LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunuan dy infermierë/ Arrestohen katër persona në Korçë

1 Maj 2021, 18:12, Kronika CNA
Dhunuan dy infermierë/ Arrestohen katër persona në

Një tjetër rast i paprecedentë dhune ka ndodhur në ambjentet spitalore.

Mësohet se në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë janë dhunuar për shkak të detyrës dy infermierë.

Blutë kanë arrestuar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale E.Ç., 43 vjeç; S.M., 45 vjeç; T.M., 23 vjeç dhe R.Xh., 18 vjeç, banues në Korçë.

Ata janë paraqitur sot rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit të Korçës, për të kërkuar ndihmë mjekësore për shtetasin E.Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur. Në bashkëpunim mes tyre, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierët E.B. dhe F.C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.

Ndërkohë, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga