LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatmir Xhafaj thyen listën e PS në Tiranë

29 Prill 2021, 03:57, Politikë CNA
Fatmir Xhafaj thyen listën e PS në Tiranë

Kandidati socialist për deputet në Qarkun e Tiranës Fatmir Xhafaj ka thyer bindshëm kufirin prej dhjetë mijë votash që nevojiten për të thyer listën e kandidatëve. Burime nga shtabi zgjedhor i zotit Xhafaji, thanë se deri në rreth 60 për qind të kutive ata kanë rreth 12 mijë vota. Shifra mund të rritet akoma më shumë në kutitë e mbetura, por ndërkohë Xhafaj është deputeti i parë i cili konfirmohet jashtë kufirit të pritshëm të listës së partisë, në Tiranë.

I renditur në listën e qarkut të Tiranës me numrin 23, ish kreu i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi mundi të votëbesohet përtej votave që nevojiteshin për të thyer herësin./CNA.al

Lajmet e fundit nga