LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Filmoi dëshminë për blerjen e votës/ Dhunohet 37-vjeçari në Lezhë, katër kushërinj në pranga

1 Maj 2021, 07:35, Kronika CNA
Filmoi dëshminë për blerjen e votës/ Dhunohet

Katër kushërinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi kanë kërcënuar dhe dhunuar 37-vjeçarin Ylli Kacoli.

Burime zyrtare nga Policia e Lezhës bënë me dije se janë ndaluar shtetasit Mirash Paplekaj, 46 vjeç, banues në Torovicë; Gëzim Paplekaj, 50 vjeç, banues në lagjen ?Besëlidhja? Lezhë; Donald Paplekaj, 22 vjeç, banues në lagjen ?Besëlidhja? Lezhë dhe Jetmir Palekaj, 29 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër.

Këta persona ditën e djeshme në mesditë në Torovicë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar, kanosur për jetën për të bërë deklarim të rremë, si dhe i kanë dëmtuar automjetin me targa AA2185JM, shtetasit Ylli Kacoli, 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Sipas burimeve arsyeja ka qenë shpërndarja në rrjete sociale e një videoje ku jepet dëshmia e një banori se është paguar me 200 mijë lekë të vjetra për 4 vota për të votuar Partinë Socialiste. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga