Connect with Us

“Do jem zëri juaj në Kuvend”/ Tom Doshi: Ia dola pa struktura dhe pa patronazhista

Politikë

“Do jem zëri juaj në Kuvend”/ Tom Doshi: Ia dola pa struktura dhe pa patronazhista

Publikuar

-

Kreu i PSD-së i cili doli fitues me 3 mandate deputetësh nga zgjedhjet e 25 prillit ka galenderuar votuesit e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tom Doshi shkruan se 35 mijë vota nuk janë pak dhe janë shpresë se PSD do çojë në Kuvend zërin e tyre.
Mes të tjerash, Doshi thotë se rrugës së politikës i ka hyrë i vetëm dhe pa mbështetje pa militiantë dhe pa patronazhista.

“Të dashtun vëllezën, miq, mbështetës të Partisë tonë,
Po ju shkruj sot këtu për me ju falenderu. Keni pasë besim tek un dhe sot atë besim mundem me ju thanë se jua kam kthye në fitore.

Un jam i realizuem në jetë, familja, miqt, bajnë që të ndihem nji njeri i realizum, pranej këtë fitore un jua kam kushtu vetëm ju që keni pa tek un nji shpresë për të ardhmen tuj.
35 mijë vota në të gjithë Shqipninë nuk janë pak. Mundena me thanë, kundër të gjitha gojëve të liga se në Shqipni ka 35 mijë vetë që kanë shpresë se PSD dhe Tom Doshi do ta çojnë zanin për ta në Parlament dhe do të mbrojnë interesat e tyne.

Nuk jam impenju asnjiherë për projekte te medhaja e te parrealizushme, kam premtu gjana të vogla, ato gjana me të cilat asht e mbushun përditë jeta jonë, dhe vetëm ato gjana jam mundue me i zgjidhë, në kohë, pa sorollatje kote e tu iu pa të gjithëve si miq e jo si votues e si numra.

Ju e dini mirë se i kam hy kësaj rruge i vetëm, pa struktura, pa militanta, pa patronazhista e sot ne kena tre deputetë në Parlament, kena nji ekip të rinjsh që punon me përkushtim.
Tom Doshi ia ka arritë qëllimit, nuk du asgja tjetër: më keni besu dhe sot fitorja asht e juja.
Falë nji pune kolosale jena ma të fortë se para 4 vjetësh.
Ju e dini mirë se nuk jam ndalë asnji ditë, kam shetitë katunde e qytete, fshatna të thellë malorë, kam takue mijera e mijera njerëz.

Mundem me ju sigurue nji gja: edhe në mos ia paça zgjidhë problemet secilit prej tyne, ta dini që hallet e tyne kanë depërtue në zemrën teme e ajo çka baj përditë në politikë asht e ndikume vetëm prej tyne.
Kajherë jam i rrëmbyem, por mbrenda vedit kam respektin ma të madh për të gjithë ata që punojnë, vuejnë, shpresojnë dhe më kanë mbështetë me votën e tyne.
Ashtu siç asht në karakterin tem – asnji prej tyne nuk do të jetë qytetarë i klasit të dytë për Tom Doshin dhe PSD.

Kjo fitore të dashtun vëllezen asht kryekreje e juja, mandej asht e Shqipnisë, pse rruga jonë asht integrimi në Europë dhe mirëqenja ekonomike.
Ju falenderoj me zemër: jam i jueji e jeni te mijtë”, shkruan Doshi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Video- Deputetët përleshen në Kuvend/ I hedhin zorrë derri njëri-tjetrit

LEXO EDHE:  Video-Profecia e Berishës për Blushin/ Do hysh andej nga dole

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Publikuar

-

Nga

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Arjan Çani, ka deklaruar se Partia Demokratike duhet ta mbrojë Berishën, sepse vetë partia ka fytyrën e tij.

Çani në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin u shpreh se një nga gabimet e PD-së, është se nuk ka aleanca dhe mbështetje ndërkombëtare, ndaj ka mbetur vetëm.

PD nuk duhet ta lëshojë Berishën në këtë moment, do të ishte një gafë e madhe. Ajo parti ka fytyrën e Berishës. Problemi i kësaj partie është që ajo nuk ka arritur dot të bëjë aleancat e duhura me aktorë të huaj. Nuk është problem që kjo parti ka Berishën, por se kjo parti ka mbetur vetëm.

Le të marrim hipotezën sikur kjo parti të kishte, rusët mbrapa. Mendoni se Berisha do të ishte në këtë situatë? Sigurisht jo. Berisha do të ishte i mbrojturi i njërës palë.

Rama është njeriu i zgjedhur i amerikanëve.  Berisha dhe Basha kë kanë mbrapa? Kur ti je në syrin e perandorisë, duhet të mbrohesh apo jo? Me kë do të mbrohesh? Duhet të zgjedhin aleatë, duhet të ishin të mbrojtur.

Gabimi i partisë nuk është se ka fytyrën e Berishës, por se është vetëm. Cfarëdo të bëjë PD për amerikanët, ata i kanë sytë nga Rama. Si ka mundësi që PD është vetëm? Përse i ka munguar ky vizion?“, tha ndër të tjera Çani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk ka më mbështetje”/ Nishani: Lista e anëtarësisë është tkurrur

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani u shpreh se Lulzim Basha nuk ka më mbështetje nga demokratët ndonëse ai u zgjodh në krye të opozitës.

Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Nishani tha se anëtarësia është zvogëluar me rreth 25 mijë anëtarë në krahasim me vitin 2013, ku shtoi se dita e zgjedhjeve nuk mori miratim unanim në Kryesi, ndrësa në Këshill nuk u diskutua fare për këtë çështje.

Bënim takime në një qark, 80% e njerëzve që takuam në një kafe me njëri tjetrin thoshin gjëra të tjera me ne thoshin gjëra të tjera. Me Bashën nuk ishin të kënaqur, por nuk donin të përçanin partinë.

Në Këshillin Kombëtar nuk është diskutuar data e zgjedhjeve. Vendimi që erdhi për tu votuar ishin vetëm emrat e komisionerëve. Në kryesi nuk ka qenë votimi unanim, sepse Alizoti ka abstenuar, ndërsa Bylykbashi dhe Alibeaj kanë qenë kundër.  Në 2013 në listë kanë qenë 103 mijë anëtarë, ndërsa tani ka shkuar 75 mijë”, shprehet Nishani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE