Connect with Us

Kurti premton rritje të pagës minimale/ “Do të shkojë deri në 250 euro”

Kosova & Rajoni

Kurti premton rritje të pagës minimale/ “Do të shkojë deri në 250 euro”

Publikuar

-

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se do të rritet rroga minimale deri në 250 euro. Në ditën ndërkombëtare të puntorëve ai  ka theksuar se qeveria e tij do të marrë masa që të sigurojë që çdo vend pune të jetë me kontratë pune dhe jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë.

Ndër të tjera Kurti shtoi se nga paga minimale do të përjashtojmë nga tatimi në të ardhurat personale, dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend.

Do të punojmë me prioritet për punësimin e grave, të rinjve dhe komuniteteve joshumicë. Do të marrim masa që sigurojnë që çdo vend pune të jetë me kontratë, me kontribute pensionale të paguara dhe të ketë jo më shumë se 40 orë pune të rregullt në javë. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve që të kemi siguri në punë dhe të sigurohemi për korrektimin e padrejtësisve që mund t’u bëhen punëtorëvë në vendet e tyre të punës. Pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro, do ta përjashtojmë nga tatimi në të ardhurat pensionale, dhe do ta rishikojmë vazhdimisht në mënyrë që ajo të reflektojë ngritjen e të ardhurës kombëtare në vend”, ka shkruar Kurti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid në Kosovë/ Dy viktima dhe 14 raste të reja

Publikuar

-

Nga

Dy viktima dhe 14 raste të reja me koronavirus u raportuan të enjten në Kosovë.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se të dyja viktimat u regjistruan në Komunën e Prizrenit.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,764 mostrave. Në 24-orëshin paraprak thuhet se u shëruan gjashtë pacientë.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107,707, i viktimave në 2,256 dhe i të shëruarve në 105,280. Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 171.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të muajit mars. Deri të enjten, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë dhënë 149,121 vaksina. Të vaksinuar me dy doza janë 25,158 qytetarë.

LEXO EDHE:  Panik në Kosovë/ Humb jetën në qendrën e votimit një 68-vjeçar

LEXO EDHE:  Ish-drejtori i CIA-së: Do të ketë ndryshim të kufijve në Kosovë

Vaksinimi po bëhet me doza të dhuruara nga programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga Bashkimi Evropian dhe shtete individuale.

Në muajin maj, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka nënshkruar kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për sigurimin e mbi 1 milion dozave, por nuk është ende e qartë se kur do të arrijnë ato në Kosovë. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Shengeni ballkanik”/ Mblidhen sërish liderët e Ballkanit, Kosova refuzon pjesëmarrjen

Publikuar

-

Nga

“Shengeni ballkanik”/ Mblidhen sërish liderët e Ballkanit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçic, kryeministri Edi Rama dhe Zoran Zaev do të zhvillojnë një takim online në 29 qershor

Mësohet se tema e diskutimit mes liderëve, ka në fokus mini ‘Shengeni Ballkanik’.

Në takim do të mungojë sërish Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Propozimi i SHBA për Liqenin e Ujmanit

Publikuar

-

Nga

SHBA-ja propozon që Liqeni i Ujmanit të rregullohet sipas traktatit të lumit Kolumbia. Studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit nga SHBA-ja ishte pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dorëzuan Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, që ishte pjesë e Marrëveshjes së 4 Shtatorit 2020, që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prezencë edhe të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Me këtë marrëveshje synohej përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi.

Si model traktati i SHBA me Kanadanë

Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Kosovë thuhet se raporti i Departamentit Amerikan të Energjisë, propozon formimin e një komisioni apo komiteti për lumin Ibër që gjendet në pjesën veriore të Kosovës që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore. Liqeni i Ujmanit është një liqe artificial i ndërtuar në shtratin e lumit Ibër, në veri të Kosovës. “Ne propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër”, thuhet në dokument.

Më tej theksohet se “sistemi i Ujmanit duket se luan një rol të njëjtë të digës në lumin Kolumbia në Paqësorin Veri-Perëndimor në Shtetet e Bashkuara sa i takon kontributit të tij për shërbimet e ruajtjes për furnizimin me ujë sezonal, energjisë dhe në shërbimet e kontrollit të përmbytjeve”. Traktati i lumit Kolumbia është arritur në vitin 1961 midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Sipas kësaj marrëveshje u ndërtuan katër diga: tri në Kanada dhe një në shtetin Montana në SHBA.

Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, 04.09.2020

Priten reagimet

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë ende nuk kanë reaguar ndaj propozimit amerikan për Liqenin e Ujmanit. Mirëpo, tri ditë më parë në një deklaratë për media, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu kishte deklaruar në mes tjerash se “marrëveshja e 4 Shtatorit në Uashington, e nënshkruar nga qeveria Hoti, nuk ka vlerë dhe natyrë juridike”, për faktin se “ajo asnjëherë nuk ka shkuar në Kuvend për votim”.

Sapo ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ia dorëzuan Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë, studimin e fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, reagoi ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, që ishte nënshkrues i kësaj marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë sa bashku me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Hoti ishte kritikuar shumë për këtë marrëveshje nga kryeministri i tashëm, Albin Kurti.

LEXO EDHE:  Kurti në Tiranë/ “Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë”

LEXO EDHE:  Vdekja e George H.W Bush/ E mërkura ditë zie në Kosovë

Sipas Hotit, studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit, nuk e cënon sovranitetin e Kosovës ashtu siç kritikohej nga kryeministri Kurti. “Ata që tani janë në Qeveri duhet të kujdesen për realizimin e projekteve që burojnë nga Marrëveshja e Uashingtonit: projektet e hekurudhave dhe autostradave, energjisë së ripërtërishme, furnizimit me gaz, si dhe krijimin e mundësive për financim për bizneset private të Kosovës në tregje financiare të SHBA-së. Ndryshe nuk do ta kenë të gjatë, siç nuk e patën të gjatë as vitin e kaluar”, shkroi ish-kryeministri në facebook. Avdullah Hoti ka kujtuar, se edhe “administrata e Presidentit Biden e ka konfirmuar se do të vazhdojë të realizojë këtë marrëveshje, sepse eshtë në përputhje me interesat e përbashkëta të SHBA-së dhe Kosovës”.

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Rekomandimet për Liqenin e Ujmanit

Në raportin e SHBA-së të studimit të fizibilitetit për liqenin e Ujmanit, rekomandohet: përmirësimi i infrastrukturës së ujërave dhe zbatimi i udhëzimeve të Bankës Botërore për riparimin dhe mirëmbajtjen e kanalit Ibër-Lepenc, përfshirë rezervuarin e ujit në Mihaliq. Raporti gjithashtu rekomandon që të zbatohet sistemi i Kontrollit Mbikëqyrës dhe Marrjes së të Dhënave (SCADA) në hidrocentralin e Ujmanit në mënyrë që të rriten të ardhurat dhe të ndihmohet në balancimin e ngarkesës. Raporti thotë se përmes këtij rekomandimi do të ofrohej edhe mundësia për KOSTT-in, Tregu i Energjisë Elektrike në Kosovë, që të balancojë ngarkesën dhe të menaxhojë çmimet rajonale të energjisë elektrike.

Në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur qysh në vitin 2011, Serbia vazhdimisht insiston në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe që menaxhimin e liqenit të Ujmanit ta bëjë pikërisht ky asociacion. Por kjo kërkesë vazhdimisht është hedhur poshtë nga Prishtina zyrtare.

Liqeni i Ujmanit që gjendet në pjesën veriore të Kosovës, konsiderohet një pikë strategjike për Kosovën, për faktin që furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë banorë, nga 1.7 milionë banorë të Kosovës. Nga liqeni i Ujmanit, me ujë furnizohen 7 komuna, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Vushtrria, Drenasi, Skënderaj dhe një pjesë e Prishtinës. Edhe ndërmarrjet më të mëdha të Kosovës termocentralet Kosova A dhe Kosova B, gjiganti industrial Trepça dhe Ferronikeli, varen nga furnizimi me ujë nga ky liqen artificial./DW

LEXO TE PLOTE