Connect with Us

Dështimi i Bashës në zgjedhje/ Çupi: Çdo lider i një partie normale do kishte dhënë dorëheqjen

Aktualitet

Dështimi i Bashës në zgjedhje/ Çupi: Çdo lider i një partie normale do kishte dhënë dorëheqjen

Publikuar

-

Dështimi i Bashës në zgjedhje/ Çupi: Çdo lider i një partie normale do kishte dhënë dorëheqjen

Analisti Frrok Çupi ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe humbjen e rradhës së Partisë Demokratike.

Në një intervistë për “Report Tv”, Çupi deklaroi se çdo lider i një partie normale duhet të kishte dhënë dorëhqjen pas humbjes, duke iu referuar rastit konktet të Lulzim Bashës, i cili edhe pse ka humbur disa zgjedhje vijon të qëndrojë në krye të partisë.

Sipas tij, nuk është Basha i vetmi përgjegjës për humbjen e PD në zgjedhje, por një kornizë e tërë në parti, duke shtuar se dorëheqja e Bashës do të vendoste një standard.

Duhej të kishte dhënë dorëheqjen që në momentin kur Pusteci manifestoi trendin që 28% ishte rritur PS. Që në atë moment një kryetar partie jep dorëheqjen, jo se mban fajin , por sepse vendos standard. Pse duhet ta japi sot? Sepse në PD dorëheqja nuk është standard. Luli ka humbur në 6 zgjedhje dhe nuk ka dhënë dorëheqjen.

PD e ka ligj që të mos jepet dorëheqja pas humbjes, Luli argumenton tani që ai nuk do e hapi dorëheqjen. PD i mbyllen portat e demokracisë. Nuk është vetëm Basha përgjegjës për humbjen, PD prej kohësh është në rënie shumë të fortë, unë çuditem si ka edhe kaq shumë votues. Përgjegjës është një lidership i tërë, një kornizë e tërë, mungesë e vizionit, tradita shumë e keqe“, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në Kosovë/ PDK prezanton kandidatin për kryeministër

Për Presidentin Ilir Meta, analisti u shpreh i sigurt se ai do kërcënojë paqen në vend, ndërsa e cilësoi si të “rrezikshëm”. Sipas tij, Meta është i gatshëm të sulmojë Amerikën dhe të mbajë anën e faktorëve të tjerë rus apo islamikë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Shkërmoqet koalicioni opozitar i Bashës/ Aleatët e nxjerrin zbuluar

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha para zgjedhjeve të 25 prillit formalizoi një bashkim, që e quajti si koalicioni opozitar.

Në muajin prill, kjo u trumbetua nga Basha si një nga bashkimet më të fuqishme që do rrëzonte regjimin e Edi Ramës, por në të vërtetë ishte një nga modelet e të bërit politik nga ana e Bashës.

Bëj zhurmë, shpall republika apo revolucione, dhe më pas kthe mendje rrugës, se ashtu ishte një muhabet.

Pra, e thënë ndryshe, Basha kërkonte me forma të ndryshme të kishte sa më shumë vëmendje dhe njerëz  nga pas.

Lulzim Basha firmosi besëlidhjen e opozitës me Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, Dashamir Shehin, Nard Ndokën, Agron Dukën, Shpëtim Idrizin, e Monika Kryemadhin.

Por që pas asaj kohe, koalicioni opozitar nuk ekziston më dhe kjo për faktin se nuk është mbledhur asnjë herë qysh nga muaji prill.

CNA.al, kontaktoi me aleatët e Bashës, ku iu drejtoi këto pyetje: A është mbledhur një koalicion opozitar? Nëse po, a keni të njëjtën linjë dhe kush e drejton?



Kreu i PAA Agron Duka iu përgjigj redaksisë duke thënë se një koalicion i tillë nuk është mbledhur asnjë herë. “Jo nuk jemi mbledhur asnjë herë“, tha Duka.

Të njëjtën gjë, pohoi edhe kreu i LZHK Dashamir Shehi. Për CNA.al, Shehi deklaroi se koalicioni opozitar nuk është mbledhur asnjë herë që pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  9 kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë/ Shehaj: Mbështetje e madhe për PD

LEXO EDHE:  Nga Andi BUSHATI/Luli foli drejtë, po kush i beson?

Jo nuk jemi mbledhur me thënë të drejtën. Pas zgjedhjeve nuk jemi mbledhur asnjë herë. Basha nuk na ka thirrur asnjë herë. Nuk kemi asnjë platformë për të diskutuar. Këto janë duke u marrë me hallin e vet. Që kur u bënë zgjedhjet, secili ka pasur opinionin e vet që e bëjmë publike në media, por mbledhje zyrtare që të ulemi dhe të diskutojmë, pse ndodhi kjo dhe kush e ka fajin nuk jemi ulur asnjë herë”, tha Shehi për CNA.al.

Në unison me Shehin dhe Dukën ishte edhe Nard Ndoka. Ky i fundit për CNA.al tregoi arsyen pse nuk janë mbledhur, duke theksuar se opozita nuk ka një lider, duke e cilësuar Lulzim Bashën si kryetari në largim i PD.

Nuk është mbledhur se nuk ka Lider Opozita. Basha është kryetar në largim i PD”, tha Ndoka.

Pra, qartazi është e kuptueshme që nismat e ndërmarra nga Lulzim Basha janë të gjitha një flluskë sapuni, nisin dhe ngelen në mes, si çdo gjë tjetër e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Burracak foshnjor, haram të qofshin votat”/ Demokratët degjenerojnë Bashën: Meta më opozitar se ti

Publikuar

-

Nga

Kreu në detyrë i PD, Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta kanë nisur ‘luftën’ në distancë që kur kryedemokrati e bëri pjesë të ‘Trekëndëshit të Bermundës”.

Gjatë ditë së sotme kreu i shtetit në një konferencë për mediat nuk la gjë pa i thënë, deri tek mënyra se Basha i ishte ulur në gjunjë duke iu përgjëruar të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019, si dhe të ndalte protestat opozitare i panikosur.

LEXO EDHE:  Mediu i pakënaqur nga Basha?/ “Opozita duhet të organizojë protesta, s’mund të presë më”

LEXO EDHE:  3 përcaktime të Elez Biberaj për Lulin, për Edin dhe për shpëtimin e Shqipërisë pa ata!

Pas këtyre deklaratave të Presidentit, Basha reagoi duke iu përgjigjur se po tenton të përçajë Partinë Demokratike.



Por demokratët kanë vërshuar menjëherë me komente poshte reagimit të Lulit, duke e konsideruar si të pabesë, mashtues, tradhtarë, humbës dhe kërmë të PD.

Mes 300 e ca komente, vështirë që gjesh një që e mbështet. Për më shumë lexoni në fotot më poshtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk kemi asnjë platformë si koalicion opozitar”/ Shehi akuza Bashës: S’na ka mbledhur kurrë, po merret me hallin e tij

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për kreun e LZHK Dashamir Shehi, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, koalicioni opozitar nuk është mbledhur asnjë herë për të diskutuar për disfatën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një reagim për CNA.al, Shehi deklaroi se Basha nuk i ka thirrur asnjë herë të ulen në tryezë dhe të diskutojnë për diçka të përbashkët, por sipas tij, secili ka dalë me qëndrimet e veta dhe i kanë bërë publike në media.



Ndërsa veprimet e fundit të kryeopozitarit, Shehi i sheh si shqetësim personal.

LEXO EDHE:  Rama-Basha përballen sot!/A do dorëhiqet kryeministri?!

LEXO EDHE:  3 përcaktime të Elez Biberaj për Lulin, për Edin dhe për shpëtimin e Shqipërisë pa ata!

Jo nuk jemi mbledhur me thënë të drejtën. Pas zgjedhjeve nuk jemi mbledhur asnjë herë. Basha nuk na ka thirrur asnjë herë. Nuk kemi asnjë platformë për të diskutuar. Këto janë duke u marrë me hallin e vet. Që kur u bënë zgjedhjet, secili ka pasur opinionin e vet që e bëjmë publike në media, por mbledhje zyrtare që të ulemi dhe të diskutojmë, pse ndodhi kjo dhe kush e ka fajin nuk jemi ulur asnjë herë”, tha Shehi për CNA.al.

LEXO TE PLOTE