LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pfizer fillon eksportimin e vaksinave ndaj Covid-19, të prodhuara në SHBA

30 Prill 2021, 06:07, Kosova & Bota CNA
Pfizer fillon eksportimin e vaksinave ndaj Covid-19, të prodhuara në

Dërgesa e vaksinave kundër Covid-19, të kompanisë Pfizer Inc për Meksikën këtë javë përfshin doza të prodhuara në fabrikën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe sasi të tjera vaksinash pritet të vazhdojnë të eksportohen në vende të tjera, i tha agjencisë së lajmeve Reuters të enjten një burim me dijeni mbi këtë çështje.

Kjo është hera e parë që një dërgesë vaksinash, e prodhuar në fabrikën e kompanisë Pfizer në Kalamazu të Miçiganit, shkon jashtë Shteteve të Bashkuara pas një kufizimi mbi eksportimin e saj të vendosur nga administrata e ish-presidentit Trump që skadoi në fund të marsit, tha burimi.

Qeveria amerikane ka qenë nën presion në rritje në javët e fundit për t?ua dhënë vaksinat e tepërta vendeve të tjera në nevojë të jashtëzakonshme pasi ajo po bën përparim të shpejtë në vaksinimin e popullsisë së saj. Shumë vende, ku virusi është ende jashtë kontrollit, po përpiqen të marrin furnizime me vaksina për të ndihmuar në zbutjen e pandemisë.

Pfizer ka dërguar më shumë se 10 milionë doza në Meksikë deri më tani, duke u bërë furnizuesi i saj më i madh i vaksinave kundër Covid-19.

Ministria e shëndetësisë e Meksikës tha se po merr 2 milionë doza nga kompania Pfizer këtë javë. Nuk është ende e qartë se sa prej tyre do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara.

Pfizer prodhon vaksinën e saj kundër Covid-19 në partneritet me kompaninë gjermane BioNTech SE./VOA

Lajmet e fundit nga