Connect with Us

Ngjarja e rëndë e Elbasanit/ VOA nxjerr deklaratën e policisë dhe prokurorisë: Ka kontradikta rreth provave

Aktualitet

Ngjarja e rëndë e Elbasanit/ VOA nxjerr deklaratën e policisë dhe prokurorisë: Ka kontradikta rreth provave

Publikuar

-

Në Shqipëri deklaratat e policisë dhe Prokurorisë mbi përplasjen e armatosur në Elbasan më 21 Prill, në prag të zgjedhjeve, ku pati një të vrare dhe 4 të plagosur, ngjanin të ishin kontradiktore me provat e gjetur në vendin e ngjarjes, mes të cilave lista me emra dhe fotokopje kartash identiteti. Prokuroria shpjegon se ato nuk mund të konsiderohen materiale zgjedhore. Burime të Zërit të Amerikës, bënë të ditur megjithatë se verifikimet po shtrihen edhe mbi dyshimet e mundshme për krime zgjedhore.

Zanafilla e konfliktit të armatosur më 21 Prill në qytetin e Elbasanit, e cila përfundoi me një të vrarë dhe katër të plagosur në prag të zgjedhjeve parlamentare, erdhi pasi disa mbështetës të Partisë Demokratike, pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Mbrojtjes së Votave”, ndaluan Mehmet Grecën, një person i dënuar për trafik droge në Britani, i cili sipas tyre po shpërndante para në favor të fushatës së Partisë Socialiste.

Pak ditë pas përplasjes së përgjakshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe prokurori Alfred Shehu mohuan publikisht se në vendngjarje ishin gjetur materiale që ngrinin dyshime për shitblerje të votës.

“Nga kqyrja e automjetit Mercedez tip ML pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundraligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshin për shitblerje të votës”, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Ard Veliu

“Nuk janë gjetur material zgjedhore”, tha nga ana e tij Zv.prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu.

Deklaratat publike të zyrtarëve të Policisë dhe Prokurorisë tingëlluan në kundërshtim me provat që më pas u deklaruan se ishin zbuluar në vendin e krimit. Dokumentet hetimore të siguruara nga Zëri i Amerikës tregojnë se në dy makina të bllokuara në vendin e krimit u gjetën fletëpalosje të Partisë Socialiste, fotokopje kartash identiteti si dhe një bllok me emra votuesish dhe me mbishkrimin “pagesa”.

Sipas referimit të policisë, në makinën pa targa që drejtohej nga Mehmet Greca, e cila u bllokua nga grupi i mbështetësve të PD, u gjetën një pasaportë në emër të një shtetasi, dy kartmonedha 50 euro, fotokopje kartash identiteti, si dhe një bllok me shënimin “Met Dafllaku pagesë”. Blloku kishte gjashtë faqe me emra dhe ID, me përshkrimin “formular patronazhi”.

Ndërsa në makinën e dytë, të përdorur nga Klement Xhaferri, i cili mësohet se u përfshi në mbrojtje të mbështetëse të PS, u gjetën 17 fotokopje kartash identiteti dhe pasaportash. Në këtë automjet, u zbuluan edhe 5 fletë formati me përmbajtje emrash dhe ID të shtetasve të ndryshëm. Xhaferri është shpallur në kërkim për “vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë”. Automjeti i përdorur prej tij rezulton në pronësi të kompanisë “Eldio Petrol” dhe administrator Eldio Beko, është nën hetim nga autoritetet, pasi dha dy deklarime të kundërta, duke fshehur faktin se makinën ja kishte lënë në përdorim Klement Xhaferrit.

I pyetur nga Zëri i Amerikës për deklaratën e tij, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u përgjigj përmes një zëdhënësi, duke shpjeguar se sipas tij “grupi hetimor nuk i kishte vlerësuar provat në vendngjarje si elementë, që mund të shërbenin për korrupsion aktiv ose pasiv në zgjedhje”. Ai la të kuptohej se ky vlerësim kishte ardhur për shkak të shumës së vogël të parave të gjetura në makinën e Grecës, vetëm 100 euro dhe 2 mijë lekë.

LEXO EDHE:  "Kemi të drejtë të protestojmë"/ Manjani: Nëse bëhemi bashkë na hanë m...

“Nëse nga hetimi do të rezultojnë indicje, apo dyshime të arsyeshme për praninë e elementëve të veprave penale, që prekin zgjedhjet e lira, është në atributin e prokurorisë regjistrimi dhe hetimi i këtij procedimi penal”– tha zoti Veliu.

Në të njëjtën linjë është edhe zv.drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Alfred Shehu, I cili thotë se “provat në vendngjarje nuk konsiderohen si materiale zgjedhore”, që sipas tij janë vetëm ato të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Z.Shehu nuk bëri komente të mëtejshme pasi theksoi faktin se si prokuror e ka të ndaluar të reagojë. Megjithatë, Zëri i Amerikës mësoi me burime të besueshme se prokuroria e Elbasanit, po bën verifikime edhe në drejtim të dyshimeve për krime të mundshme zgjedhore.

Oficerëve gjyqësorë, u është lënë detyrë që të identifikojnë dhe pyesin të gjithë qytetarët, emrat e të cilëve gjenden në listat e zbuluara në dy automjetet në ngjarje. Akuzat për shit-blerje të votave si dhe përdorimi i administratës publike në fushatë ishin dy nga shqetësimet kryesore të ngritura në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit. “Një lumë” kallëzimesh u depozituan përpara ditës së zgjedhjeve në Prokurorinë e Posaçme SPAK, e cila ka regjistruar deri më tani 33 procedime penale për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, mes të cilave edhe hetimin për rrjedhjen e një databaze me të dhënat personale të 910 mijë votuesve të Tiranës që u publikua nga portali Lapsi.al.

Pavarësisht listave me emra dhe numra ID të gjendura në vendin e krimit në Elbasan dhe faktit që prokuroria po kryen verifikime, ende nuk ka një hetim zyrtar apo procedim penal të regjistruar mbi dyshimet për shit-blerje të votës. Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja i tha Zërit të Amerikës se ngjarja po hetohet aktualisht nga Prokuroria e Elbasanit dhe, se vetëm kjo e fundit, në varësi të elementëve penalë mund të shpallë më pas moskompetecën dhe t’ja transferojë çështjen SPAK-ut.

Gjatë konfliktit të armatosur, rezulton, sipas hetimeve të jenë përdorur së paku tre armë. Njëra i përket Arbër Paplekajt, pjesë e Grupit të PD për Mbrojtjen e Votës, i cili akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, i cili njhet si përkrahës i Partisë Socialiste. Përplasja ndodhi në praninë e dy zëvendësdejtorëve të policisë së qarkut, dhe një numri të lartë të forcave “Shqiponja”, e megjithatë, Prokuroria nuk ka mundur ende të përcaktojë se cili nga protagonistës e ngjarjes, qëlloi i pari./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Rusia me kufizime të reja kundër pandemisë

Publikuar

-

Nga

Ministri i Punës në Rusi tha se punëtorët, të cilët nuk vaksinohen, në zonat ku vaksinimi është bërë i detyrueshëm, do të dërgohen në pushim pa pagesë.

Këto komente ministri Anton Kotyakov i bëri më 20 prill dhe vijnë në kohën kur Moska, Shën Petersburgu dhe qytete të tjera ruse kanë prezantuar masat e reja kundër koronavirusit. Ndër propozimet kryesore është që vaksinimi për punëtorët e shërbimeve të bëhet i detyrueshëm.

Rusia po përballet me një valë të tretë vdekjeprurëse të pandemisë, ku gjysma e rasteve të reja janë regjistruar në Moskë., kryeqyteti rus më 20 qershor, regjistroi 8.305 infektime të reja, që është shifër më e ulët krahasuar me një ditë më parë. Megjithatë, kjo është shifër më e lartë krahasuar me një javë më parë, kur Moska regjistronte 3.000 raste në baza ditore.

LEXO EDHE:  SHBA/Policia kërkon drogën në dyshek, gjen 15 tonë marijuanë

LEXO EDHE:  "Kemi të drejtë të protestojmë"/ Manjani: Nëse bëhemi bashkë na hanë m...

Ndër ngjarjet kryesore që mund të preket nga masat e reja është edhe Kampionati Evropian i Futbollit Euro 2020”. Disa prej ndeshjeve po luhen në Shën Petersburg, qytet ku janë shënuar mbi 1.000 raste të reja me COVID-19.

Rusia ka regjistruar 129.361 viktima nga koronavirusi, thuhet në të dhënat e qeverisë, duke u bërë shteti në Evropë, i godituri më së keqi nga pandemia. REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfaqësuesja e Agron Shehajt tregon prapaskenat/ Si më dhunuan njerëzit e Bashës në zgjedhjet e PD

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e Agron Shehajt tregon prapaskenat/ Si më dhunuan njerëzit e Bashës në zgjedhjet e PD

Prej 31 vitesh pjesë e strukturave të Partisë Demokratike Enkeleda Çela, përfaqësuese e Agron Shehajt në një prej komisioneve zgjedhore në garën për kryetar të selise blu vendos të tregojë për shantazhin që provoi në zgjedhjet brenda partisë.

Ajo tha se është kërcënuar nga ish deputetet demokrat Ndriçim Babasi dhe Albana Vokshi.

Në një intervistë për MCN, Çela u shpreh se ata e kanë mbajtur peng deri sa të çonin në fund skenarët e tyre që kishin nisur.

Në kohën që vjen kryetari i degës Babasi donte të ndërhynte në komision për të marrë vendime që njerëzit të votonin pa e patur kartën, duke detyruar komisionin që të bënte një kërkesë për përjashtimin tim. Po është ushtruar edhe dhunë fizike nga zoti Babasi. Kjo është një ccështje tjetër që ka të bëjë me dhunën dhe personin në fjalë. Aty u implikua edhe Albana Vokshi që gjja erdhi për të zgjidhur situatën. Ata po më mbanin peng deri sa të çonin në fund skenarët e tyre”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nis analiza në PD/ Bardhi, Paloka e Spaho nuk përmbushën objektivin

Publikuar

-

Nga

Nis analiza në PD/ Bardhi, Paloka e Spaho nuk përmbushën objektivin

Me vendimin të Kryesisë, Partia Demokratike ka hyrë në analizë të rezultatit që mori në 12 qarqe të vendit në zgjedhjet e 25 prillit. Raporti analitik i cili do të duhet të përmbyllet brenda 10 korrikut është tani në duart e drejtuesve politikë, drejtuesve të degëve dhe drejtuesve në çdo seksion të Partisë Demokratike në të gjithë vendin.

Pesë janë kriteret e përcaktuara në formularin e miratuar nga kryesia mbi bazën e të cilës do të realizohet analiza: Ndikimi i situatës politike kombëtare, Ndikimi i faktorëve lokal, subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, Komunitetet apo faktorët rajonal dhe funksionimi i koalicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Për çdo pretendim mbi tjetërsimin e votës që krerët lokalë apo drejtuesit politik kanë do të duhet ta faktojnë përmes të dhënave të besueshme.

Drejtuesit politik ndonëse do të analizojnë rezultatet në zona që atë vetë kanë mbuluar, kanë një kriter mbi të cilën do të duhet të arsyetojnë punën e tyre përballë Lulzim Bashës.

Ky është formulari që drejtuesit politik do të shpjegojnë rezultatet e marra, krahasuar me historikun elektoral në qarkun apo zonën ku ata janë ngarkuar të mbulojnë. Për secilin prej 19 drejtuesit Politik të PD, përpara zgjedhjeve ka pasur një objektiv personal të vendosur nga kreu i demokratëve, Basha.

LEXO EDHE:  SHBA/Policia kërkon drogën në dyshek, gjen 15 tonë marijuanë

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid-19 efektivi i policisë/ Vetëkarantinohet në banesë

ABC disponon dokumentin me objektivat personale të secilit prej drejtuesve politikë të PD, rezultat që si referencë ka pasur rezultatet e marra nga demokratët në zgjedhjet e vitit 2015 në nivel qarku. Rezultatet e marra në 25 prill krahasuar me objektivat e vendosura nga kreu i demokratëve, tregojnë se lidershipi aktual i Partisë Demokratike nuk ja ka dalë të përmbushë pritshmëritë e Lulzim Bashës.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, në përgjegjësinë e parë si drejtues politik ka pasur si objektiv të marrë 60.000 vota në qarkun ku demokratët rezultatin më të mirë e kanë marrë në vitin 2009 ku morën 7 mandate. Objektivi i vendosur nga Basha nuk mundi të arrihej nga Bardhi, për shkak se PD në Elbasan mundi të marrë 57.878 vota që u përkthyen në 6 mandate.

Shumë më larg objektivit të vendosur nga kreu i demokratëve ishte nënkryetari i PD, Edmond Spaho. Për ish-kreun e grupin Parlamentar të PD që drejtoi listën e Korçës, Basha kishte përcaktuar si objektiv  60.455 vota teksa PD mori 50.479 vota. Objektivi nuk mundi të përmbushej as nga nënkryetari tjetër i Partisë, Edi Paloka që drejtoi qarkun e Durrësit.

Në qarkun ku objektivi i demokratëve ishte të merrnin 64.000  vota duke synuar mandatin e 7-të, demokratët mundën të merrnin 63.393 vota, rezulat i cili i dha demokratëve 6 mandate./abcnews

LEXO TE PLOTE