LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë në Dibër/ I riu vret vëllain me thikë

29 Prill 2021, 06:06, Kronika CNA
E rëndë në Dibër/ I riu vret vëllain me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një i ri ka vrarë me thikë vëllain.

Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi  Florian Tonuzi 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, Benard Tonuzi, 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga