LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja e opozitës/ Këlliçi: Duhet analizë, edhe ne kemi përgjegjësitë tona

30 Prill 2021, 08:07, Politikë CNA
Humbja e opozitës/ Këlliçi: Duhet analizë, edhe ne kemi

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se për rezultatin e zgjedhjeve kanë përgjegjësi të gjitha strukturat e partisë dhe për të duhet bërë një analizë e thellë.

Përballë zërave kundër që kanë dalë ndaj kryetarit Lulzim Basha, Këlliçi thotë se kushdo që mendon se ka një platformë alternative mund ta provojë në garën për kryetarin që nis në muajin korrik.
Në një intervistë për Euroneës Albania Këlliçi theksoi se këtë çështje e zgjidhin demokratët me proces zgjedhor brenda partisë dhe jo ?individët?.

?Në muajin korrik do kemi procesin e zgjedhjes së kryetarit, të gjithë ata që mendojnë se me alternativën, platformën e tyre mund të bëjnë diçka më shumë  të paraqiten në garë, dhe të garojnë, e vendosin demokratët këtë dhe jo disa individë, e rëndësishme është që të kemi një proces të besueshëm, një proces model dhe të vijojmë përpara,? tha Këlliçi duke shtuar se momenti kërkon ulje të toneve dhe analizë të detajuar.

?Më pas do jetë momenti për të mbajtur përgjegjësitë, pasi ne kemi qenë të gjithë ekip,? shtoi ai.
Gjatë intervistës Këlliçi pretendoi se zgjedhjet ishin ?një masakër? dhe se ?i takon PD-së ta provojë këtë?.

?Nuk patëm dot zgjedhjet që donim, qetësinë që donim, procesin model  në 2021 Shqipëria duhet të mbante zgjedhje model, por për mua është kryer masakër elektorale,? u shpreh Këlliçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga