LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili merr në mbrojtje Bashën/ Çdo kërkesë për dorëheqje ndihmon Ramën

1 Maj 2021, 10:06, Politikë CNA
Vasili merr në mbrojtje Bashën/ Çdo kërkesë për

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se zgjedhjet vazhdojnë dhe opozita ka për detyrë të mbrojë vullnetin e sovranit dëri në rinumërimin e votës së fundit.

Përmes një pstimi në rrjetet sociale, Vasili i ka dalë në mbrojtje kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Ai shprehet se çdo kërkesë për dorëheqjen e Bashës apo analizë e nxituar ndihmon Ramën të fshehë krimet zgjedhore dhe legjitimojë manipulimet e bëra.

?Zgjedhjet vazhdojne dhe opozita ka detyre te mbroje vullnetin e sovranit deri ne rinumerimin e votes se fundit. Cdo kerkese per doreheqje apo analize e nxituar ndihmon Satrapin e zgjedhjeve te fshehe krimet zgjedhore dhe legjitimoje manipulimet e bera. Ndaj detyra e tere opozitareve te perqendrohemi te rinumerimi dhe transpareca e cdo vote. Ndryshe kushdo qe ben lojen e Satrapit te zgjedhjeve te lira dhe eshte i shitur te ai,? shkruan Vasili në postimin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga