Connect with Us

PS bashkëqeverisje me Bashën?/ Artan Fuga: Çfarë drame dhe komedie

Politikë

PS bashkëqeverisje me Bashën?/ Artan Fuga: Çfarë drame dhe komedie

Publikuar

-

PS bashkëqeverisje me Bashën?/ Artan Fuga: Çfarë drame dhe komedie

Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas thirrjeve të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje.

Fuga e cilëson politikën si deti, të pamëshirshme dhe dinamike. Ai thotë se partitë aleate të Lulzim Bashës po distancohen nga Partia Demokratike, ndërsa përmend faktin se selia e PD s’ka mbajtur asnjë qëndrim.

Në një status në rrjetet sociale, akademiku deklaron se kjo është dramë dhe komedi njëherësh.

“Politika është si deti, të nxjerr në breg po qe se nuk noton!

Sa e shpejtë, e pamëshirshme, dinamike është politika! Ketu qendron edhe bukuria e saj, se përndryshe është kokëçarje!

Ai që vonohet, deti e shtyn tutje! E nxjerr në breg!

Shikoni!

Kryeministri që para një jave e telendiste opozitën, sot i thotë hajde në qeverisje! Hajde ftesë hajde! Ca vdesin ta pranojnë atë ftesë!

Një parti e aleancës të drejtuar nga partia demokratike, sot u distancua prej saj, një e dytë po jep shenja se do ta bëjë pas tri ditësh!

Disa drejtues degësh të partisë demokratike, pa asnjë analizë dhe refleksion, bërtasin urrah, për unitetin e çelniktë rreth partisë pa menduar më gjatë!

Më kujtojnë antimitingjet e dikurshme!

Te tjerë nxitojnë të shpallin kandidaturën e tyre për postin e kryetarit! Aman mo aman! Destinuar për kryetarë!

Për këto qendrime politike asnjë fjalë nga selia e partisë demokratike!

Dikush atje del dhe na lexon disa sms të një sekretaruceje kabineti, a thua se ka gjetur ndonjë thesar që ne nuk e dimë!

Çfarë drame dhe komedie njëherësh!”, shkruan Fuga./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përfundon numërimi në një tjetër bashki/ Agron Shehaj mund Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Përfundon numërimi në një tjetër bashki/ Agron Shehaj mund Lulzim Bashën

Edhe në Bashkinë e Selenicës ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kreun e ri të PD.

Nga rezultati final, mësohet se në këtë bashki kryeson Agron Shehaj me 17 vota para.

Rezultati në Selenicë është 119 vota për Agron Shehaj, 102 vota për Lulzim Bashën, nga 1 votë për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin, ndërsa dy vota kanë datë të pavlefshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontributi im në PD nuk varet nga hartuesit e listave”/ Konjari: Më kishin hequr emrin

Publikuar

-

Nga

Pas denoncimit se nuk kishte gjetur emrin në listat e votuesve të PD, Suela Konjari ka deklaruar se vërtetoi me kartë se ishte anëtare e PD dhe arriti të votonte.

Konjari është shprehur se kontributi i saj në PD nuk varet hartuesit e listave apo afeksionet e tyre.

Ekzistenca ime dhe kontributi im ne PD nuk jane te varura nga orekset apo afeksionet e liste hartuesve  te  partise !Sot ,dikush , kish hequr emrin tim nga lista e anetareve per votim !  POR :

Une votova( ma shtuan emrin pasi vertetova me kete karte,si ne foto ,anetaresine !!!!!) sepse une jam anetare me kontribute ne partine time,

Votova ne shenje respekti per familjen time  antikomuniste ! Votova per te nderuar Gjyshin  tim , farmacistin Sulo Konjari,nje nga denuarit e Gjyqit famekeq te Deputeteve !Votova per te nderuar vellain tim sot engjell, Sokol Olldashi !Votova per te respektuar mijera e mijera demokrate qe kam takuar ne fushata elektorale !Votova ne respekt te legjendes se PD ,  Z..BERISHA !Votova ne shjenje perulesie e mirenjohje per te gjithe Deshmoret e Demokracise !

Partia Demokratike nuk e ka luksin te tkurret , por te rritet, e te rritet shume e shendetshem !IN apo OUT listave UNE JAM NE PD !GENI NUK NDRRON !Fitore me te mirit ! “, shkruan Konjari në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rezultati i parë për kreun e PD/ Mbyllet numërimi në Kolonjë

Publikuar

-

Nga

Atentat mafioz/ Qëllohet i dënuari për trafik droge

Procesi i votimit për kreun e ri të PD ka përfunduar.

Në rrethin e Kolonjës është mbyllur procesi i numërimit, nga të cilat ka rezultuar se Lulzim Basha ka marrë 140 vota, ndërsa Agron Shehaj vetëm 82 vota, Fatbardh Kadilli ka marrë 6 vota, ndërsa Edith Harxhi 16 të tilla.

Numërimi u krye në degën e PD të qytetit, ndërsa kutitë do çohen në qendër qark pas numërimit.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Besnik Mustafaj/Basha i izoluar, PD në pikë të hallit pa mbështetjen e ...!
LEXO EDHE:  A do lidhte koalicion me Bashën po të drejtonte LSI?/ Meta: Nuk më intereson…

Kolonja nga 9000 zgjedhës në total, PD ka vetem 300 anëtarë që votojnë./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE