Connect with Us

Levandovski ngre peshë bavarezët: Do qëndroj gjatë në Mynih

BundesLiga

Levandovski ngre peshë bavarezët: Do qëndroj gjatë në Mynih

Publikuar

-

Robert Levandovski, ylli i Bajernit të Mynihut, është i bindur se Julian Nagelsman do të shkëlqejë në stolin bavarez. Sulmuesi 32-vjeçar u shpreh në një intervistë për “Bild Sport” se beson te trajneri i ri dhe se i ishte shumë mirënjohës Hansi Flikut për atë që ka bërë në këto dy sezone me Bajerin.

Sa e njihni Nagelsmanin?

Nuk e njoh shumë mirë, por ajo që mund të them është se ai ia ka arritur të dërgojë skuadrat e tij në nivele të larta. Ky është një fakt. Perfomanca e skuadrës qëndron te Nagelsman mbi pritshmëritë e kualitetit të çdo individi.

Sa ndryshon Nagelsmani nga Fliku?

Këtë gjë nuk mund ta them për momentin, pasi më parë duhet të shoh se si punon Julian. Mund të flas vetëm për atë që di rreth Hansi Flikut.

Çfarë dini për të (Flik)?

Hansi nuk është vetëm një trajner i madh, por edhe një njeri i madh. Me të mund të flasësh për jetën private. Ai gjithmonë ka një këshillë për të dhënë. Me të fituam gjithçka, shkruam historinë. Me të kam kaluar pa dyshim kohën më të bukur te Bajerni. Që nga dita e parë kur erdhi na ka paraqitur planin dhe atë çfarë priste nga ne. Shumë pak trajnerë e kanë bërë, por Hansi dinte se si të punonte duke të parë në sy.

Mund të festohet të shtunën?

Shpresonim ta bënim këtë gjë në Mainc, por për fat të keq bëmë shumë pak për të marrë qoftë edhe një pikë. Ndaj Gladbahut duhet të bëjmë një ndeshje perfekte për t’i dhënë fund çështjes së titullit. Kemi bërë një sezon shumë të mirë deri tani dhe mendoj që jemi me meritë në vendin e parë.

Cili ishte pengu juaj në këtë sezon?

Pa dyshim mungesa në dy ndeshjet ndaj Parisit. Janë sfida që nuk duhen humbur, por për fat të keq u dëmtova dhe qëndrova jashtë. Të shihje skuadrën nga televizori ishte shumë e dhimbshme. Doja të isha në fushë dhe të luftoja me shokët e skuadrës.

Ku e shihni veten pas disa vitesh?

Për momentin ndihem mirë në Mynih dhe mendoj se mund të luaj edhe për një kohë të gjatë me Bajernin në nivele të larta. Jam ende shumë i uritur për të fituar me këtë fanellë. Bajerni më ka dhënë gjithçka dhe shpresoj që ta kem ndihmuar me golat e mi. Këto dy vite kanë qenë me të vërtetë shumë të bukura edhe pse pandemia na ka mohuar praninë e tifozëve. Shpresoj që ata të rikthehen sa më shpejt.

Tri ndeshje për katër gola, besoni se mund ta thyeni rekordin e Gerd Mylerit?

Kur je kaq pranë këtij objektivi është e vështirë të mos e mendosh. Të shënon 40 gola në sezon është diçka e pabesueshme. Gerd ka bërë një gjë të madhe që për shumë vite ka qenë një tabu në Bundesligë. Shpresoj të shënojë më shumë se pesë katër gola në këto tri ndeshje. Do të ishte me të vërtetë diçka e madhe. Shokët e skuadrës më kanë ndihmuar shumë për të arritur deri këtu.

Keni më dhimbje në gju?

Jo, fatmirësisht rehabilitimi shkoi shumë mirë dhe tani mund të them që jam 100% i shëruar. Dhe pse të qëndrosh katër javë pa luajtur ta ul pak ritmin në fushë. Kam punuar fort gjatë këtyre ditëve për të ardhur në formën që isha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Trembet Interi, Bayerni hidhet në sulm për Hakimin

Publikuar

-

Nga

Ashraf Hakimi bëri një kampionatin perfekt me Interin. Në fundjavën e kaluar ai dhe klubi zikaltër u shpallën kampionët e Serisë A për sezonin aktual.

Ish-lojtari i Borusias së Dortmundit ishte një nga protagonistët kryesorë me shtatë gola dhe gjashtë asiste për Interin, duke patur një meritë të madhe në fitimin e titullit.

Pas vetëm një viti, mbrojtësi i shpejtë mund të largohet nga Milano, sepse me sa duket Bajerni Mynihut po e mendon seriozisht një transferim të tijin në Gjermani. Të paktën kështu raporton “Münchner Zeitung tz”.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time”, mesfushori largohet nga Bajerni pas 9 sezonesh

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një postimi në ‘’Twitter’’, Bajern Mynih ka zyrtarizuar se këtë verë do të shkëpusë marrëdhëniet me mesfushorin spanjoll Javier Martinez, pas 9 sezonesh si futbollist i bavarezëve.

Mesfushori u bashkua me Bajernin në verën e vitit 2012 nga skuadra spanjolle e Atletiko Bilbaos për shifrën rekord 45 milion euro në atë kohë. Martinez ishte një ndër lojtarët kyç të mesfushës në vitet e para si bavarez duke fituar shumë trofe ndër to dhe Ligën e Kampionëve. Ndërkohe për largimin reagoi dhe vetë lojtari duke u shprehur:

‘’Unë jetoj për këtë klub, gjithmonë dhashë gjithçka për të dhe jam shumë i lumtur që fituam shumë trofe së bashku. Bajerni dhe tifozët e saj do të jenë gjithmonë në jetën time’’, shkruan Javi Martinez.

 

 

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E ardhmja e Flick, gazeta prestigjoze zbulon: Do të zyrtarizohet te…

Publikuar

-

Nga

Hans Dieter Flick po jeton ditët e fundit si trajner i Bayernit. Tekniku në fund të sezonit do të jetë i lirë dhe në pritje të ofertave të reja, pas ndërprejes së bashkëpunimit me kampionët gjerman në qershor. Sipas Sport1, ai do zyrtarizohet te Gjermania, si zëvendësues i Joachim Low.

Kalimi te Tottenham apo te ndonjë ekip tjetër bie poshtë automatikisht, me fokusin që do jetë te Kombëtarja e Panzerave.

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije një lajm të tillë, teksa ai që do e thotë fjalën e fundit do jetë vet Hans Dieter Flick. Flick ka qënë një nga arsyet e sukseseve që ka arritur Bayerni gjtihë këto vite, jo vetëm në kampionat, por edhe në arenën Europiane.

LEXO TE PLOTE