LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kurti me komisionerin Varhelyi në Bruksel/ Kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

29 Prill 2021, 16:32, Kosova & Bota CNA
Kurti me komisionerin Varhelyi në Bruksel/ Kërkon liberalizimin e

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel është pritur sot në takim nga komisionar për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi.

Mësohet se ata kanë bisedua për procesin e liberalizimit të vizave ndërsa Kurti ka përsëritur kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin sa më parë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai, sipas njoftimit, falënderoi Komisionin për punën që po bën për të bindur vendet anëtare skeptike për mbështetjen e një vendimi pozitiv në Këshill.

Kurti ka kërkuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga