Connect with Us

Pashkë 2021- Mesazhi i Kryepiskop † Anastasit/ Çlirim nga urrejtja dhe variantet e saj

Kultura

Pashkë 2021- Mesazhi i Kryepiskop † Anastasit/ Çlirim nga urrejtja dhe variantet e saj

Publikuar

-

† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Pashkë 2021
– Çlirim nga urrejtja dhe variantet e saj –
“Ditë e Ngjalljes, le të ndriçohemi me panairin… dhe ata që na urrejnë, le t’i falim të gjithë në Ngjalljen.” (Vargëzime të Pashkës, Lavdia)
E kremtja e tërëndritshme e Pashkës na fton plot hare të shkëlqejmë nga gëzimi, të çliruar nga robëria e pasioneve vdekjeprurëse, nga çdo element i errët, i fshehur në thellësinë e egos sonë.
Ngjarjet e kryqëzimit të Krishtit nuk lidhen vetëm me vuajtjen e frikshme mbushur plot padrejtësi dhe ligësi të pafund, por, mbi të gjitha, ato janë të lidhura me një urrejtje të jashtëzakonshme të udhëheqësve fetarë, të cilët vunë në lëvizje armiqësinë e pakontrolluar të turmës. Por, të gjitha këto u mposhtën me anë të Ngjalljes së Krishtit, pa zhurmë shurdhuese dhe me paqe.
Ngjallja shpall një fitore shumë të rëndësishme mbi vdekjen, planet tinëzare dhe pasionet vdekjeprurëse: mbi smirën, gënjeshtrën e mbi të gjitha mbi urrejtjen me variantet e saj të shumëllojta, mbi kujtimin e së keqes, hakmarrjen, djallëzinë, të cilat janë të pranishme në të gjitha epokat dhe në të gjitha shoqëritë. Urrejtja e infekton jetën e njerëzve në familje, jetën fetare dhe politike; ajo infekton marrëdhëniet midis kombeve dhe, për pasojë, prodhon konflikte të paparashikueshme. Edhe sot, në atmosferën e turbullt të krijuar nga pandemia, nëpër mjedise të ndryshme shfaqet shpesh një urrejtje e veçantë në shumë variante, që nga simptomat e thjeshta, si nervozizmi, antipatitë, agresiviteti e deri tek ato më seriozet, si polarizimet, dhuna dhe përçarjet.
Vaksinën e efektshme për të përballuar urrejtjen dhe format e saj na e zbuloi Krishti i kryqëzuar dhe i ngjallur: vaksina është ofrimi i faljes me vullnet të plotë. Në lutjen e shkurtër, që u la nxënësve të Tij, Ai vuri në buzët e të gjithë anëtarëve të Kishës së Tij një marrëveshje të përbashkët: “dhe falna fajet tona, sikurse edhe ne ua falim fajtorëve tanë” (Matth. 6:12). Duke theksuar madhështinë dhe gjerësinë e dashurisë, që e shfaqi me mësimin dhe veprën e Tij, Jisu Krishti predikoi një kryengritje paqësore. Ai i ftoi të gjithë pasuesit e tij të falin dhe të duan armiqtë e tyre: “Por unë po ju them juve: Duajini armiqtë tuaj… bëjuni mirë atyre që ju kanë mëri…” (Matth. 5:44). Për më tepër, i parapërgatiti duke u dhënë një paralajmërim befasues: “Të lumur jeni ju, kur t’ju kenë mëri njerëzit… për shkak të Birit të njeriut” (Llk. 6:22). Dhe në përfundim, këtë parim themelor të krishterë e vulosi me lutjen e Tij të fundit mbi Kryq: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë” (Llk. 23:34) Nga ai çast, falja u bë kromozomi kryesor i jetës së të krishterit të ndërgjegjshëm.
Zakonisht, shumë nga ne përpiqemi ta shmangim këtë parim dhe porosi ungjillore themelore. Ngulim këmbë në të drejtën tonë dhe nxjerrim si pretekst dinjitetin vetjak dhe rrezikun që na vjen nga ata që na luftojnë. Pavarësisht nga kjo, liri më e madhe se falja nuk ekziston.
Por nuk mjafton që ne të çlirohemi personalisht nga efektet anësore të urrejtjes; është detyrimi ynë që të kontribuojmë vazhdimisht për zbutjen e tensioneve rreth nesh, për çtensionimin e polarizimeve, të konflikteve dhe të varianteve të shumëllojta të urrejtjes. Të lumur janë ata që, me fjalën dhe jetën e tyre, arrijnë të zbusin përçarjet, antitezat, armiqësitë, duke kultivuar pajtimin. Të bekuar janë ata që frymëzohen nga falja, e cila buroi nga varri i Krishtit. Ai, i Pari, e mori iniciativën për të dhënë jetën e Tij si “shpërblim për shumë veta”. Të bekuar janë ata që kërkojnë “dashurinë e Tij që kapërcen çdo mendje”. Kështu, këta e tregojnë me vepra se janë me të vërtetë “bij të Ngjalljes”.
“Ditë e Ngjalljes dhe le të ndriçohemi” me dritën paskale të dashurisë, e cila mposht çdo lloj urrejtjeje, duke na falur lirinë shpirtërore. Ky himn përsërit fjalët e shën Grigor Theologut, i cili vazhdon më tej: “Le t’i falim të gjithë në ditën e Ngjalljes, edhe ata që na urrejnë, dhe jo vetëm ata që, të shtyrë nga dashuria, na kanë bërë të mira apo që u kemi bërë ne mirë” (PG 35, 397).
Dhe kështu do të kemi mundësinë dhe të drejtën të psalim “Krishti u ngjall!”.
Duke u frymëzuar dhe duke marrë fuqi nga e kremtja e tërëndritshme e Pashkës, që mbi të gjitha është e kremtja e pajtimit universal, le të përpiqemi të paqësohemi personalisht, duke falur madje edhe ata që na urrejnë, edhe nëse kjo na duket e vështirë.
Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e jetës mbi vdekjen e mbi gjithë pasionet shkatërrimtare dhe na fton të shijojmë çlirimin tonë nga pushteti i tyre. Dhe në një botë që përpëlitet nga armiqësi vdekjeprurëse dhe nga pandjeshmëria, le të bëhemi luftëtarë kundër urrejtjes dhe varianteve të saj të shumëllojta. Dhe, me besim të palëkundur, le të përpiqemi që të forcohet bashkimi, pajtimi, dashuria, uniteti, bashkekzistenca harmonike e njerëzve dhe e popujve.
Krishti u ngjall, vëllezër dhe motra.
Me shëndet të fortë dhe shpresë gjatë periudhës së turbullt të pandemisë, dhe me lirinë e Ngjalljes në shpirtin tonë!
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Rikthehen Karnavalet e Korçës/ Zamira Kita: Këtë vit ka pasur interes të jashtëzakonshëm

Publikuar

-

Nga

Rikthehen Karnavalet e Korçës/ Zamira Kita: Këtë vit ka pasur interes të jashtëzakonshëm

Ditën e nesërme do të rikthehen karnavalet e famshme të Korçës. Në rrugët e qytetit juglindor, vendas dhe tursitë do të shfaqin kostumet e tyre shumëngjyrëshe, apo edhe maskat komike.

Drejtoresha e qendrës së Artit, Zamira Kita, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, dha më tepër informacione mbi këtë event tradicional të Korçës.

Ajo tha se rrugët e qytetit të Korçës kanë filluar të zbukurohen prej ditësh si përgatitje për Karnavalet, gjë që ka bërë që qyteti të përfshihet në një atmosferë festive, që përpara nisjes së paradave.

Ka ditë që ka filluar atmosfera në Korçë. I gjithë qyteti është zbukuruar. Nuk do të kemi vetëm të rinj, por edhe gra dhe burra që duan të vishen”, u shpreh znj. Kita.

Ajo tha se këtë vit ka pasur një interes të jashtëzakonshëm për Karnavalet, me mbi 400 qytetarë që kërkonin kostume dhe të tjerë që i kanë përgatitur vetë veshjet e Karnavaleve.

Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm për Karnavalet këtë vit. Kemi veshur në mënyrë të organizuar gati 400 persona që do të jenë karnavale në rrugët e qytetit, në bulevarde, në sheshe dhe kemi kërkesa nga qytetarët që duan të vishen dhe nuk arrijmë t’i plotësojmë dot me të tjera veshje”, u shpreh Zamira Kita.

Mirëpo korçarët kanë ruajtur një maskë, një kostum, një element në shtëpi, për Karnavalet e Korçës”, shtoi ajo.

Në këto Karnavale nuk do të marrin pjesë vetëm grupet e Korçës, që në total janë 25, por edhe trupa nga Shkupi, Tirana dhe Durrësi. Çdo grup do të ketë një fabul dhe çdo fabul do të përcjellë një mesazh të veçantë.

LEXO EDHE:  Presidenti Meta uron mësuesit/ Publikon foton e veçantë

LEXO EDHE:  Zbulohet talenti që nuk e prisnim/ Mona ia “merr në kthesë” Ismail Kadaresë, gati të botojë librin me poezi

Dëshiroj të falënderoj trupën e Shkupit, e cila do të vijë sot dhe nesër. Gjithashtu, do të vijë teatri i Durrësit dhe do të sjellin trupën e Çehovit, do të kemi një trupë nga Tirana, do të kemi grupin e frutave, do të kemi kafshë dhe fabula pafund që kanë një rëndësi të veçantë. Do të kemi 25 grupe që janë vetëm të Korçës. Çdo grup dhe çdo fabul ka një mesazh” bëri me dije znj. Kita.

Zamira Kita informoi se Karnavalet do të zgjasin vetëm një ditë për shkak të kushteve të daljes nga pandemia. Festimet nisin ditën e nesërme (e shtunë), që në mëngjes, me parada të organizuara në rrugët e qytetit. Më pas, gjatë pasdites, Karnavalet do të grupohen në dy pika kryesore, për të përfunduar më vonë te Pazari i Vjetër i qytetit, ku do të realizohet një festë në orën 20:30.

Në orën 10:30 në rrugët e qytetit do të ketë Karnavale. Do të ketë grupe të organizuara, në sheshe, bulevarde dhe rrugë të përcaktuara dhe më pas do të shkëmbehen në mënyrë spontane duke ndërruar vendet dhe duke krijuar atmosferë. Pasdite, rreth orës 18:00 Karnavalet do të grupohen në dy pika: Lëndina e Lotëve dhe Birra Korça. Do të fillojë një lloje parade në Bulevardin Republika, dhe te shëtitore Fan Noli. Bulevardi Gjergj Kastrioti do të jetë i përshkuar nga Karnavalet pas paradës. Pazari i vjetër i qytetit, do të kulmojë në 20:30 me një parti Karnavalesh”, tha Zamira Kita.

Ditën e nesërme, turistët do t’i gjejnë Karnavalet kudo nëpër qytetin e Korçës./euronews

LEXO TE PLOTE

Kultura

Mediat e raportuan se kishte humbur jetë/ Reagon për herë të parë Mirush Kabashi: Ja si e përjetova lajmin

Publikuar

-

Nga

Mediat e raportuan si të vdekur/ Reagon për herë të parë Mirush Kabashi: Ja si e përjetova lajmin

Aktori Mirush Kabashin i cili tregon si u ndje për lajmin që u shfaq dje nëpër media ku njoftonte vdekjen e tij.

Ai është shprehur që e ka marrë me sportivitet dhe i ka falur, por mediat televizive duhet të bëjnë më shumë kujdes me këtë gjëra sepse janë të pafalshme.

Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin. Ishin të dhimbshme sepse thonin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lot gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur.

Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë.  Është një tërheqje veshi për gazetarët të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin  në ekranet e televizionit të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen”, është shprehur Kabashi në emisionin “Rudina”, në Tv Klan./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Laurence des Cars, një grua në krye të muzeut të Luvrit

Publikuar

-

Nga

Laurence des Cars

Për herë të parë që nga krijimi i tij para 228 vjetësh një ndër muzetë më të famshëm në botë do të drejtohet nga një grua: 54-vjeçarja Laurence des Cars.

Laurence des Cars, e cila është momentalisht presidente e muzeve Musée d’Orsay dhe Musée de l’Orangerie, u emërua në këtë pozicion nga vetë presidenti francez Emmanuel Macron.

Ajo është gruaja e parë që kryeson Luvrin që nga hapja e tij në vitin 1793. Muzeu i Luvrit në Paris është një nga muzetë më të vizituar të botës dhe simbol i trashëgimisë kulturore franceze jo vetëm në Francë.

Louvre 2030

Për pozicionin kishin aplikuar me një master plan disa kandidatë – ndër ta edhe drejtori aktual i Luvrit, Jean-Luc Martinez. Por Laurence des Cars fitoi me dosjen e saj me titull “Louvre 2030”.

Drejtoresha e sapoemëruar synon të tërheqë veçanërisht vizitorë të rinj në muze. Për këtë ajo dëshiron që ndër të tjera të punojë me yje të famshëm për të rifreskuar imazhin e Luvrit dhe për të realizuar idenë e saj që Luvri të bëhet “plotësisht bashkëkohor”.

LEXO EDHE:  Pashka e Verës!
LEXO EDHE:  Kisha Orthodhokse njoftim mbi Liturgjitë dhe masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19

Tërheqës për vizitorë të rinj

Laurence des Cars, me profesion historiane arti, e specializuar për artin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, tha pas emërimit: “Ne duhet të hapemi kundrejt botës së sotme dhe në të njëjtën kohë të vazhdojmë të flasim për të kaluarën tonë.”

Thyeje traditash

Laurence des Cars zëvendëson Jean-Luc Martinez, i cili drejtoi muzeun e Luvrit për tetë vite me radhë. Edhe Jean-Luc Martinez, i cili u emërua si drejtor në vitin 2013, shënoi një pikë kthese në historinë e këtij muzeu.

Jean-Luc Martinez

Jean-Luc Martinez me profesion arkeolog, ishte i pari person me origjinë nga klasa punëtore që u bë drejtor i këtij muzeu, i cili deri në atë kohë qe drejtuar vetëm nga historianë arti me origjinë nga shtesat e larta./DW

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: