Connect with Us

Aksident në Fier/ Makina përplas motorin, humb jetën një person

Aktualitet

Aksident në Fier/ Makina përplas motorin, humb jetën një person

Publikuar

-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Zharrëz të Fierit. Makina ka përplasur një motor, e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit.

“Ervin Sinanaj,  33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Ardian Hoxhaj, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz”, thuhet  në njoftimin e policisë. .

LEXO EDHE:  E rëndë/ 35 vjeçari vetëhelmohet me fotoksinë

Sipas Shqiptarja.com mësohet se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Mësohet se drejtuesi iautomjetit është shoqëruar në polici dhe po kryhen veprimet procedurale. Gjithashtu grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbyllet procesi i numërimit të votave në Kurbin/ Zbardhet rezultati

Publikuar

-

Nga

Edhe në Kurbin ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kreutë ri të PD.

Sipas burimeve zyrtare për CNA.al nga qendra numërimit, rezultatet janë këto.

Lulzim Basha ka arritur të fitojë 1016 vota, Agron Shehaj 74 vota, Edit Harxhi 8 vota dhe Fatbardh Kadilli 7 vota./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbyllet numërimi në Gramsh/ Basha kryeson bindshëm, ja rezultati final

Publikuar

-

Nga

Mbyllet numërimi në Gramsh/ Basha kryeson bindshëm, ja rezultati final

Ka përfunduar procesi i numërimit në Gramsh. Burime zyrtare për  CNA.al bëjnë me dije se në këtë bashki kryeson kreu aktual Lulzim Basha me 340 vota, i ndjekur nga Agron Shehaj me 74 vota, e treta renditet Edith Harxhi me 20 vota dhe më pas Fatbardh Kadilli me 16 vota.

Ndërsa vetëm 8 vota kanë dalë të pavlefshme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbyllet procesi i votimit në qarkun e Beratit/ Ja sa ishte pjesëmarrja

Publikuar

-

Nga

Në qarkun e Beratit u mbyll procesi i votimit për kreun e ri të PD. Në garë ishte Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Ashtu si CNA.al e raportoi, në këtë qark ka pasur një tkurrje të anëtarëve në krahasim me vitin 2017.

Në degën e PD Berat ka pasur 25 mijë anëtarë, nga të cilët vetëm 1640 kanë qenë aktivë.

Kutive të votimit iu drejtuan 660 qytetarë, pra 40.2% e anëtarëve.

LEXO EDHE:  Aksident në ‘rrugën e Durrësit’/ Makina përplas 23-vjeçaren me biçikletë

LEXO EDHE:  E rëndë/ 35 vjeçari vetëhelmohet me fotoksinë

Ndërsa në Skrapar nga 312 anëtarë që kanë qenë në total, u janë drejtuar kutive të votimit vetëm 93 veta ose 30% e tyre.

Në bashkinë e Poliçanit nga 253anëtar votuan vetëm 131persona ose 51.7%.

Në bashkinë e Dimalit  nga 1074anetar vetëm 500 të tillë votuan ose 51%.

Procesi i votimit u krye në mjediset e zyrave të PD.

Filloi në orën 8.00 mbaroi në orën 19.00./CNA.al

LEXO TE PLOTE