Connect with Us

Covid-19/ Greqia vendos karantinë për shqiptarët, 14 ditë izoluar

Sociale

Covid-19/ Greqia vendos karantinë për shqiptarët, 14 ditë izoluar

Publikuar

-

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë ka publikuar kufizimet që do jenë në fuqi deri me 14 Maj në kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

greqia ka vendosur karantinën 14 ditore, për qytetarët që futen nga Shqipëria, të njëjtat masa që edhe Shqipëria vendosi për të gjithë shtetasit që hynin nga Greqia.

Për sa i përket Shqipërisë dhe qytetarëve Shqiptar janë në fuqi këto masa:

Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdoj të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasojë nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare. Autobusët , mini van, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi.

Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptar që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshin. Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi greke.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avion, autobus , makine etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërritjes në Greqi, Formularin PLF.

LEXO EDHE:  Prej 20 ditësh në oksigjen/ Ndërron jetë një tjetër mjek

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë është e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi.

Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarësisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 14 ditore në shtëpinë e tyre.

Pikat kufitare do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 19.00, nga Pika kufitare e Kakavijës do lejohet të kalojnë deri ne 400 veta. Kapshtica do jetë e mbyllur.

Të gjithë pasagjerët që do lëvizin jashtë Greqisë duhet të plotësojnë dhe PLF 24 orë përpara udhëtimit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Publikuar

-

Nga

Paralajmërojnë sinoptikanët/ Si ndryshon moti në fundjavë

Gjatë ditës së nesërme një fronti mesatar i ftohtë ajror pritet të depërtojë në Ballkan. Përderisa fronti destabilizon motit në veriperëndim të Balkanit tek ne rriten temperaturat.

Fronti i ftohtë ajror do të shkaktojë përkeqësim të motit që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia gjatë së premtës dhe orëve të hershme të mëngjesit duke kushtëtuar reshje shiu, ulje të temperaturave dhe rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Me ardhjen e frontit në territoret tona të shtunën pritet dobësimi i tërësishëm i tij, prandaj tek ne nuk priten reshje atmosferike, përpos disa riga të dobëta dhe afatshkurtra në ndonjë rajon në Kosovë shkruan Meteoalb.

LEXO EDHE:  ‘Paracetamol dhe vitamino-terapi’/ Mjekja këshilla pacientëve me Covid: Kujdes me antibiotikët!

LEXO EDHE:  SHBA: Personat që shkojnë në Nju Jork duhet të hyjnë në karantinë

Fronti i ftohtë tek ne do të hetohet vetëm në bazë të erërave veriore, disa vranësirave dhe uljeve të temperaturave. Ulja e temperaturave do të jetë e përkohshme dhe shumë afatshkurtër, ngase me kalimin e frontit menjëherë pritet stabilizim i plotë i motit dhe ngritje e temperaturave. Dita e diel pritet të jetë pranverë e vërtetë me mot të këndshëm dhe shumë rreze diellore.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19/ Epidemiologu: Nuk pritet të ketë valë tjetër infektimesh

Publikuar

-

Nga

Epidemiologut Artan Simaku ka folur për situatën e pandemisë në vend teksa thotë rritja e rasteve të të infektuarve do të jetë e lehtë dhe ky trend të vazhdojë përsëri në rënie.

“Gjatë muajit Prill për shkak dhe të fushatës ka patur dhe grumbullime, po presim që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve në gjysmën e parë të muajit Maj dhe parashikohet që ky trend të vazhdojë përsëri në rënie nga fundi i muajit Maj”, është shprehur epidemiolog Artan Simaku, për Tv Klan.

LEXO EDHE:  “Po fshehin viktimat”/ Basha: Prokuroria duhet të kishte filluar hetimin për Ramën dhe Manastirliun

LEXO EDHE:  ‘Paracetamol dhe vitamino-terapi’/ Mjekja këshilla pacientëve me Covid: Kujdes me antibiotikët!

Për epidemiologun Simaku, vendi ynë nuk pritet të ketë një valë tjetër infektimesh,duke patur parasysh se një pjesë e popullatës e kanë kaluar covidin ndërkohë që edhe vaksinimi po ecën me ritme të shpejta. Por vigjilenca sipas tij nuk duhet të ulet.

“Përreth 40% e popullatës mund ta ketë kaluar në mënyrë natyrale dhe kjo e kombinuar me vaksinimin do bëjë që të arrihet i ashtuquajturi imuniteti i tufës. Që të rritet imuniteti i tufës duhet 70-80% e popullatës e imunizuar”, ka treguar epidemiologu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Situata nga Covid/ Tomini tregon kur pritet sërish rritja e të infektuarve

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tregoi kur pritet një rritje e rasteve me covid-19.

Ajo shprehet se në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve.

“Në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve. Por vaksinimi e ka lehtësuar situatën. Kjo do jetë një verë më ndryshe se vera e viti të kaluar. Për sa i përket vaksinimit dua të theksoj se janë disa rajone si Gjirokastra për shkak të popullsisë së vjetër, ka bërë kalendarin e vaksinimit ndaj Covid -19, pasuar nga Fieri dhe Vlora”, tha Tomini në një lidhje Skype për “Wake Up”

LEXO EDHE:  “Po paguajmë çmim të lartë, 590 vdekje në ditë”/ Merkel mesazh qytetarëve: Shmangni festimet e Krishtlindjeve

LEXO EDHE:  Italia regjistron 10 viktima në 24 orët e fundit nga Covid/ Rriten sërish rastet e reja

Shifrat e javëve të fund tregojnë për një rënie të ndjeshme të rasteve të reja, shtrimeve në spitale por edhe humbjeve të jetës./CNA.al

LEXO TE PLOTE