LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS nuk humb kohë/ Rama: Metën do ta shkarkojmë me Parlamentin aktual

29 Prill 2021, 20:24, Politikë CNA
PS nuk humb kohë/ Rama: Metën do ta shkarkojmë me Parlamentin

Sekretari i Përgjithshëm i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi ditën e djeshme se PS do të fillojë procedurat në Parlament për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Për këtë ka reaguar mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur se procedurat e shkarkimit do të fillojnë menjëherë.

Rama tha në emisionin ?Opinion? se Metën do ta shkarkojnë nga ky Parlament dhe nuk do të presë të mblidhet Parlamenti i ri.

“Meta është jashtë çdo lloj konfiguracioni dhe me Ilir Metën do merret Parlamenti i Shqipërisë sepse Metën populli e dënoi, Parlamenti do formalizojë dënimin. Ky Parlament direkt. Është i dënuar nga populli shqiptar? ky është Parlamenti i Shqipërisë, është aktual?, u shpreh kreu i qeverisë.

Ndërkohë, kujtojmë se Rama do të mbledhë të hënën grupin aktual parlamentar socialist, ku pritet të diskutohen mundësitë reale për shkarkimin e presidentit Meta.

Ata do të kërkojnë ?rrugë alternative? për të shkarkuar kreun e shtetit, pasi kanë një problem direkt ligjor që i pengon.

Ligji për komisionet hetimore dhe ato të posaçme e ndalon krijimin e tyre 4 muaj përpara përfundimit të mandatit aktual. Në të tilla kushte koha për të ngritur një komision hetimor nuk është në favorin e socialistëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga