LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Theu herësin në PS/ Fatmir Xhafaj mesazh votuesve dhe familjes së tij

29 Prill 2021, 11:01, Politikë CNA
Theu herësin në PS/ Fatmir Xhafaj mesazh votuesve dhe familjes së

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka shprehur falenderime për të gjithë ata që e kanë votuar në zgjedhjet e 25 prillit, duke bërë që ai të thyejë herësin e partisë.

Ish-ministri falënderon votuesit, por edhe familjen e tij, që sipas tij, ishte pjesë e kësaj beteje. Xhafaj do të jetë në parlamentin e ri, pasi ka grumbulluar një numër të madh votash.

?Në pamundësi për t?ju takuar dhe përshëndetur të gjithëve në këto momente dhe me dëshirën për tu parë e përqafuar së shpejti ju them: Faleminderit! Mirënjohje pafund! Familjes sime të mrekullueshme që ishte pjesë e kësaj beteje dhe miqve tanë të shumtë që si përherë ndër vite u gjendën pranë nesh dhe na mbështetën me zemër në rrugëtimin tonë. Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qënë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit?, shkruan Xhafaj./CNA.al

07:09 Politikë

PD si tokë e xanun

Një djalë demokrat i rritur në oborrin e Partisë Demokratike...

Lajmet e fundit nga