Connect with Us

Të shtëna me armë zjarri/ Plagoset pronari i fasonerisë Fushë Krujë

Kronika

Të shtëna me armë zjarri/ Plagoset pronari i fasonerisë Fushë Krujë

Publikuar

-

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një fasoneri në Fushë Krujë ku i plagosur ka mbetur pronari i saj Arben Dedja.

Sipas policisë, Dedja është paraqitur te Qendra Shëndetësore Fushë-Krujë më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Nga të shtënat Dedja ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Uniformat blu bënë me dije se ka qenë konflikt i çastit që ka çuar në pagosje.

Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U gjet i mbytur me duar të lidhura/ Zbardhen lëvizjet e fundit të 25-vjeçarit

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë u raportua për një ngjarje të ndodhur në Korçë ku një 25 vjeçar ishte dhunuar dhe më pas hedhur në rezervuarin e Gjançit.

Sot janë zbuluar lëvizjet që 25 vjeçari dhe autorët e krimit kanë bërë. Mësohet se ata janë takuar në Elbasan dhe kanë qëndruar bashkë në Korçë një hotel për katër ditë.

Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë bëjnë me dije se viktima, i shoqëruar nga Lulëzim Spahia, person i shpallur në kërkim tashmë, dhe një person tjetër i moshuar i paidentifikuar nga ana e policisë, në datat 25, 26 dhe 27 maj janë strehuar në një prej hoteleve në periferi të qytetit të Korçës.

LEXO EDHE:  Rrihte gruan në sy të fëmijëve/Çfarë i gjen Policia lezhjanit në shtëpi?

LEXO EDHE:  Vizitoi sipërmarrjen fasone në Shkodër/ Rama: Nëse jeni shtërngueshëm më jepni vetëm...

Së bashku me Xhaferrajn dhe Spahian, në hotel me ta, ka qëndruar edhe shtetasi me iniciale K.B, i dyshuar edhe ky nga policia për veprën penale të vrasjes me dashje.

Pas datës 27 policia për momentin nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjet apo lëvizjet e viktimës dhe dy të njohurve të tij, tashmë në pozicionin e të dyshuarve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksioni i RENEA-s në Vlorë/ Zbardhen detajet, si u arrestua subjekti i OFL-së

Publikuar

-

Nga

Aksioni i djeshëm i forcave Renea në Vlorë, është zbardhur sot nga Policia.

Policia thotë se këtë aksion e ndërmorën  për të vënë në pranga personat në kërkim që ishin të dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale.

“Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH dhe DVP Vlorë, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Vlorë.

LEXO EDHE:  Sherr me thika e pistoleta/ Plagoset një person në Vlorë

LEXO EDHE:  Po kalonte kufirin shqiptar/ Gruas nga Fieri i gjejnë armë në makinë

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 41-vjeçarit E. B., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, thuhet në njoftimin e Policisë. i arrestuari që policia e identifikon me iniciale, është subjekt i OFL-së, Edision Begaj, ndaj të cilit pak ditë më parë iu bë një atentat/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndërtimet pa leje/ Arrestohet pronarja me dy punonjësit

Publikuar

-

Nga

Ndërtimet pa leje në Jalë e Dhërmi/ Nën hetim tre pronarë biznesesh

Ndërtimet pa leje kanë “çuar” në pranga tre persona.

Sipas Policisë, në fshatin Cerkovicë në Finiq, janë arrestuar pronarja e një objekti dhe dy punonjësit, pasi janë zënë në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente, në tokë publike.

Bëhet fjalë për 65-vjeçaren E.K. dhe dy punonjësit 60-vjeçarin I. I. dhe A.O., 62-vjeç, të tre banues në Sarandë./CNA.al

LEXO TE PLOTE