Connect with Us

Kush janë kandidatët më pak të votuar të PD në Shqipëri që marrin mandatin e deputetit

Politikë

Kush janë kandidatët më pak të votuar të PD në Shqipëri që marrin mandatin e deputetit

Publikuar

-

Partia Demokratike do të ketë 59 përfaqësues në Parlamentin e ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ditën e djeshme përfundoi plotësisht dhe  numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në të gjithë qarqet.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ,  emrat më pak të votuar në radhët e demokratëve në të gjithë qarqet, por që marrin mandatin e deputeti janë si më poshtë:

1-Vangjel Dule, me vetëm 848 vota preferenciale.

2. Eralda Bano (Tase) me 1295 vota.

3.Arbi Agalliu me 1,482 vota.

4.Sorina Koti me  1622 vota preferenciale.

5. Flutura Açka  me 1793 vota.

6.Zheni Gjergji me 2,197.

7.Alfred Rushaj me 2,293 vota.

8. Lindita Metalaij me 2.328 vota.

9. Mesila Doda me 2,352 vota.

10. Nusret Adulla me 2,506 vota.

11. Greta Bardeli me 2,753 vota.

12. Dhurata Çupi, 2,870  vota.

13.Albana Vokshi me 2,913.

14.Merit Bakiu 3,159 vota.

15.Orjola Pampuri me ,293 vota.

16.Fation Veizaj 3,551 vota.

17. Ina Zhupa 3,511vota.

18. Tritan Shehu 3,364 vota.

19. Oerd Bylykbashi 3,756 vota.

20.Ilda Dhori 3,858 vota.

21 Gazment Bardhi 3,894 vota.

LEXO EDHE:  177 kuti votimi të numëruara/ Në Durrës kryeson PS

22 .Agron Gjekmarkaj 4,067 vota.

23.Edi Paloka 4,212 vota.

24.Kasëm mahmutaj 4,267 vota.

25.Agron Duka 4,731 vota.

26.Ramadan Likaj 4,778 vota.

27.Ramadan Likaj 4,778 vota.

28.Lefter Gështenja 5,020 vota

29.Tomor Alizoti 5,054 vota.

30.Kreshnik Collaku 5,093 vota.

31.Enkelejd Alibeaj 5,225 vota.

32.Bujar Leskaj     5,254 vota.

33.Isuf Celaj 5,257 vota

34.Luan Baçi 5,315vota.

35.Mark Marku       5,321 vota

36.Xhelal Mziu         5,321 vota.

37.Dashamir Shehi 5,386 vota.

38.Andia Ulliri          5,595 vota.

39.Jorida Tabaku 5,902 vota.

40.Edmond Spaho 5,938 vota.

41.Zef Hila 5,975 vota.

42.Ferdinant Xhaferaj 6,080 vota.

43.Fatmir Mediu 6,551 vota.

44.Helidon Bushati 6,743 vota.

45.Sali Berisha         6,744 vota.

46.Flamur Noka      6,868 vota.

47.Shpëtim Idrizi 7,412 vota.

48.Bledjon Nallbati 7,415 vota.

49.Seladin Jakupllari 7,425 vota.

50.Dashnor Sula 7.523 vota.

51.Grida Duma        8,673 vota.

52.Flamur Hoxha 9,159 vota.

53.Kastriot Piroli 9,374 vota.

54.Ervin Salianji 9,428 vota.

55.Luçiano Boçi 10,930 vota.

56.Belind Këlliçi 11,577 vota.

57.Agron Shehaj 13,780 vota

59.Lulzim Basha     16,073 vota.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Nga

Analiza e zgjedhjeve në PD/ Edith Harxhi del në konferencë për shtyp

Nga zgjedhjet e 13 qershorit, Lulzim Basha u rizgjodh në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme.

Tre kandidatët e tjerë, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli hodhën një sërë akuzash për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa prej dy ditësh edhe emisioni Fiks Fare ka nxjerrë me fakte manipulimet e votave.

Por ditën e nesërme, Harxhi do të dalë në një konferencë për media në orën 10:00 për të folur për procesin zgjedhor të organizuar në  PD në 13 qershor.

LEXO EDHE:  Astrit Patozi: Berisha nuk ndikon në PD, prej 2013

LEXO EDHE:  Konflikti me një të plagosur në Kavajë/ Dalin pamjet nga zyra e PD-së

Te nderuar miq te medias neser me date 16 qershor 2021 ne oren 10:00 Grupi per PD dhe kandidatja per Kryetare e Partise Demokratike Edit Harxhi mbajne konference shtypi ne Hotel Xheko International “Karlsberg” ne lidhje me zgjedhjet per Kryetar Partie te organizuar nga Partia Demokratike me 13 qershor 2021. Ju mirepresim”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha imitues i Ramës”/ Nishani me superlativa për Berishën: Model i integritetit moral

Publikuar

-

Nga

Përfaqëson minorancën në PD”/ Nishani liston ‘dështimet’ e Bashës

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata të Sali Berishës.

“Unë mund të them se personalisht jam person që kam një histori konkrete me Sali Berishën, unë ministër ai kryeministër, unë president ai kryeministër unë dhe Basha kemi eksperienca konkrete dhe kjo ka qenë eksperienca që tregoi se Berisha ishte person model i integritetit moral dhe institucional.

Unë bëj avokatin e Berishës por ajo që dua të them është së në ‘97 fati i Berishës ishte në zgrip dhe askush nuk e mendonte se ai do të kthehej më në politikë. Berisha dhe çdo person tjetër ka mundësi që të adoptojë sjelljen me dinamikën që pëson politika.

LEXO EDHE:  Ish funksionari i lartë i komunizmit pjesë e PD/ Reagon Tufa: Tmerr

LEXO EDHE:  Gazment Bardhi: Sondazhet e nxjerrin PD me më shumë vota se PS

PD në shtatorin që vjen kthehet në parlament me të njëjtën forcë elektorale që ishte në 2019 kur iku nga parlamenti. Nuk më duhet Edi Rama miniaturë në PD por më duhet një person që sjell risi, është imitues i keq i Ramës.

Ndërkohë nëse Berisha do të dënohej nga një gjykatë shqiptare duhet që të distancohet dhe nga partia”, ka thënë Nishani/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Publikuar

-

Nga

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Spiropali: Leksion i madh politik

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se dorëheqja e Gramoz Ruçit nuk ka lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Fierit, ku PS mori 9 mandate dhe nuk arriti objektivin e vendosur për 10 – 11 deputetë.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Spiropali e quajti një leksion të madh politik largimin e Ruçit.

“Nuk është kjo arsyeja sepse Gramoz Ruçi e ka fituar mandatin e tij ne Fier ashtu siç dhe kanë marrë 9 mandate në mandatin e tretë të PS. Akti i Ruçit ishte një vendim i lartë. Unë besoj fort që është një leksion i madh politik, një akt që e nderon Gramoz Ruçin jo vetëm brenda partisë politike që i përket por në skenën politike shqiptare akte të tilla janë të rralla”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Rindërtimi pas tërmetit/ Qeveria bën show në media, situata e parikuperueshme

LEXO EDHE:  Ish funksionari i lartë i komunizmit pjesë e PD/ Reagon Tufa: Tmerr

Ajo shtoi se largimi i Ruçit bëhet edhe më i lavdishëm pasi është në kontrast të thellë me atë që po ndodh në PD.

“Dy forca politike që në 30 vjetorin e tyre po lëvizin në drejtime krejt të kundërta.

Është në kontrast të thellë me atë që po ndodh brenda Partisë Demokratike dhe kjo e bën edhe më të lavdishëm aktin e tij. Gramoz Ruçi është nga ata politikanë që kurrë nuk është kapur me thonj pas karriges. Mosha e tij të cilën e dha dhe si arsye por edhe pozicionet që ka mbajtur. Kulmi i karrierës së tij është i mjaftueshëm për ti dhënë atij kohën që të dali nga politika i qetë, pa fantazma që e ndjekin nga pas pa frikë dhe pa e përdorur Partinë Socialiste si mburojë”, tha Spiropali në Përballë.

LEXO TE PLOTE