Connect with Us

“Është e frikshme të përballesh vetëm me depresionin”/ Selena Gomez flet për periudhën e e errët të jetës

Showbizz

“Është e frikshme të përballesh vetëm me depresionin”/ Selena Gomez flet për periudhën e e errët të jetës

Publikuar

-

“Është e frikshme të përballesh vetëm me depresionin”/ Selena Gomez flet për periudhën e e errët të jetës

Kënëgtarja me famë botërore, Selena Gomez ka qenë shpesh në fokus të mediave rozë për shkak të problemeve të saj me shëndetin mendor. Së fundi këngëtarja ka marrë një hap shumë të rëndësishëm për t’iu ardhur në ndihmë personave që vuajnë nga depresioni nëpërmjet brandit të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ao tregon se e ka ndjerë shumë këtë projekt pasi edhe vetë në të kaluarën ka përjetuar një gjendje të tillë.

Kjo fushatë është shumë afër zemrës sime, për shkak të problemve të mia me shëndetin mendor. Unë e di vetë shumë mirë se sa e frikshme është që të përballesh me ankthin dhe depresionin vetëm në një moshë të re.

Nëse do të kisha mësuar më shumë për shëndetin mendor që në fillim, nëse do të më kishin mësuar në shkollë për kushtet e mia njësoj siç më mësonin për lëndët e tjera, rrugëtimi im do të kishte qenë shumë më ndryshe. Bota duhet ta dijë se shëndeti mendor ka shumë rëndësi.

Është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik dhe do të doja që të gjithë të ishim të vetdijshëm për këtë gjë, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra.

Për të gjithë ata që ndjehen keq, shpresoj që ta dini se nuk jeni vetëm. Mbështetja dhe edukimi për shëndetin mendor më ka ndryshuar jetën dhe mund të ndryshojë edhe të tuajën”, shkruan Selena./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Video-Sherr në “Përputhen”/ Lindita kap për fyti Oltin: Ti nuk je askushi, plehrë

Publikuar

-

Nga

Video-Sherr në Top Channel/ Lindita kap për fyti Oltin: Ti nuk je askushi, plehrë

Një situatë shumë e tensionuar është regjistruar në puntatën e sotme të emisionit të dashurisë “Përputhen”.

Lindita akuzoi Çimin se e ka përdorur, ndërsa konkurentes i është kundërvënë Olti, një nga djemtë me të cilët ajo ka pasur takime për njohje.

Olti tha se ka qenë ajo që ka përdorur meshkujt. Kjo deklaratë ka sjellë irritimin e Linditës, e cila ka humbur vetëkontrollin dhe është ngritur nga karrigia dhe e ka kapur për fyti, teksa e ka quajtur plehrë.

Pjesë nga debati:

Olti: Na ke përdorur të gjithëve.

Lindita: Po Armandon e kam përdorur unë.

Olti: Më bëhet qefi për këto dy që u lidhën, sigurisht Çimi ka bërë zgjedhjen më të mirë për veten e tij, për jetën e tij. Ti je provokatorja. Ke bërë çmos si e si për të bërë xheloz Çimin, me sjelljen ndaj meje, me i hip Ilirit në kurriz, me kërcyer me këtë, me dalë me Samiun, me i nxjerrë kallamin samit, tani nuk e di ça i ke nxjerrë Armandos.

LEXO EDHE:  FOTO/ “Më e mirë e ëma se e bija”

LEXO EDHE:  Ja çfarë mendon mamaja e Selenës për famën e së bijës

Lindita: Olsa kërkoj ndërprerjen e programit.

Olti: Ke bërë çmos… Për çfarë? Për çfarë?

Bora Zemani: Për çfarë kërkon ndërprerjen e programit Lindita?

(Lindita shkon drejt Oltit dhe e kap për fyti)

Lindita: Ti nuk je askushi këtu…

Olti: Për çfarë?

Lindita: Ti nuk je askushi këtu, ti të më thuash mua përdor meshkujt mo plehrë. Unë nuk dua…

Olti: Unë bëj cfarë të dua unë jo çfarë të thuash ti.

(Lindita del nga studioja duke qarë dhe ofenduar)./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Do të jetoja në Rrëshen”/ Pas ndarjes Mevlani pranon ndjenjat për Ledjanën

Publikuar

-

Nga

“Do të jetoja në Rrëshen”/ Pas ndarjes Mevlani pranon ndjenjat për Ledjanën

Mevlan Shaba dhe Ledjana Prenga janë dy nga konkurentët më të pëlqyer në Përputhen. Ata kanë dalë çift nga ky program.

Vetëm pak kohë nga përfundimi i programit dyshja i dha fund mardhënies së tyre. Prej kohësh të dy hedhin dedikime kushtuar njëri-tjetrit.

Së fudnmi i ftuar në TCH Mevlani është pyetur se ku do të jetonte në Milano apo në Kavajë, ai është përgjigjur në Rrëshen. Duke kujtuar këtu se Ledjana është nga Rrësheni. Kjo është një tjetër shenjë që Mevlani ndjen akoma për Ledjanën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Nëse do kthehesha pas nuk do bëja ato gabime”/ Mevlani bën deklaratën e fortë për Ledjanën

Publikuar

-

Nga

“Nëse do kthehesha pas nuk do bëja ato gabime”/ Mevlani bën deklaratën e fortë për Ledjanën

Mevlan Shaba është një ndër konkurentët më të pëlqyer dhe komentuar të përputhen. Ai është diskutuar shumë edhe për lidhjen e tij me Ledjana Prenga.

Mevlani e ka shprehur publikisht pëlqimin ndaj saj edhe pasi deklaruan se mardhënia e tyre ka marrë fund.

Së fundmi i ftuar në një emision në Kosovë ai është shprehur se vërtet e ka pëlqyer Ledjanën dhe se nëse do të kthehej pas në kohë nuk do ti bënte të njëjtat gabime.

LEXO EDHE:  “S’kam pa femër më të bukur se ty”/ Luana Vjollca shpreh publikisht dashurinë e saj për këtë këngëtare

LEXO EDHE:  Këngëtarja e njohur tregon të kaluarën e hidhur: Më vinte kaq turp që nuk kishim…

Unë zgjodha Ledjanën se doja ta njihja pak më shumë, edhe unë e kam pëlqyer me të vërtetë nuk kam pse ta mohoj. Nëse do kthehesha pas nuk do të bëja të njëjtat gabime”, është shprehur Mevlani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE