LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjen momenti për Çepelen në Bundesligën gjermane

29 Prill 2021, 13:16, Sport CNA
Vjen momenti për Çepelen në Bundesligën gjermane

Ramen Cepele mund të bëhet gati për të provuar edhe debutimin e tij me ekipin e parë të Hanoverit. Pasi theu rekordin te Shqipëria duke luajtur ndaj Kosovës, mbrojtësi 18-vjeçar ka mundësinë më të mirë për të fituar besimin e trajnerit në Gjermani.

Kjo pasi Marcel Franke, qendërmbrojtësi që luante si titullar i padiskutueshëm është dëmtuar në kofshë dhe pritet të qëndrojë për disa kohë jashtë fushës së blertë. Për momentin te Hanoveri janë vetëm Basdas, Elez dhe Falette që diskutojnë dy vendet e qendrës së mbrojtjes.

Por asnjë prej tyre nuk garanton sigurinë maksimale dhe në mediat gjermane raportohet se trajneri ka hedhur sytë tek dy talentet e rinjë. Bëhet fjalë për Ramen Cepelen dhe Marc Lamti, por mbetet të shihet se cilin prej tyre do të zgjedh trajneri për t?i besuar mundësinë që të kalojnë në ekipin e parë.

Lajmet e fundit nga