kulturore që zhvillohet në Shqipëri. Ajo bashkon në një manifestim të gjërë kulturor trojet etnike shqiptare duke synuar ruajtjen e trashëgimisë kulturore të kombit.

Drejtuesi i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, Azgan Haklaj, thotë se është e rëndësishme që traditat e pasura folklorike të popullit, jo vetëm të ruhen, por edhe të përcillen tek brezat me të rinj, si dëshmi e idenditetit kombëtar.

LEXO EDHE:  Sandër Lleshaj: Asnjë cep i Shqipërisë nuk kontrollohet nga krimi

LEXO EDHE:  Meta emëroi anëtarin e gjashtë të Kushtetueses/ Varhelyi: Lajm i shkëlqyeshëm, arritje e rëndësishme

“Kjo pikëpjekje e shpirtit të kombit, këtu në qytetin e Bajram Currit, është bashkim shpirtëror, kulturor i kombit shqiptar. Sepse, gjithë shqiptarija është derdhur sot në Tropojë. Synimi i platformës së Unionit Artistik të Kombit Shqiptar është kthimi në identitet, ruajtja e trashëgimisë, përcjellja tek brezat e rinj. Dhe, nëse i shihni, të gjitha grupet artistike vijnë me mosha të reja, çka do të thotë se ata, me pasion, duan të percjellin këtë AND të popullit, me të cilën ne kemi udhëtuar ndër shekuj dhe i kemi rezistuar asimilimit deri në ditët e sotme”, thotë zoti Azgan Haklaj.

Pjesë e veprimtarive tre ditore të manifestimit kulturor “Sofra Dardane” ishte përurimi i një memoriali kushtuar qendresës së Gashit në mbrojtje të trojeve shqiptare ndër shekuj si dhe hapja e sezonit të ri turistik malor në Luginën e Valbonës, pjesë e Alpeve të Shqipërisë dhe një nga zonat më të njohura dhe të frekuentuara vitet e fundit për turizmin malor.

Lugina e Valbonës është një nga parqet natyrore të Shqipërisë ku turizmi zhvillohet në çdo stinë të vitit. Kjo, jo vetëm për bukuritë natyrore të Alpeve, por edhe nismës së banorëve vendas për të ndërtuar bujtuna miqësore me natyrën.

Vitet e fundit, banorët e Valbonës, bashkë me shoqatën “Toka’, luftuan fort për të mos lejuar ndërtimin e hidrocentraleve në Luginën e Valbonës, por zëri i tyre nuk u dëgjua nga vendimmarrësit. VOA

LEXO TE PLOTE