Connect with Us

Raporti për kriminalitetin/ Olsian Çela kërkesë Parlamentit: Shtoni si krim pasurimin e paligjshëm

Aktualitet

Raporti për kriminalitetin/ Olsian Çela kërkesë Parlamentit: Shtoni si krim pasurimin e paligjshëm

Publikuar

-

Raporti për kriminalitetin/ Zbulohet kërkesa që ka bërë kryeprokurori në Parlament: Shtoni si krim pasurimin e paligjshëm

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar në parlament raportin për kriminalitetin në vend.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur shqetësimin e zbrazjes së prokurorive nga vettingu. Hoxha bën me dije se kryeprokurori ka shtuar kërkesën që të konsiderohet si vepër penale neni për pasurimin e paligjshëm, që do të prekë drejtpërdrejt asetet pasurore.

Shqetësimi kryesor është fakti i boshatisjes së prokurorive nga procesi i vettingut, për të cilin raportin vjetor të kriminalitetit 2020, kryeprokurori Olsian Cela sugjeron shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore derisa të kapërcehet sipas tij situata kritike. Dy janë sugjerimet më interesante që do të lexojë kryeprokurori Olsian Çela para parlamentit janë:

Iniciativa ligjore që prek drejtpërdrejt reformën në drejtësi. Olsian Cela kërkon kompetenca dhe pjesëmarrje aktive gjatë procesit të emërimit, caktimit por edhe shkarkimit të drejtuesve të prokurorisë. Në të vërtetë, ky proces ju la si kompetencë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një institucion i ri i reformës në drejtësi, me synimin për të fuqizuar rolin e Prokurorit të zakonshëm e për të shumuar dhe shkatërruar të gjithë hierarkinë vertikale të prokurorisë që është e njohur tashmë që u shkatërrua pas 2016.

Sugjerimi i dytë lidhet me atë që Çela e konsideron si shtim të një vepre penale në Kodin Penal dhe është neni i pasurimit të paligjshëm, një vepër që nëse do të pranohej në parlament do të prekte pikën e dobët të të korruptuarve sic janë asetet pasurore”, sqaroi gazetarja Anila Hoxha.

Ndër të tjera sqaroi se 80% e veprave për hetimin pasuror janë pushuar nga Prokuroria, ndërsa krimi më i zakonshëm sipas prokurorisë është vjedhja e pasurisë. Ndërsa krimi më pak i frekuentuar është cenimi i lirisë të besimit ku renditen vetëm 4 raste.

LEXO EDHE:  Vijon rruga drejt Tiranës/ Ja ku ndodhen banorët e Zharrëzit dhe ku do e kalojnë natën

Në raportin vjetor të kriminalitetit 2020, dorëzuar Kuvendit thuhet se 11503 shtetas shqiptarë përfunduan të akuzuar në Gjykata, por prokuroria nuk ka qenë kaq efektive sa i takon hetimit pasuror, që në 80% të rasteve u pushua dhe vetëm në 20% të këtyre rasteve përfunduan në gjykatë. Krimi më i zakonshëm i ndodhur sipas prokurorisë gjatë 2020 është vjedhja e pasurisë me 8700 raste. Ky krim qëndron në vend të parë.

Në vend të dytë janë krimet që prekin sigurinë publike me 7361 raste dhe në vend të tretë janë krimet që derivojnë nga konfliktet për pronësinë e tokës. Krimi më pak i frekuentuar ka qenë ai që lidhet me cenimin e lirisë së besimit në vetëm 4 raste, ndërsa në këtë raport evidentohet dhe ndryshohet edhe harta e kriminalitetit dhe sikurse thotë në raportin e dorëzuar në Kuvend Prokuroria e Përgjithshme, në vend të parë për koficent të kriminalitetit në raport me numrin e banorëve është Gjirokastra.

Kjo është një surprizë ndryshe nga asaj harte që jemi mësuar të dëgjojmë nga policia. Në vend të dytë me koficent kriminaliteti të lartë është qyteti i Vlorës, më pas i Durrësit dhe i Tiranës. Në raport me koficentin e banorëve, qyteti më i paqtë dhe në fund të kësaj liste është qyteti i Beratit dhe i Dibrës”,tha Anila Hoxha./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Bëra seks on line me një të huaj, por…!/Tiransi në pikë të hallit

LEXO EDHE:  Emërime në Prokurorinë e Durrësit dhe Apelit të Tiranës/ Zbardhen emrat e drejtuesve

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Vijojnë kontrollet e befasishme nga Drejtoria e Policisë Tiranë, dy të arrestuar

LEXO EDHE:  Vijon rruga drejt Tiranës/ Ja ku ndodhen banorët e Zharrëzit dhe ku do e kalojnë natën

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE