LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kadilli sfidon Bashën/ “Njoh më shumë demokratë të vërtetë se ty”

30 Prill 2021, 20:31, Politikë CNA
Kadilli sfidon Bashën/ “Njoh më shumë demokratë

I vetshpallur kandidat për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli ka deklaruar se ai njihet më pak nga njerëzit se kryedemokrati Lulzim Basha por njeh më shumë demokrat se ai.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë ai shprehi bindjen që këtë rrugë që ka nisur ta çojë deri në fund dhe që fitimtare do të dalë Partia Demokrate. Ai shtoi se ka persona të tjerë që dalin më rrallë por janë të sponsorizuar kështu fitojnë shumë vota.

?Unë njihem më pak se Lulzim Basha por njoh më shumë demokrat të vërtetë se Basha. Unë sapo kam nisur një rrugë dhe jam i vendosur ta çoj në fund. Është një rrug që do fitojnë demokratët, një projekt që ndryshon tëtësisht nga ajo që kam parë deri sot. PD të jetë një parti që nuk rri e fortë në zyrën e kryetarit por kudo ku ka PD. Ka të tjerq që dalin më pak se unë por janë të sponsorizuar. I tillë është Luçiano Boçi I cili bëri që populli ti japi votën atij sepse i bëri një spostim Bashës, Kadilli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga