Connect with Us

Situata nga Covid-19 në Kosovë/ Pesë viktima gjatë 24 orëve të fundit

Kosova & Rajoni

Situata nga Covid-19 në Kosovë/ Pesë viktima gjatë 24 orëve të fundit

Publikuar

-

Rriten sërish shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 5 qytetarë. Lajmi i mirë është që 456 persona janë shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

“456 TË SHËRUAR DHE 187 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.944 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 2 raste (77, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (87 vjeç), Pejë 1 rast (86 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.375 raste nga 536.708 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.178 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 456 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.630 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.567.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 42 raste, Mitrovicë 15 raste, Gjakovë 13 raste, Drenas 10 raste, Gjilan 10 raste, Podujevë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Istog 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 6 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Obiliq 3 raste, Prizren 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Shtime.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!”. thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

22 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Kosova shënon sot 12 qershorin që njihet si dita e çlirimit. Në këtë ditë, 22 vjet më parë trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë ndersa trupat serbe po largoheshin, duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që u mori jetën mijëra njerëzve.

Më 12 qershor të vitit 1999, NATO-ja filloi operacionin e vendosjes së mbi 50 mijë trupave paqerujatëse në Kosovë, pas një fushate 78 ditëshe të bombardimeve ndaj forcave serbe, që po atë ditë filluan largimin nga Kosova.

“Erdhi koha e çlirimit kur hyri KFOR-i dhe ne shikonim nga ballkonet se si tërhiqeshin, gëzim i madh – forcat serbe po tërhiqeshin”, thotë një qytetare.

“Ishte një ndjenjë që me të vërtetë nuk e di as si të shprehem, sepse ishte një tmerr i hatashëm për më shumë se 90 ditë që ne ishim të okupuar dhe çdo moment prisnim situata të paimagjinueshme. Kështu që ajo ditë kur erdhi dita e çlirimit ishte një ditë me plot emocione, gëzim, ishte e jashtëzakonshme, ishte sikur të rilindnim për së dyti”, thotë një qytetar.

“Festa më e madhe në jetë – dita e çlirimit. Kemi qenë shumë të okupuar nga okupatori serb, tash ditën e çlirimit e festojmë çdo vit”, thotë një tjetër.

Udhëhqesit politik të Kosovës e vlerësuan si ditë historike 12 qeërshorin ndërsa vunë kurora lulesh në pllakën përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

“Jemi po ashtu këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi i cili nuk është ndalur në vitin 1999, atëherë kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë duke u shndërruar kështu në shpëtimtarët e popullit të Kosovës, por kontribut i cili ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë rajonin tonë”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të gjithë ato gra e burra të cilët u sakrifikuan e dhanë jetën, ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësisë sonë të cilën duhet ta shpiejmë më tej me zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

LEXO EDHE:  Ishte zhdukur prej disa ditësh/ I moshuari gjendet i mbytur në kanal

LEXO EDHE:  Rama jep lajmin e mirë/ Mbërrijnë të tjera doza vaksinash në Rinas

“Liria jonë ka ardhur si kontribut i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve tanë të cilët e dhanë jetën për liri, i rreth 14 martirëve të cilët e dhanë jetën që ne të jemi të lirë e ta gëzojmë shtetin e pavarësinë tonë por po ashtu edhe i bashkimit të kontributit të përpjekjes tonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtarë të cilët e ndihmuan luftën tonë”, tha kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca.

Aktualisht rreth 3 mijë e 600 trupa shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja, roli i së cilës në Kosovë vlerësohet si i jashtëzakonshëm jo vetëm për çlirimin e krijimin e një mjedisi të sigurt, por edhe rindërtimin e vendit që doli nga lufta me mbi dhjetë mijë të vrarë e rreth pesë mijë të zhdukur.

Organizatat humanitare tërheqin vërejtjen se edhe më tej ka pak perosna të dnëuar për mizoritë e frocave serbe në Kosovë, ndërsa Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës, u hodh të shtunën në një protestë për të shprehur pakënaqësinë me siç thanë, ‘njollosjen e luftës çlirimtare”.

“UNMIK-u kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve, por do të gjykojë luftën tonë çlirimtare. Në këtë përvjetor të ditës së çlirimit, themeluesit e udhëheqësit e UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë”, ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku.

Nëntë vjet pas hyrjes së trupave të NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 që njihet nga mbi 100 vende të botës por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Të dyja vendet pritet që javën e ardhshme të rifillojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet evropiane. VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

A kanë të drejtë qytetarët të xhirojnë policinë?

Publikuar

-

Nga

Nëse e shihni një polic të Kosovës në rrugë duke ushtruar dhunë ndaj ndonjë qytetari, lirisht nxirreni telefonin tuaj dhe filloni të xhironi.

Xhirimi apo fotografimi i rasteve të tilla, mund të jetë përcaktues për të treguar nëse polici ka vepruar në mënyrë të ligjshme.

Arbër Beka nga Inspektorati Policor i Kosovës, thotë se parimisht qytetarët kanë të drejtë të xhirojnë punën e policëve, përderisa nuk e pengojnë punën e tyre.

Beka thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët nuk kanë të drejtë të xhirojnë në rastet kur me shenjë të caktuar është e ndaluar që të ketë incizim ose ka kufizim të lirisë së lëvizjes në zonë të caktuar me shirit të policisë, që bëhet fjalë për një vend të ngjarjes.

“Në qoftë se bëhet një incizim i ndonjë veprimi të zyrtarëve policorë, qoftë të ndonjë arrestimi apo diçka të ngjashme, të mos jetë në një distancë afërsie aq të madhe sa që të pengohet puna e zyrtarëve policorë, duke tentuar që të bëhet një incizim, për shkak se në këtë mënyrë edhe mund të kryhet pastaj vepër penale nga qytetarët ‘pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’”, thotë Beka.

LEXO EDHE:  Shifra shqetësuese në Kosovë/ Humbin jetën gjashtë persona

LEXO EDHE:  Berisha ngre akuza të forta/ Hashim Thaçi tentoi zmadhimin e Serbisë

Beka tregon se​ pikërisht disa video-incizime që i kanë dërguar qytetarët, kanë ndihmuar për të vërtetuar shkeljet potenciale të punonjësve policorë, si dhe për të vërtetuar që zyrtarët policorë kanë pasur një reagim profesional.

Sipas tij, Policia e Kosovës është duke iniciuar një projekt për pajisjen e policëve me kamera trupore.

Disa ditë më parë, përmes një njoftimi në Facebook, Policia e Kosovës ka njoftuar se pasi kanë parë në media një foto ku shihet një qytetar duke kryer kundërvajtje rrugore (tejkalim në vijën e plotë), të njëjtit i është shqiptuar tiketa sipas Ligjit mbi kundërvajtjet në trafik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Veteranët protestojnë “në mbrojtje të UÇK-së”

Publikuar

-

Nga

Me moton “Me ju çlirimtarë”, të shtunën, më 12 qershor, është mbajtur aktiviteti protestues përmes artit, në mbështetje të tetë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumica prej të cilëve, po mbahen nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ideatori i kësaj proteste, Besart Gashi, ka vendosur pano me figurat e tetë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Sali Mustafës, Pjetër Shalës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Mbi këto pano, qindra protestues kanë shkruar moton e kësaj proteste duke formësuar figurat e këtyre tetë ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Kjo protestë është mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta është mbajtur në ditën kur në Kosovë shënohet 22-vjetori i çlirimit të Kosovës nga regjimi i Serbisë.

Gashi: Protestë pa ngjyrim politik

Besart Gashi, i cili ka punuar panot me figurat e ish-pjesëtarëve të UÇK që po mbahen të akuzuar në Dhomat e Specializuara në Hagë, që njihen si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë që protesta të cilën e ka nisur ai, është paqësore. Ai thekson që përmes artit e shpreh pakënaqësinë ndaj, siç i ka quajtur ai, “padrejtësive që po bëhen ndaj Kosovës dhe ndaj çlirimtarëve të saj”.

“Sot bëhen 22 vjet nga dita e çlirimit të Kosovës dhe sot këta çlirimtarë nuk janë prezent në vendin tonë, në këtë vend për të cilin kanë qenë në gjendje ta japin jetën për të. Për këtë arsye kam marrë nismën dhe kam organizuar një protestë paqësore përmes artit, që të dal në përkrahje të çlirimtarëve”, theksoi Gashi.

Ai shtoi se kjo protestë, përveç pakënaqësisë që shprehë ndaj Gjykatës Speciale, nuk ka asnjë ngjyrim politik dhe nuk i adresohet askujt tjetër.

“Asnjëherë në jetën time nuk do të ketë diçka me ngjyrim politik dhe asnjëherë në jetën time nuk do ta organizoj ndonjë protestë kundër një qeverie shqiptare. Cilido subjekt politik që vjen në pushtet, unë nuk do t’i dal kundër. Unë vetëm do të punoj dhe veproj për të mirën e vendit tim”, theksoi Gashi.

LEXO EDHE:  Rrezikonte të humbte gjymtyrën nga gangrena/ Operohet pacienti i infektuar me Covid-19

LEXO EDHE:  Ishte zhdukur prej disa ditësh/ I moshuari gjendet i mbytur në kanal

Kjo deklaratë e Gashit, u tha pas fjalimit të ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Faton Klinaku.

Klinaku theksoi se në ditën kur shënohet 22 vjetori i çlirimit të Kosovës, themeluesit e UÇK-së, gjenden prapa grilave në Hagë. Sipas tij, në Hagë po gjykohet lufta e UÇK-së dhe nuk po gjykohen “krimet dhe masakrat e pushtuesit serb”.

Ai tha që OVL e UÇK-së ka qenë kundër, siç e quajti ai “pseudo-drejtësisë ndërkombëtare” dhe në vazhdimësi ka kërkuar që me krimet e luftës të merret një gjykatë vendore.

“Ky aktivitet protestues u organizua për shkak të fyerjeve që i janë bërë dhe po i bëhen ndaj UÇK-së, nga njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë e ndër ta edhe ministra të Qeverisë. Por, po organizohet edhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë”, theksoi Faton Klinaku.

Që nga shtatori i vitit të kaluar e deri më tash, Prokuroria Speciale me seli në Hagë ka ngritur akuza ndaj tetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët aktualisht po mbahen nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë akuzuar për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Për krimet luftës janë akuzuar edhe Sali Mustafa dhe Pjetër Shala.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë akuzuar nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë për vepra penale “kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Gjykata është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por vepron në Hagë të Holandës./REL

 

LEXO TE PLOTE