Connect with Us

Marrëveshja me Iranin/ Shenja përparimi për rikthimin e SHBA në bisedime

Bota

Marrëveshja me Iranin/ Shenja përparimi për rikthimin e SHBA në bisedime

Publikuar

-

Marrëveshja me Iranin/ Shenja përparimi për rikthimin e SHBA në bisedime

Diplomatë të lartë nga Kina, Gjermania, Franca, Rusia dhe Britania arritën përparim në bisedimet e së shtunës me synim rikthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen e tyre të rëndësishme bërthamore me Iranin, por thanë se u duhet më shumë punë dhe kohë për të arritur një marrëveshje të ardhshme.

Pas takimit, përfaqësuesi i lartë i Rusisë, Mikhail Ulyanov, shkroi në Twitter se anëtarët e Planit të Përbashkët të Përgjithshëm të Veprimit, ose JCPOA, “vunë në dukje sot përparimin e padiskutueshëm në bisedimet e Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore”.

“Komisioni i Përbashkët do të mblidhet përsëri në fund të javës tjetër,” shkroi Ulyanov. “Ndërkohë, ekspertët do të vazhdojnë të hartojnë elemente të marrëveshjes së ardhshme.”

“Është tepër herët për t’u entuziazmuar, por ne kemi arsye për optimizëm të kujdesshëm dhe në rritje,” shtoi ai. “Nuk ka afat, por pjesëmarrësit synojnë përfundimin e suksesshëm të bisedimeve brenda rreth 3 javëve.”

Të tre vendet e Evropës Perëndimore të përfshira në bisedime u shprehën me tone më të përmbajtura.

“Na mbetet shumë punë dhe pak kohë. Prandaj, do të shpresonim për më shumë përparim këtë javë,” thanë diplomatët e lartë duke folur në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht.

“Ende nuk kemi arritur në një mirëkuptim për pikat më të rëndësishme. Suksesi nuk është aspak i garantuar, por jo edhe i pamundur”.

LEXO EDHE:  Mustafaj: Opozita të nxjerrë njerëzit në rrugë nëse Rama zhbën marrëveshjen

Në bisedimet e Vjenës mori pjesë Abbas Araghchi, zëvendës ministri i jashtëm i Iranit.

“Mund të them se tani diskutimet tona kanë arritur një pjekuri, si në temat e diskutueshme ashtu edhe në pjesët për të cilat jemi dakord,” i tha ai TV shtetëror iranian. “Megjithëse nuk mund të parashikojmë ende plotësisht se kur dhe si do të jemi në gjendje të të arrijë një marrëveshje, ajo po ecën përpara, edhe pse ngadalë,” tha ai.

Shtetet e Bashkuara. nuk kishin përfaqësues në tryezë kur diplomatët u takuan në Vjenë sepse ish-Presidenti Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme vendin nga marrëveshja në vitin 2018. Ai gjithashtu rivendosi dhe rriti sanksionet në përpjekje për të detyruar Iranin që ta rinegociojë paktin me më shumë koncesione.

Por Presidenti Joe Biden dëshiron të rikthehet në marrëveshje, dhe një delegacion amerikan në Vjenë po merr pjesë në bisedime indirekte me Iranin, me diplomatët nga fuqitë e tjera botërore që veprojnë si ndërmjetës.

Administrata e Biden po shikon mundësinë e heqjes së disa prej sanksioneve më të rrepta të epokës Trump në përpjekje për ta bërë Iranin të respektojë marrëveshjen bërthamore, sipas disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve amerikanë që kanë dijeni për çështjen./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Lufta me pandeminë/ Norvegjia i dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

Norvegjia i ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë nëpërmjet një komunikate të publikuar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’. Ata kanë falënderuar edhe ndërmjetësuesin special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për bashkëpunimin.

LEXO EDHE:  Punonjësit e mjekësisë e thonë hapur/ Koronavirusi është ende larg fundit

LEXO EDHE:  Pas kritikave dhe sulmeve të shumta/ Tik Tok planifikon të shtojë 10 mijë vende pune në SHBA

“Kosova mund të mbështetet në Ekipën e Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca ndaj Kosovës. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucioneve të BE’së”, thuhet në postim./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Minsku: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte ekonomike

Publikuar

-

Nga

Minsku: Sanksionet e Perëndimit, të ngjashme me shpallje lufte ekonomike

Bjellorusia i konsideron sanksionet perëndimore kundër saj si të afërta me një deklarim lufte ekonomike, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme bjelloruse të martën.

Ministria komentoi një ditë pasi SHBA, BE, Britania dhe Kanadaja thanë se po bashkërendojnë veprimet për të ndëshkuar me sanksione disa zyrtarë të lartë bjellorusë në përgjigje të uljes së detyruar të një avioni pasagjerës muajin e kaluar me qëllim që autoritetet bjelloruse të arrestonin një gazetar kritik ndaj regjimit.

Bashkimi Evropian ka thënë se po analizon edhe sanksione ekonomike ndaj disa prej produkteve më të rëndësishme të eksportit bjellorus si mineralet e papërpunuara dhe naftën.

“BE-ja vazhdon me veprime të qëllimta shkatërrimtare kundër popullatës bjelloruse, në mënyrë që, gjoja “të thajnë burimet financiare të regjimit”. Por në fakt, këto akte janë thuajse shpallje e luftës ekonomike,” thuhej në deklaratë.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për “Zgjedhoren”/ Rama i “zhgënjyer”: Nuk u arrit ajo që duhet të arrihej

LEXO EDHE:  Joe Biden siguron kandidaturën e demokratëve në SHBA

Kontrollorët bjellorusë të trafikut ajror më 23 maj urdhëruan një avion të firmës Ryanair, që udhëtonte nga Greqia në Lituani, të zbriste në Minsk ku autoritetet arrestuan një nga pasagjerët e avionit, gazetarin Raman Prataseviç.

Zoti Prataseviç është bashkëthemelues i një kanali transmetimesh në një aplokacion që ndihmoi për organizimin e protestave kundër regjimit të Presidentit Aleksander Lukashenko.

Që nga arrestimi i tij, gazetari 26-vjeçar është parë në një transmetim në televizionin shtetëror ku me lot në sy shprehte keqardhje për veprimet e tij dhe lavdëronte zotin Lukashenko. Kritikët e regjimit thonë se Raman Prataseviç dha një deklaratë të imponuar me forcë nga autoritetet./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Angela Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë AstraZeneca

Publikuar

-

Nga

Angela Merkel vaksinohet me Moderna, pas dozës së parë AstraZeneca

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka marrë një dozë të vModerna si dozë të dytë vaksine kundër COVID-19 ndërsa të parën e mori AstraZeneca.

Liderja 66-vjeçare është vaksinuar disa ditë më parë pasi mori dozën e parë në Prill.

Zëdhënësi i Merkel ka publikuar në rrjetet sociale foton e certifikatës së vaksinës.

Ekspertët besojnë se alternimi i dozave të vaksinës kundër COVID-19 mund të jetë një ide e mirë por është ende shpejt për të qenë të bindur për këtë.

Znj. Merkel do të tërhiqet nga politika pas 16 vitesh në krye të qeverisë gjermane.

LEXO EDHE:  Mustafaj: Opozita të nxjerrë njerëzit në rrugë nëse Rama zhbën marrëveshjen

LEXO EDHE:  Pas SHBA, një tjetër shtet transferon ambasadën në Jerusalem

Në Mars, Gjermania bashkë me vende të tjera evropiane ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca pas një numri rastesh vdekjeje nga mpiksja e gjakut.

Më parë, Gjermania kishte ndaluar marrjen e vaksinës për persona mbi 60 vjeç, por tashmë është ndaluar për të gjithë të rriturit.

Pas një nisje të ngadaltë, më shumë se gjysma e popullsisë në Gjermania ka marrë dozën e parë të vaksinës./euronews

LEXO TE PLOTE