Connect with Us

Shkaqet e humbjes dhe rruga për ringritjen e të djathtës

Opinione

Shkaqet e humbjes dhe rruga për ringritjen e të djathtës

Publikuar

-

Nga Nikola Kedhi

Një numër i konsiderueshëm njerëzish mendojnë se Shqipëria bëhet një vend më i mire nëse në të luftohet për të forcuar individin dhe familjen dhe jo qeverinë, për të zhvilluar sipërmarrjen e lirë përkundrejt klientilizmit qeveritar, për të implementuar kapitalizmin duke refuzuar socializmin apo për të ruajtur trashëgiminë historike dhe kulturore përpara agresioneve barbare. Ringritja e dinjitetit të përdhosur të shqiptarëve përgjatë 70 vjetëve, përforcimi i ndjenjës patriotike të çdo qytetari, dënimi i krimeve të komunizmit, zbulimi, mënjanimi dhe dënimi i ish-sigurimit të shtetit, përbuzja dhe distancimi nga kulti i individit cilido qoftë ai, rikthimi i pronës te pronari legjitim, rithemelimi i sistemit arsimor, garantimi i sigurisë publike dhe kombëtare, krijimi dhe forcimi i një tregu të lirë kapitalist dhe shkëputja e lidhjeve të botës së krimit me qeverinë janë disa prej qëllimeve që shumë prej qytetarëve shqiptarë kanë.

Kukësi vijon të mbetet bastion i djathtë/ Ja rezultatet e derimëtanishme

Ne Shqipëri, për shkak të rrethanave historike të 30 viteve me parë, përgjegjësinë për të përfaqësuar këta individë dhe për të mundësuar realizimin e këtyre qëllimeve e ka marrë Partia Demokratike. Për rrjedhojë, interesi për forcimin dhe suksesin e këtij grupimi politik shkon përtej anëtarëve të saj zyrtarë. Në këtë aspekt, fati i Partisë Demokratike, si e vetmja forcë në Shqipëri, me strukturat, madhësinë dhe organizimin e nevojshëm për të përfaqësuar një numër të madh të individëve që besojnë në vlerat liberal-konservatore, është i lidhur me dhe ndikon te shumë grupime shoqërore. Ndaj dhe shpesh dëgjojmë të thuhet se PD është një aset publik.

Por, është tashmë një fakt i padiskutuar që Partia Demokratike ka të paktën një dekadë që nuk përfaqëson më të gjithë grupimet e së djathtës shqiptare. Është gjithashtu e vërtetë se ka një hendek të thellë mes lidershipit të asaj partie dhe grupeve në bazë që e kanë parë PD-në si mundësinë e vetme të realizimit të qëllimeve të tyre. Kështu ish të përndjekurit politikë, pronarët legjitim, pasardhësit e familjeve të lidhura historikisht me monarkinë, Ballin Kombëtar, etj. e panë veten të pa përfaqësuar, teksa partia e tyre mbushej me ish anëtarë të sigurimit të shtetit apo funksionarë të regjimit. Për rrjedhojë të kësaj shkëputje të lidershipit nga baza dhe elektorati i vet natyral, për shkak dhe të natyrës së tërhequr të të djathtëve në përgjithësi, Partia Demokratike ra pre e një mentaliteti majtist, duke humbur kështu dhe qartësinë ideologjike.

Në përgjithësi, partitë e majta janë më autoritare dhe unitare. Fjala e Liderit të Partisë nuk diskutohet. Këtë frymë që e majta ka në parti, e përcjell domosdoshmërisht dhe kur vjen në qeveri. Kështu të majtët duan një qeveri sa me te madhe, pasi ata e zëvendësojnë Zotin me qeverinë dhe Lideri për ta është profeti që sjell zgjidhjen për çdo gjë. Lideri nuk kritikohet, nuk largohet dhe është i pagabueshëm. Faji bie përherë mbi faktorët dhe aktorët e jashtëm.

Në të kundërt, për vetë faktin se vendos në qendër Zotin, individin dhe familjen, e djathta nuk shqetësohet shumë për fatin e liderit. Pra, kryetari i partisë, për të djathtët, është mjeti për të realizuar qëllimin. Duke qenë se e djathta i mëshon fort meritokracisë, nëse kryetari nuk realizon qëllimin shumë herë rresht, ai largohet. E djathta në Shqipëri nuk ka nevojë të bashkohet drejt një lideri, por rreth vlerave konservatore.

Ndaj, sot nuk duhet të shqetësohet asnjë i djathtë nëse diskutohet për largimin e kryetarit aktual të Partisë Demokratike. Shqetësimi i vetëm duhet të jetë forcimi i këtij grupimi politik në mënyrë që të bëhet i vetëm dhe pa ndihmën e të tjerëve forcë qeverisëse dhe të realizojë ato qëllime për të cilat është krijuar dhe votohet.

Fakti është që Partia Demokratike nuk do të jete forcë qeverisëse në shtatorin e ardhshëm. Arsyet natyrisht janë disa. Është e pakontestueshme se në zgjedhjet e kaluara pati manipulime dhe blerje votash. Është gjithashtu e vërtetë se sistemi zgjedhor, harta territoriale e krijuar dhe mungesa e një prezence në pushtetin lokal nuk e favorizojnë Partinë Demokratike.

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR konfirmon se votat u blenë, u përdor administrata dhe mjetet e burimet shtetërore, u vodhën të dhënat personale dhe u keqpërdorën për arsye elektorale, u ndryshua kushtetuta në mënyrë të njëanshme dhe pati manipulime përgjatë procesit zgjedhor.

Unë i qëndroj mendimit se një pjesë e mirë e elitës shqiptare dhe e intelektualëve janë larguar nga Shqipëria. Vendi ka një numër të konsiderueshëm individësh të cilët janë lënë të varfër, të paarsimuar ose të keq arsimuar. Janë lënë të tillë me qëllim nga politika e këtyre tre dekadave për t’i shërbyer një qëllimi: një nënshtrim sa më të madh të popullatës dhe blerjes së tyre sa më lehtë. Nëse e djathta do të kishte mundësuar një arsimim të vërtet dhe patriotik dhe do të kishte investuar në krijimin e shtresës së mesme, shitblerja e votës do ishte tejet e minimizuar.

Gjithsesi, mbetet e pakuptueshme habia e një pjese të votuesve të Partisë Demokratike mbi vjedhjen dhe manipulimet zgjedhore. A nuk prisnin që Kryeministri të vepronte kështu? A nuk ishte Partia Demokratike e përgatitur për një deformim në shkallë të lartë të vullnetit të zgjedhësve? A nuk priteshin të gjithë konkluzionet e OSBE/ODIHR?

Detyra e Partisë Demokratike ishte vetëm një: të nxirrte sa më shumë njerëz në votime për të tejkaluar gjithë disavantazhet në të cilat ndodhej. Sepse, nëse kalohet në fatalitetin që shkakton përballja me manipulimet, vjedhjet, sistemin dhe dhunën shtetërore, nuk ngelet gjë tjetër veçse t’i vihet dryni Partisë Demokratike dhe të largohen dhe ata pak që kanë mbetur.

pergjigjen shqiptaret

Vetëm një pjesëmarrje masive bën të mundur rotacionin. Por si arrihet kjo pjesëmarrje?
Së pari, duke krijuar besimin se Partia Demokratike është një grupim që vendimet i merr në mënyrë institucionale sipas Statutit të brendshëm. Pasi, nëse nuk respekton institucionet e brendshme, si mund të presin qytetarët që kjo parti të respektojë institucionet shtetërore? Nëse i kërkohet – me të drejtë – kryeministrit të largohet pas tetë vitesh katastrofike për vendin, a nuk është e drejtë t’i bëhet e njëjta kërkesë kryetarit të Partisë Demokratike që nuk ka pasur rezultat të mirë për grupimin që përfaqëson? Modeli qeverisës jepet që në opozitë, në mënyrë që të frymëzohen individët dhe të fitohet besimi i tyre.
Së dyti, duke mos humbur kontaktet me bazën. Nëse kryetari dhe kryesia humbasin lidhjen me votuesit, dhe për rrjedhojë dërgojnë nëpër zona elektorale njerëz pa lidhje me ato vende, atëherë është e pamundur që vendimet e marra nga sipër të përputhen me qëllimet dhe objektivat e bazës.

Kjo krijon një çorientim jo vetëm në strukturat e partisë që dobësohen së tepërmi, por dhe në elektoratin më të gjerë.Së treti, duke krijuar një frymë dhe një program ideologjik të qartë që të tërheqë të gjitha grupimet e së djathtës, si nga ana ekonomike, ashtu dhe nga aspekti tradicional, historik dhe kulturor. Duhet thënë se përveç pjesës së taksës 9% dhe uljes së taksës së karburantit, pjesa më e madhe e programit të Partisë Demokratike në fushatën që sapo lamë pas i përkiste qendrës së majtë.

Kandidatët e PD-së flisnin për rritje të pagës minimale, asistencializëm, dhe zgjerim i atij që quhej welfare state. Ndoshta hartuesit e programit nuk e kanë dëgjuar apo kuptuar shprehjen e Presidentit Reagan se programi më i mirë i asistencës është një vend pune. Vendet e punës në një ekonomi tregu i hap sektori privat, dhe ndërhyrja shtetërore duhet të jetë minimale. Kjo frymë kapitaliste mungonte përgjatë fushatës dhe tetëvjeçarit të shkuar.

Nga ana tjetër u duk një distancim dhe një “harresë” e Partisë Demokratike ndaj të përndjekurve politikë, ndaj pronarëve legjitim dhe ndaj të djathtës tradicionale në përgjithësi. Fushata u fokusua te figura e liderit (një fenomen përgjithësisht i majtë) dhe te aleanca me një parti tepër të majtë, duke harruar kështu bazën ideologjike të partisë më të madhe opozitare.

Rrjedhoje e kësaj aleance dhe pasojë e dobësisë dhe përçarjes së të djathtëve është dhe logjika se nëse LSI do të kishte performuar mirë, PD sot do të ishte në pushtet. Që kur fatet e të djathtës qenkan lidhur pazgjidhshmërisht me fraksione apo parti të majta? Edhe në rast se PD dhe LSI do kishin ardhur në pushtet së bashku, serish e majta do të ishte shumicë. Dhe drejtuesit e Partisë Demokratike nuk mund të mjaftohen me kaq. E djathta shqiptare kërkon drejtues që arrijnë të fitojnë besimin e shumicës së qytetarëve që besojnë te vlerat konservatore. Partia Demokratike sot duhet të kishte frymëzuar elektoratin e vet tradicional dhe duhet të kishte fituar besimin e elektoratit të pavarur apo gri duke ndjekur tre strategjitë e mësipërme, pavarësisht se si veprojnë apo çfarë rezultati kanë parti të tjera, aq më tepër ato në të majtë të qendrës.

Basha drejt humbjes/ A do të dorëhiqet?

Lidershipi aktual nuk arriti ta ngrinte këtë frymë që rezultoi në një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje. Kjo gjë së bashku me manipulimet dhe deformimin e pritshëm, të neveritshëm dhe maksimalisht të dënueshëm të zgjedhjeve nga ana e qeverisë sipas raportit të OSBE/ODIHR, rezultoi fatal për Partinë Demokratike. Analiza patjetër duhet të jetë më e thellë, por thelbi mbetet ky.

Sigurisht, përgjegjësia është personale, dhe dorëheqja një akt moral. Liderë të majtë apo të djathtë në Evropë, si David Cameron, Theresa May, Matteo Renzi, Mariano Rajoy, madje dhe komunisti Jeremy Corbyn i Laburistëve kanë dhënë të gjithë dorëheqjen ne tre vitet e fundit. Disa madje kanë ikur edhe pse kishin fituar zgjedhjet por humbur referendume apo kishin dëmtuar me apo pa dashje partitë e tyre. Rastet e tilla janë të panumërta, sepse kultura perëndimore dhe ndjenja e përgjegjësisë personale nuk e lejojnë individin që humbet të qëndrojë në një pozitë drejtuese.

Unë personalisht uroj që drejtimi aktual i Partisë Demokratike ta ketë këtë kulturë perëndimore dhe të largohet për t’i hapur rrugë një procesi analize, reflektimi dhe ripërtëritje të Partisë Demokratike dhe bashkimit të së djathtës në përgjithësi. Për më tepër, fakti që sot ka një rezultat të tillë vjen dhe si pasojë e vendimeve të opozitës në këto tetë vjet, duke nisur që nga braktisja e reformës territoriale, bojkoti i zgjedhjeve lokale, largimi nga parlamenti, ndërprerja e shumë aksioneve politike. Dikush natyrisht duhet të mbajë përgjegjësi për këto dështime, siç do të merrnin meritën në rast suksesi. Është me rendësi, për mendimin tim, që në këtë vend të vendoset kultura e mbajtjes së përgjegjësisë.
Do të jetë me shumë rëndësi që procesi të jetë transparent dhe i rregullt.

PD më pas duhet të krijojë një statut të ri, duke përfshirë përveç një programi të qartë ideologjik, dhe primaret brenda partisë, si dhe njohjen zyrtare të fraksioneve apo rrymave të ndryshme, sipas modelit republikan amerikan. Menjëherë duhet të fillojë puna me bazën për të ngritur strukturat e hallakatura me njerëzit e duhur. Rastet ekzistojnë kur forca të djathta me lidershipin e duhur janë ringritur dhe kane fituar pushtetin brenda një kohe fare të shkurtër, si në Austri me Kancelarin Sebastian Kurz.
Kontestimi i zgjedhjeve, protestat apo rrugët e tjera ligjore që duhet të ndjekë Partia Demokratike nuk kanë përse ndërhyjnë në procesin e reformimit të saj. Nuk ka arsye të ndërlidhet fati i njërit proces me rezultatin e tjetrit. Partia Demokratike ka departament ligjor, ka sekretarë apo koordinatorë të cilët mund të merren me denoncimet e manipulimeve të procesit elektoral.

Tashmë që numërimi i votave mbaroi, është e udhës që të fillojë procesi i reformimit dhe analizës, zgjedhjeve dhe përgatitjes për një opozitë ndryshe, përpara fillimit të sesionit të ri parlamentar. Mjafton vullneti politik i atyre që duhet të dorëhiqen dhe këmbëngulja e atyre që kanë vizionin për një të djathtë të fortë dhe gjithëpërfshirëse.

Nikola Kedhi është konsulent financiar dhe kontributor në media të ndryshme si Il Giornale, The Federalist, CapX, The European Conservative dhe The American Thinker. Opinionet janë personale të autorit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Artan Fuga/ Një argument përse duhet shkarkuar Presidenti i Republikës!

Publikuar

-

Nga

Nga Artan Fuga/ Me çdo kusht duan të mos votojmë!

Mund të mos jesh dakord me faktin që me anë të retorikës politike Presidenti Meta pati raste që u bë palë politike. Mund të mos jesh dakord edhe me përmbajtjen e deklarimeve të tij politike për këtë çështje ose për të gjitha çështjet. Por, duhet argumentuar se kur Presidenti me deklarime dhe komente apo intervista shpreh qendrime politike, a e shkel ai me këtë Kushtetutën?

Pra a mund të shkarkohet?

Tjetër është ta gjykosh dhe ta kritikosh një president, kryeministër, ministër, a këdo funksionar, dhe tjetër ta shkarkosh për shkelje ligjesh a kushtetute!

Ore a kanë këta qoftë edhe kulturën juridike më minimale, apo ç’a dreqin kanë nën kockat e kokës qofshin deputetë, analistë, a ekspertë (pikaaaaaa!) kushtetues!

Qenka garant i unitetit të kombit, pra nuk duhet të mbajë anësi politike!!! Po mirë mo po kur Presidenti Trump hyn në fushatë duke qenë president a e shkelte Kushtetutën ai! Po, çfarë thoni mo, se na latë pa mend! Po kur presidenti Makron hyn në fushatë elektorale a e cënon ai unitetin e Kombit!

E dyta, juridikisht flas, për analfabetët juridikë, presidenti (me të cilin për shumë deklarime nuk jam i një mendjeje) ka shprehur vetëm pikëpamje politike apo edhe ka firmosur dekrete në favor të partive politike që ai parapëlqen ndofta? Pse more a nuk i lejohet njeriut të shprehë politikisht bindjet e veta politike, ndërkohë që nuk ka asnjë veprim juridik nga ana e tij, asnjë dekret, ku ai të ketë shkelur Kushtetutën!

Ai i ka ndarë me mur pikëpamjet dhe parapëlqimet e veta politike nga veprimtaria e tij kushtetuese si President! Ai duhet lavdëruar për këtë.

Apo ta shkarkoni sepse në orarin e punës si President ndofta ka bërë deklarime të njëanëshme politike. Eshtë marrë me punë private. Poooo, kjo poooo, ka shkel kodin e punës, duke mos respektuar ndofta 8 orarëshin. Kjo akuzë mund të eci në Gjykatën Kushtetuese! Hahahahaha!

Ku e ndalon Kushtetuta presidentin të ketë pikëpamjet e veta politike, ndërkohë që këto pikëpamje nuk materializohen në dekrete antiligjore që do të cënonin vetë funksionin e tij!

Edhe unë do të doja një President as mish a peshk, por tjetër se çfarë dua unë, sepse nuk do të doja as edhe një kryeministër që në fushatë elektorale do të shkonte te qendrat ku veteranët çpoheshin në krah me vaksina për të marrë urimet e tyre. Por, kjo nuk vlen as për të shkarkuar Presidentin a për të shkarkuar kryeministrin. A sa për retorikë politike! Pooooo, shaj sa të duash! Futja kot!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Formalizimi i deformimit

Publikuar

-

Nga

Formalizimi i deformimit

Nga Jak Simoni

Qetësia, kryesisht ditën e votimeve, sepse pak ditë përpara pati dhe episode dramatike si vrasja dhe disa plagosje,  na beri të mendonim se, pa prit pa e menduar, qenkemi zgjuar një ditë  të bukur pranvere në një Shqipëri vërtetë demokratike, ku  zgjedhjet bëhen  normalisht  si në vendet tjera demokratike. Por shumë shpejt u kuptua se nuk ishte kështu.

Rregullsia  ishte vetëm formale, gjithçka tjetër ishte si herët tjera. Dhe kësaj here dominoi  mashtrimi, demagogjia, përdorimi i burimeve shtetërore dhe blerja e votës. Mungesa e besimit në institucione është e  tillë që vota shitet pa hezitim nga shtresat e varfra, të cilat nuk janë pak.  Gjithçka po përcillet thuajse në mënyrë normale me gëzimin e fitores nga njëra palë, duke u bërë jehonë arritjeve, dhe me justifikimin e palës tjetër se nuk i humbëm por na i vodhën.

Meqenëse formalisht  jemi pak a shumë në  rregull, dhe moralisht në rregull duhet të jemi. Në fakt jetojmë epokën e formalitetit, jo vetëm në raportet institucionale, por dhe ato njerëzore.  Rëndësia që merr ana formale u duk tek rritja e vlerës (çmimit)  të votës në pazarin gjysmë të fshehtë. Çmimi i votës është rritur, sepse para ca kohesh nuk ishte e nevojshme të blihej vota; blihej komisioneri dhe numëruesi. Dhe këtë herë kishim deformim  të vullnetit, ku masa pak a shumë e madhe  e votuesve të thjeshtë ngelen syhapur duke pritur demokracinë nga qielli. Për të bërë një krahasim me vendin tonë nuk mund të gjesh shtet në rajon, por duhet bërë  një kërcim karkaleci gjigand ne lindje.

Jo vetëm Mali i Zi, por dhe Maqedonia e Kosova për ne janë në perëndimin  demokratik. Mentaliteti oriental, injoranca, korrupsioni e varfëria kanë zhytur shqiptarët  në një moçal apo llucë nga e cila, siç thoshte logjicieni i shquar gjerman Gotlob Frege, nuk dalin dot duke kapur vetë flokët e tyre.

Natyrisht në këtë llucë parazitët e shoqërisë kanë gjetur më  së  miri habitatin e tyre, por shumica e shqiptarëve viktima që duan demokracinë e vërtetë duhet  të kërkojnë forca jashtë Shqipërisë; pikësëpari të kërkohet vota e emigrantëve dhe e shqiptarëve të Kosovës që kanë nënshtetësi shqiptare, të cilët nuk do të kufizohen vetëm tek Vetëvendosja, ku gjithsesi pjesëmarrja e saj në zgjedhje në Shqipëri ishte pozitive.

Gjithashtu forcat opozitare në Parlament dhe jashtë saj duhet të  kërkojnë një reformë zgjedhore që u jep mundësi dhe forcave të reja politike. Në këto kushte mund të marr fund bipolarizimi kontrktual që garanton qeverisje të qetë me radhe, ku deri tani ishte tetë vjet njëri tetë tjetri, ndërsa tani po bëhet me nga dymbëdhjetë. Po të votonin emigrantët dhe shqiptarët e Kosovës me nënshtetësi shqiptare, patronazhistët dhe sondazhet do ta kishin me të vështirë parashikimin, kështu që biznesmenët e votave  do të mendoheshin pak më shumë para se të blinin votuesit.

Gjithashtu me forca të reja në parlament dhe zgjedhjet do të ishin më të shpeshta, kështu që do të vështirësonin biznesin fitimprurës të votave.  Në këto kushte ndoshta  procesi zgjedhor dhe institucionet do të marrin më shumë rendësi se fituesi, i cili duhet të dalë nga zgjedhjet e jo të jetë i paracaktuar nga sondazhet. Shpresoj të mos jetë utopi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse opozita s’ka këllqe të organizojë protesta dhe të mbushë sheshet?

Publikuar

-

Nga

Pse opozita s’ka këllqe të organizoj protesta dhe të mbush sheshet?

Nga Kreshnik Spahiu

Zgjedhjet mbaruan dhe rezultati ishte krejt ai që parashikohej nga çdo njeri me pak tru në kokë. Rezultati s’ka habitur askënd madje as vetë Lulzim Bashën.

Ai e kishte të qartë humbjen, përndryshe nuk do blinte 4 vila, pikërisht, 4 muaj para zgjedhjeve. Nëse dikush do të shpresonte sadopak në fitore edhe njeriu më idiot në politik po të ishte, do duronte 4 muaj sa të zgjidhej kryeministër dhe pastaj do hapte “thesin”.

Hapja e thesit 4 muaj para zgjedhjeve provon, që Lulzim Basha po garonte në një lojë ku rezultati humbës ishte paravendosur.

E keni parë sa i qetë është Basha dhe Berisha.

Ky i fundit, pas zgjedhjeve këmbeu ambasadoren Kim, me Kim Kardashian.

Të dyve ju rreh ora 12:00 dhe nuk janë aspak të suprizuar.

Ata e dinin se çfarë do ndodhte sepse:

– ata kanë një parti të shkërmoqur, krahasuar me socialistët që janë të strukturuar në çdo celulë fshati apo qyteti.

– ata më shumë larguan faktorë politike se sa afruan.

– ata e përçanë PD në 6 parti të reja, pjella të saj, ndryshe nga PS që garonte e unifikuar dhe pa fraksione.

– ata kanë shumë para por milionat e tyre i ruajnë në gropa dhe i kursejnë për stërnipat, ndryshe nga socialistët që i investojnë politikisht dhe në fushata.

– ata luftēn e kishin kundër Jozefinës dhe Rudinës, jo kundër Ramës

Kaluan 10 ditë nga fillimi “luftës” drejt fitores që deklaroi Lulzim Basha, por askund s’kemi parë as luftë, as protesta, as greva.

Jo se nuk duan luftë por:

– nuk i mbështet askush

– nuk kanë as këllqe

Ndryshimi pushtetit nuk mund vinte nga riciklimi.

Faktori ndërkombëtar i hapi krahun Edi Ramës për të fituar me çdo mjet zgjedhjet, vetëm që mos lejonin rikthimin e Berishës dhe Metës në pushtet.

Aq hapur e mbështeti BE dhe SHBA, Edi Ramën sa njohu rezultatin e zgjedhjeve përpara se ti çertifikonte KQZ.

Nuk ka asnjë faktor të huaj, që dëshironte rikthimin e Berishës. Prej dy vjetësh asnjë ambasador nuk pranon ta takoj dhe e kanë bojkotuar.

Shqiptarët e kanë kuptuar që Partia Demokratike tashmë e ka mbyllur ciklin politik dhe misionin e saj.

Tradhtia historike e 2017, ku PD preu në besë elektoratin, shiti kauzën, mbylli çadrën dhe hyri në bashk-qeveri me Ramën, vulosi fundin e saj politik.

Sot sheshet janë bosh. Askush nuk proteston, sepse ato protesta do i shërbenin vetëm Lulzim Bashës që mos jap dorheqjen.

Ky i fundit s’ka mbështetjen as të popullit, as të elektoratit, as të gruas që e tërheq nga mënga duke i pëshpëritur në vesh: “Luli, kthehemi në Hollandë”.

Basha rri aty nga halli, sepse Berisha nuk ishte i përgatitur për një Plan B. Ai projektoi dhe investoi me testament tek Lulzim Basha dhe i “qethi” të gjithë. Por i kishte bërë llogaritë gabim.

Sot të gjithë e kanë kuptuar, që Partia Demokratike është shkatrruar dhe as Joe Biden po të vij kryetar i asaj partie s’mund ta ringrej.

Të vazhdosh tē votosh PD, do të thotë të legjitimosh edhe mandatin e 4 apo 5 të Edi Ramës.

Sot sheshet janë bosh, sepse Partia që lindi nga protestat dhe kauzat popullore, i shiti kauzat dhe elektoratin, duke u shndëruar në biznes privat të dy famijeve.

Ish-Protestuesit, po presin se cilit nga familja do i vij rradha për ta vendosur administrator të: “Partia Demokratike: shpk”

Sheshet janë bosh. Në 30 vjet, kjo është situata më paqësore pas zgjedhjeve.

Askush nuk ka ndërmend ti bashkohet në bulevard, funeralit politik të Lulzim Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE