Connect with Us

Vendosi tritol në një banesë në Orikum/ Arrestohet 42-vjeçari

Kronika

Vendosi tritol në një banesë në Orikum/ Arrestohet 42-vjeçari

Publikuar

-

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar për ngjarjen e ndodhur më 12 prill ku u vendos tritol në një banesë në lagjen “Xhenio” në Orikum.

Sipas policisë, shpërthimi ndodhi në banesën e shtetasit me inicialet A. TH. dhe si pasojë u dëmtua vetëm dera e banesës. Mësohet se autori i dyshuar është shtetasi më inicialet R.K. 42 vjeç.  Mbi të rëndon akuza  “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

‘Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 12.04.2021, në lagjen “Xhenio”, Orikum, ku  ka ndodhur një shpërthim eksplozivi në banesën e shtetasit A. TH. dhe si pasojë është dëmtuar vetëm dera e banesës.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

 K., 42 vjeç, banues në Orikum, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.’- njofton policia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët magazina në Elbasan/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Shkrumbohet nga flakët magazina në Elbasan/ Dyshimet e para

Një magazinë është shkrumbuar plotësisht nga flakët mbrëmjen e sotme në Elbasan në fshatin Bradashesh.

Zjarri ka rënë rreth orës 20:45 ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 22.06.2021, rreth orës 20:45, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ka rënë zjarr dhe është djegur tërësisht magazina me disa materiale të ndryshme familjare në pronësi të shtetasit L.L..

LEXO EDHE:  Ishte bërë tmerr i qytetarëve/ Arrestohet “skifteri” i Tiranës

LEXO EDHE:  U përplas me armë me policinë/ Arrestohet ish kreu i Këshillit Kukës

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkaktoi aksident të trefishtë në hyrje të Tiranës/ Policia vë në pranga shoferin 22 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi aksident të trefishtë në hyrje të Tiranës/ Policia vë në pranga shoferin 22 vjeçar

Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P. Specialistët e Komisariatit Rajonal te Policise Rrugore Tirane në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciative të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Kapet i dënuari për kultivim droge

LEXO EDHE:  Arrestohet shqiptari, qelloi policin italian me gotë

Ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në levizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të demtuarve. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin  e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte duke luajtur/ Fëmija bie nga ballkoni në Konispol

Publikuar

-

Nga

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me armë zjarri i riu në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Konispol.

Mësohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka qenë duke luajtur dhe ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës.

Fëmija është duke marrë shërbimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

LEXO EDHE:  Arrestohet 34 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Akuzat e rënda penale

LEXO EDHE:  Grabiste me armë/ Kapet shqiptari në Greqi

Sakaq, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE