Connect with Us

Suksesi i Keidi Bares, vetëm një fitore larg nga ngjitja në La Liga

La Liga

Suksesi i Keidi Bares, vetëm një fitore larg nga ngjitja në La Liga

Publikuar

-

Keidi Bare është vetëm një fitore larg sigurisë matematike për ngjitjen në La Liga, për të bërë ëndrrën e tij realitet që të jetë protagonist në elitën e futbollit spanjoll të cilin e pa si spektator me Atletiko Madrid. Nëse Espanjoll i mesfushorit fiton këtë javë dhe dy ndjekësit më të afërt nuk e bëjnë një gjë të tillë, një nga dy vendet e para në La Liga 2 do të jetë i sigurt matematikisht e kështu ekipi katalanas do të festojë ngjitjen.

Si për ironi të fatit kjo ndeshje vendimtare në mesjavë vjen përballë një ekipi që ai e njeh mirë, Malagas, nga i cili u largua pak muaj më parë për t’iu bashkuar këtij projekti për ringjitjen e Espanjolit.

“Malagan gjithmonë e kam dashur shumë, është si shtëpia ime e dytë. Kam bërë shumë miq atje dhe me mua janë sjellë shumë mirë si klubi, ashtu edhe tifozët. Po prisja prej kohësh që të luaja kundër tyre”, pranoi para gazetarëve mesfushori shqiptar që gjithsesi do të harrojë nostalgjinë sapo të zbresë në fushën e lojës.

“Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të dielën. Të gjithë duam që të ngjitemi sa më parë. Ndaj të dielën do të bëjmë gjithçka për të fituar ndeshjen”, tha mesfushori.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Barça kërkon zëvendësues për Busquets, një italian në krye të listës

Publikuar

-

Nga

Në pritje të zhvillimeve për situatën e Lionel Messit, drejtuesit e Barcelonës vijojnë të planifikojnë merkaton pavarësisht problemeve ekonomike dhe pikërisht për këtë arsye kanë vendosur që për repartin e avancuar të afrojnë Memphis Depay ose Khun Aguero, të dy në skadencë kontratë.

Megjithatë objektivi primar i katalanëve është të sjellin një futbollist të aftë për të luajtur para mbrojtjes, pasi Miralem Pjanic nuk ka bindur dhe 32 vitet mbi supet e Sergi Busquets nuk ofrojnë garanci për të përballur një sezon intensiv.

Një nga emrat në listën e dëshirave të Koeman, është edhe mesfushori italian Manuel Locatelli, i rritur në akademinë e Milanit, ku edhe debutoi në Serinë A, por që po shkëlqen me fanellën e Sassuolos.

Mesfushori 23-vjeçar ka kaluar me sukses edhe testin në arenat ndërkombëtare, pasi ka bërë shumë mirë sa herë që trajneri i Italisë, Roberto Mancini e ka hedhur në fushë, megjithatë për të arritur te Locatelli, Barca duhet të mposhtë konkurrencën e skuadrave italiane dhe Manchester City-t, që e ndjekin prej kohësh.

Vlen të theksohet se katalanët kanë marrëdhënie mjaft të mira me drejtuesit e Barcelonës dhe do të kërkojnë një kanal preferencial në negociata, ndërsa alternativa të Locatellit janë Camavinga i Rennes dhe Mikel Merino i Real Sociedadit.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Nuk kanë hequr dorë ende nga Super Liga, 4 klube rrezikojnë pezullimin

Publikuar

-

Nga

Real Madrid, Juventus, Milan e Barcelona nuk kanë vendosur ende për braktisjen e projektit të Super Ligës, ndaj rrezikojnë të përjashtohen për dy sezone nga të gjithë kompeticionet europiane, nëse nuk veprojnë shpejt.

Lajmin e ka bërë të ditur transmetuesi spanjoll ESPN, që citon burime pranë selisë së UEFA-s, se qeveria europiane e futbollit është gati të reagojë me dorë të ashpër ndaj klubeve që synojnë të bëhen pjesë e kompeticioneve të tjera.

Projekti i Super Ligës pati 12 klube themeluese, por 8 prej tyre u tërhoqën në më pak se 72 orë, duke bërë që gjithçka të dështojë pa nisur mirë, ndërsa Reali i Madridit, Juventusi, Milani e Barcelona nuk kanë hequr dorë ende.

Aktualisht kreu i UEFA-s, Alexander Ceferin ka arritur marrëveshje me 6 klubet angleze dhe Atleticon e Madridit, dhe është në negociata edhe me Interin, që gjithçka të kalojë pa pasoja, duke qenë se këto skuadra braktisën idenë e Super Ligës shumë shpejt.

Kreu i UEFA-s, Ceferin e ka bërë vazhdimisht të qartë se çdo klub që do të bëhet pjesë e kompeticioneve të paorganizuara nga qeveria europiane e futbollit apo federata vendase, do të përjashtohet nga garat europiane.

Thënë ndryshe, nëse të 4 klubet e lartpërmendura nuk vendosin të braktisin idenë e Superligës, atëherë do të përballen me pezullim dy vjeçar nga kompeticionet europiane, çka do të komplikonte edhe më tej situatën e tyre ekonomike.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Vasquez “driblon” Milanin: S’ja kam idenë, do mbetem gjithmonë tifoz i Realit

Publikuar

-

Nga

Lucas Vasquez ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi. Anësori i djathtë i Real Madrid, ka nisur punën për t’u rikthyer sa më shpejt, teksa e pasigurt është e ardhmja e tij. 29-vjeçari del lojtar i lirë në fund të sezonit.

Rinovimi me Real Madrid po vonon, ndërsa interesimi për shërbimet e tij është i madh. AS deklaroi dy ditë më parë se Vasquez ka refuzuar një ofertë të Atletico Madrid dhe se do të transferohet te Milani nëse nuk gjen akordin e rinovimit me presidentin Perez.

Në garë për shërbimet e tij janë edhe Bayern Munchen e PSG. Vasquez ka folur për The Athletic rreth sfidës së kthimit gjysmëfinale në Champions League mes Chelsea dhe Real Madrid, por edhe së ardhmes së tij.

Duhet të vuajmë në ndeshje si kjo ndaj Chelsea. Ndodhemi në garë për fitimin e Champions League dhe titullit kampion në Spanjë, do tentojmë t’i fitojmë të dyja. Është e vështirë të luash me Realin, duhet durim i madh për të shfrytëzuar shansin tënd.

Sekreti ynë? E thjeshtë, vazhdojmë të jemi të bashkuar si më parë, Zidane ka ditur ta menaxhojë shumë mirë grupin”, deklaron Vasquez, i cili “driblon” Milanin në komentin e dhënë rreth së ardhmes së tij.

“Nuk e di fare se çfarë do ndodhë me mua, por unë do të mbetem gjithmonë një tifoz i Real Madrid. Jam me fat që luaj me ekipin për të cilin bëj tifozllëk që kur isha i vogël. Jam i qetë, agjentët e mi po punojnë për të siguruar më të mirën për mua“, përfundoi Vasquez.

LEXO TE PLOTE