LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama lëshon analistët e tij në mbrojtje të Bashës

30 Prill 2021, 07:57, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama, ftesën për koalicion ndaj Lulzim Bashës, të cilën ia ka drejtuar gjatë fushatës elektorale, vijon ta përsërisë edhe pas fitores.

Rama thotë, se ftesa e tij për bashkëpunim me PD nuk ka asnjë vijë të kuqe dhe asnjë kufi, ndërkohë nga ana tjetër në PD kanë nisur protestat për largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

Të shumtë janë ata në PD, që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve brenda PD-së, dhe ikjen e Lulzim Bashës, me argumentin se ka dështuar disa herë radhazi.

Ndërsa ndodh e gjitha kjo, Rama ka lëshuar analistët e tij, në mbrojtje të Lulzim Bashës, i cili ia ka bërë komod të dyja pushtetet dhe udhëheqjen.

Analisti Mustafa Nano në analizën e  titulluar ?Nuk ka njëri tjetër në PD që të jetë më i mirë se sa Lulzim Basha?, shprehet se i duken paradoksale veprimet e atyre që kërkojnë ikjen e Bashës.

?Askush nuk ka fuqi ta largojë Lulzim Bashën prej kreut të Partisë Demokratike. Madje, unë shkoj dhe ca më tej, dhe këtë e them sinqerisht: në Partinë Demokratike nuk ka njeri tjetër që të jetë më i mirë sesa Lulzim Basha”, shprehet në analizën e tij, Mustafa Nano.

Sipas tij, demokratët do të rrezikonin nëse do të largonin Lulzim Bashën dhe do të vendosnin një tjetër.

?Kjo për arsyen se ?një tjetër? nuk ka. Nuk ka një figurë alternative. Nuk ka një lider alternativ. Nuk ka një njeri që të ketë një vizion alternativ, që të ketë premtuar, apo që ta ketë në mendje idenë, apo aspiratën për të hapur një epokë të re, një erë të re për Partinë Demokratike?, shprehet më tej Nano.

Në të njëjtën linjë me Nano shfaqet një tjetër analist i Ramës, Frrok Çupi.

?Të gjithë këta që kërkojnë largimin e Bashës, më duken si maoistë; kryetari Mao për ta është ?zoti i pa prekshëm?. Kështu e adhurojnë këta Berishën. Por kanë një lidhje dhe inferioritet ndaj Ilir Metës, një lidhje të ?florinjtë?. Kjo më tmerron e më duket sikur jam në Nepat?, shprehet Frrok Çupu në analizën e tij të titulluar, ?Pse u dashka hequr Luli??./CNA.al

Lajmet e fundit nga