Connect with Us

Tragjedia gjatë kremtimit fetar/ Balla: Qytetarët e Shqipërisë janë pranë Izraelit në këtë ngjarje tragjike

Politikë

Tragjedia gjatë kremtimit fetar/ Balla: Qytetarët e Shqipërisë janë pranë Izraelit në këtë ngjarje tragjike

Publikuar

-

Tragjedia gjatë kremtimit fetar/ Balla: Qytetarët e Shqipërisë janë pranë Izraelit në këtë ngjarje tragjike

Sekretari i përgjithshëm i PS ,Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në Tëitter ku shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Izralku humbin jetën të paktën 44 persona dhe dhjetra të tjerë mbetën të plagusur gjatë kremtimit të javës së Pashkës Ortodokse në malin Meron.

Balla u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave, ndërsa shkruan se qytetarët e Shqipërisë janë pranë Izraelit në këtë tragjedi.

LEXO EDHE:  Përplasja e re izraelito-palestineze/ A jemi në prag të një konflikt të madh?

*Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Ngushëllime familjeve të atyre që humbën jetën në tragjedinë e tmerrshme të Malit Meron. Qytetarët e Shqipërisë janë pranë Izraelit në këtë ngjarje tragjike. Lutjet tona shkojnë për qytetarët e Izraelit që u plagosën dhe i urojmë shërim të shpejtë.”, shkruan Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk mund të presim deri 2025”/ Zbardhen detajet, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e Kryesisë

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të presim deri 2025”/ Zbardhen detajet, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e Kryesisë

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ndër të tjera, Lulzim Basha është ndalur edhe tek zgjedhjet e 13 qershorit, të cilat sipas tij treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim.

Basha ka theksuar se demokratët kanë kërkuar vazhdimin e betejës dhe ai paralajmëron se për këtë qëllim duhet përgatitje me të gjitha format e mjetet për këtë përballje.

Gjithashtu, Basha tha se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj një orë e më parë duhet rrëzuar regjimi.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025. – tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama ka penetruar në majën e PD”/ “Shpërthen” Bujar Nishani

Publikuar

-

Nga

A do të kandidojë për kryetar të PD-së?/ Nishani jep përgjigjen e prerë

Kreu i Këshillit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani teksa ka replikuar me një demokratët në rrjete sociale, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka penetruar në majën e PD.

Thirrjes së demokratit për bashkim të vlerave dhe kontributeve në PD, Nishani i është përgjigjur, se Lulzim Basha me çdo kusht po tenton ta kthejë PD në OJQ.

LEXO EDHE:  Izrael, zi kombëtare për 45 viktimat në kremtimet fetare

LEXO EDHE:  Përgjimet e antimafias italiane/ Balla: Për tentativë lidhjeje politike kanë Bashën, të flasë dhe Meta!

“Pushtetin e votave të vjedhura e ndihmon çdokush që tenton ta kthejë PD-në një OJQ dhe ta mbajë nën kontrollin e njerëzve që Edvin Rama i ka penetruar në majën e PD. Po nuk e kuptuam dhe reaguam këtë radhë do të jemi të gjithë bashkëfajtor”, ka thënë Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

BE heq kufizimet me Shqipërinë/ Xhaçka paralajmëron qytetarët: Kujdes!

Publikuar

-

Nga

Pas masave kufizuese të vendosura për shkak të situatës së pandemisë, Këshilli i BE ka miratuar rekomandimin për rishikimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilave mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Ndërkohë, në lidhje me këtë lajm ka ardhur një reagim edhe nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Kjo e fundit, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se shqiptarët mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE njësoj si ata që jetojnë brenda BE, por paralajmëroi qytetarët duke theksuar se disa vende mund të kenë protokolle specifike.

LEXO EDHE:  Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

LEXO EDHE:  Balla i ‘përvishet’ opozitës/ Politikanë të dështuar u bllokojnë rrugën qytetarëve

“Këshilli i Bashkimit Europian ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Tashmë, qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian sipas të njëjtit regjim me qytetarët e BE. Një zhvillim shumë i rëndësishëm i cili njeh arritjet e Shqipërisë në luftën kundër COVID-19. Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi”, shkruan Xhaçka. 

LEXO TE PLOTE