Connect with Us

Vetëm 2 nga lista e PD/ Këta janë 10 kandidatët më të votuar nga shqiptarët

Politikë

Vetëm 2 nga lista e PD/ Këta janë 10 kandidatët më të votuar nga shqiptarët

Publikuar

-

Ditën e djeshme përfundoi plotësisht numërimi i votave për kandidatët për deputetë në të gjithë qarqet.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, politikani më i votuar rezulton kryeministri Edi Rama i cili ka arritur të sigurojë 11412 vota në Vlorë dhe 15871 në Durrës, një total prej 27 283 votash.

Më pas renditet kandidati socialist në Elbasan, Taulant Balla, i cili ka grumbulluar 21 604 vota. Pas tij vjen një tjetër kandidat i PS-së Fatmir Xhafaj me 16 738 vota.
Ndërkohë mes dhjetë më të votuarve rezulton vetëm një grua, ajo është ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku 15.366 vota.

Mes më të votuarve është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka siguruar 16 186 vota. Pas Bashës, nga lista e PD, Agron Shehaj është një ndër kandidatët më me shumë vota, me 13,852 të tilla.

LEXO EDHE:  Bindja Demokratike do t’i hajë “kokën” Ramës/ Do t’i bashkohen edhe të larguarit e PD-së

Pra në listën e dhjetëshes se kandidatëve më të votuar, vetëm dy janë nga Partia Demokratike dhe tetë të tjerë nga Partia Socialiste.

Dhjetë kandidatët më të votuar:

Edi Rama- 27,283

Taulant Balla – 21,604

Fatmir Xhafaj – 16,738

Lulzim Basha – 16,186

Orlando Rakipi – 15,697

Erion Braçe – 15,622

Belinda Balluku – 15,361

Agron Shehaj – 13,852

Etjen Xhafaj -12,782

Blendi Klosi – 12,339

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Basha më dëboi nga partia”/ Hajdari lë të hapur mundësinë për rikthim në PD

Publikuar

-

Nga

“Basha më dëboi nga partia”/ Hajdari lë të hapur mundësinë për rikthim në PD

Deputetja Rudina Hajdari e cila kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në listën e Nismës Thurje foli mbrëmjen e sotme për të ardhmen e saj në politikë dhe procesin zgjedhor.

Hajdari u shpreh se në Elbasan ishte e vështirë për të garuar për një parti të vogël, duke shtuar se qytetarët ishin nën presion dhe të lidhur me në një mënyrë apo në një tjetër me administratën publike.

25 prilli nuk solli asnjë risi, asnjë shpresë për qytetarët shqiptarë. Unë nuk mendoj se shqiptarët ishin të lumtur me Ramën. Qytetarët në Elbasan kishin një presion të madh. Ata ishin të lidhur në një mënyrë apo në një tjetër të lidhur me administratën publike. Kishte njerëz që u ishte premtuar punë. Në fshatra kishte njerëz me asistencë mujore dhe kishin frikë të vinin në mbledhjet që bëheshin. Ne kemi humbur mundësinë për të ndryshuar situatën. Politikanët shqiptarë janë të lidhur me botën e krimit”, tha ajo në “Absolut 4”.

LEXO EDHE:  Njohja e patentave shqiptare në Gjermani/ Rama jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  “Atje ku hyn dielli, s’ka virus”/ Gjuzi merr rolin e ekspertit, thirrje qytetarëve të thyejnë karantinën

Sa i përket të ardhmes së saj, Hajdari la të hapur mundësinë e rikthimit në PD edhe pse theksoi se marrëdhëniet me Bashën nuk janë të mira, madje u shpreh se u dëbua nga Partia Demokratike.

Këto 2-3 muaj do të bëj një reflektim të situatës. PD ka një lloj pozicioni në jetën time familjare. Ajo çka nuk ka qenë në nivele të mira është me kryetarin e PD, i cili zgjodhi të kishte këtë përqasje, për të më dëbuar nga PD. Shumë qytetarë nuk e dinë, madje mendojnë se unë ika nga PD”, tha Hajdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do ta pësojnë si Pjerin Xhuvani”/ Xhelal Mziu i kthehet deklaratës së bujshme

Publikuar

-

Nga

“Do ta pësojnë si Pjerin Xhuvani”/ Xhelal Mziu i kthehet deklaratës së bujshme

Deputeti i zgjedhur në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ishte I ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka komentuar deklaratën e bujshme për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, nga struktura paramilitare të ngritura nga Partia Demokratike për të mbrojtur votën.

Mziu tha se ishte ajo ishte një deklaratë emocionale dhe ishte për t’u dhënë zemër demokratëve, por sipas tij më shqetësuese ishte fenomeni i prodhimit të një qeveria nëpërmjet krimit dhe korrupsionit.

‘Fenomene që kanë ndodhur në zgjedhje, kanë qenë sekondare. Platforma e Bashës, ka qenë më  mira që ka prodhuar ndonjë forcë politike në këto 30 vite. Por deklaratat kanë ndikuar shumë. Për Dibrën kanë qenë më qindra socialiste që na janë bashkangjitur, por deklarata ka pasur ndikim. Ishte një deklaratë emocionale, por ishte dhe për t’u dhënë zemër demokratëve. Por edhe ndjesa ishte e ardhur nga unë personalisht jo e ardhur nga persona të tjerë. 

Por më shqetësuese është të prodhosh një qeveri me para të krimit dhe korrupsionit. Pas katër orësh të deklaratës sime kemi kapur 4 persona që shpërndanin para dhe ne u treguam shumë paqësore. Ne mund të hakmerreshim, por kam qenë unë garanti i kësaj ngjarje që mos të ndodhte asnjë incident. Qeveria e ka provokuar ndjeshëm opozitën. Policia duhet të ishte koherente dhe të parandalonte çdo lloj ngjarje. Propaganda që përdori kjo qeveria ka luajtur rolin e saj sepse nuk duhet të kalojnë pa zhurmë instrumentet që përdori qeveria për të tjetërsuar votat.’- tha Mziu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza në PD/ Këlliçi: Nëse gjykohet për rifreskim të strukturave lokale, do bëjmë zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Analiza në PD/ Këlliçi: Nëse gjykohet për rifreskim të strukturave lokale, do bëjmë zgjedhje

Muajt e verës i gjejnë demokratët në një analizë të thelluar brenda vetes për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha në “Raw Politics” se ky proces synon të bëjë një vlerësim kapilar  për faktorët dhe aktorët e selisë blu, që janë angazhuar në fushatë për zgjedhjet.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të hapet ndaj figurave të reja, të cilët kanë një kontribut dhe me mbështetje të gjerë komunitare.

“Raporti paraprak vjen në 10 korrik, dhe më 15 shkon në kryesinë e partisë. Në raport është e përfshirë e gjithë performanca. Ky është një proces, i cili do të reflektojë nevojën imediate të PD për t’u hapur ndaj figurave të reja, ndaj atyre personave që janë interesantë për shoqërinë dhe kanë një kontribute personale. Gjatë analizës do të ketë një vlerësim për kontributin e gjithsecilit”, theksoi ai.

Përballë moderatores Erla Mëhilli, z. Këlliçi u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohen zgjedhje të reja në strukturat lokale të Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Rama-Topi/ Krijohen hapësirat për bashkëpunim, shembull për komunikimin politik

LEXO EDHE:  Manjani apel Metës/ Fillo shpartallimin e Soros

“Nëse gjykohet që duhet një rifreskim i strukturave lokale, sigurisht që do të procedohet me zgjedhje. Unë gjykoj, që i gjithë skaneri i punës, i performancës dhe kontributeve të të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të mbahet para 17 korrikut, kur do të mbahet edhe Kuvendi Kombëtar”, tha Belind Këlliçi.

Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa tha se mbledhja e Kuvendit Kombëtar më 177 korrik të këtij viti nga Partia Demokratike po përdoret nga kryetar Basha për të pasur një kontroll piramidal të partisë.

“Unë mendoj se mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe kryerja e një procedure për rizgjedhjen e lidershipit të ri, ku behët fjalë për strukturat më të larta drejtuese të partisë, përjashto postin e kryetarit të partisë, është një çështje që i shërben kryetarit për ta vënë nën kontroll në formë piramidale krejt Partinë Demokratike”, theksoi ai./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE