Connect with Us

“Burrë legen”/ Ibsen Elezi i kujton Bashës tradhëtinë ndaj demokratëve

Politikë

“Burrë legen”/ Ibsen Elezi i kujton Bashës tradhëtinë ndaj demokratëve

Publikuar

-

Ish kryetar i PD në Kukës Ibsen Elezi ka shpërthyer në akuza ndaj Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve duke kërkuar dhe largimin e tij.

Në një intervistë për Ora news, Elezi u kthye pas ne kohe duke kujtuar dhe marrëveshjen e 2017 me Ramën pas daljes nga çadra ndërsa e quajti këtë të fundit ‘burrë legen’ .

“Erdhi 2017 u fut në çadër, vuri kushte të panegociueshme. Një politikan që vë kushte të panegociuehsme së pari nuk ma do mendja që është politikan ose ka një arsye madhore dhe duhet ta çojë aksionin në deri në fund.

LEXO EDHE:  Në PD-në e Shkodrës ndodh çudia/ Namiku mund Ramizin

Çfarë ndodhi, doli nga çadra, dhe doli si legen nga çadra se shkoi takoi Ramën, se del dhe si burrë nga çadra. Bëri një marrëveshje që doli më vonë që këta do bënin bashkë, bashkëqeverisje që është e turpshme dhe pa e miratuar në organet e vendimarrjes së partisë”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pazaret e Metës për të blerë zgjedhjet/ Kastriot Ismailaj, prova që çon në burg, Presidentin

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i Kuvendit, ish-Kryeministri, ish-Ministri i Jashtëm dhe Presidenti aktual Ilir Meta, mund të rrëzikojë burgun, nëse flet Kastriot Ismailaj, biznesmeni i dënuar për mashtrim.

Fijet që e lidhin Metën me Ismailajn, kanë dalë në dritë nga një përgjim i kryer nga Prokuroria për Krime të Rënda që në vitin 2008.

Sipas dosjes 978, që është zbardhur më herët nga CNA.al, dy ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet vendore të vitit 2009, biznesmeni Kastriot Ismailaj, ishte kontaktuar me anë të një mesazhi telefonik nga Ilir Meta, i cili i kërkonte 200 mijë euro.

Kjo SMS ka rënë në duart e Prokurorisë, në kohën kur Kastriot Ismailaj ishte vënë në përgjim në vitin 2008.

Sipas procesverbalit, të Departamentit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Shtetit, që mban datën, 28.06.2009, rezulton se me datë 22.06. 2009, dy ditë para se të mbaheshin zgjedhjet vendore, Kastriot Ismailaj, ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë me patjetër.

SMS rezulton të jetë dërguar  me datë 22 qershor 2009 në orën 17:27.  “Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”, thuhej në SMS.

Ky përgjim ka qenë i dokumentuar në dosjen “978”, e cila është pushuar, dhe të gjitha përgjimet e transkiptuara dhe disqet janë asgjësuar me një vendim gjykate në dhjetor 2010.

LEXO EDHE:  Basha takim me bizneset e vogla në Tiranë/ “Do të vazhdojmë të jemi zëri juaj”

LEXO EDHE:  Pak para mbledhjes së Këshillit Politik/ Ambasadorët zbarkojnë në zyrën e Bashës

Kjo dosje është pushuar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Ilir Metës, në kohën që bëri aleancë me Partinë Demokratike, nga prokurori i Krimeve të Rënda, tashmë i shkarkuar Gentjan Osmani.

Dhe kur është rihapur dosja në vitin 2015, kur  provat më nuk ekzistonin.

Megjithëse përgjimet janë të vërteta, nuk mund të përdoren më si provë, pasi janë asgjësuar.

Por, prova më e madhe Kastriot Ismailaj, është gjallë dhe mund të dëshmojë, nëse drejtësia do që të zbardhë të vërtetën.

Meta tradhëtoi Ismailajn?

E njëjta çështje u rihap në vitin 2015,  ku Ismailaj synonte të merrte ne arbitrazh 130 milionë euro nga shteti shqiptar.

Por këtë radhë ai dyshohet se u la në baltë nga Meta, i cili nuk e mbështeti dhe jo vetëm që nuk mori fajësinë, por iu sekuestruar e gjithë pasuria.

Në vitin 2017, Gjykata e Rrethit në Tiranë dha  vendimin përfundimtar për Kastriot Ismailajn, ish-administratorin e kompanisë DIA, të ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, nën akuzë për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Gjykata urdhëroi që shumat financiare prej afro 5 milion euro të sekuestruara në llogaritë bankare të Ismailajt, të konfiskohen dhe t’i kalojnë në administrim buxhetit të shtetit./CNA.al

Plas skandali/ Ilir Meta bleu zgjedhjet e 2009, zbulohen pazaret e tij

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nuk tërhiqet Leli/ Pas dështimit, vendos datën për mbledhjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe Këshilli Bashkiak kanë lënë dy data për mbledhjen e radhës.

Pas dështimit të mbledhjes së sotme, Leli përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se ndjehet i detyruar për të bërë mbledhjen me 29 Qershor ndërsa nga ana tjetër Këshilli Bashkiak ka vendosur datën 30 Qershor.

Pas anullimit të pajustifikuar të mbledhjes së sotshme nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, në emër të qytetarëve të Vlorës, e ndiej për detyrë të thërras mbledhjen e muajit në datën 29 qershor për të miratuar projektvendimet dhe ndihmat që banorët presin prej Bashkisë Vlorë dhe vazhdimësinë e projekteve të tjera”, shkruan Leli në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

BE i mbylli “dyert” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut/ Bregu: Vendimi nuk ishte i drejtë

Publikuar

-

Nga

BE i mbylli “dyert” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut/ Bregu: Vendimi nuk ishte i drejtë

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka folur sot ne lidhje me vendimin e BE, për të mos hapiur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një prononcim për mediat, Bregu tha se “Kemi thuajse të njëjtat qëndrime, partitë janë institucionet me pak të besueshme nga qytetarët, edhe parlamenti nuk rezulton që qytetarët e rajonit të kenë besim. Po ashtu dhe sistemi i drejtësisë në tërësi, pastaj media dhe qeveria.”

LEXO EDHE:  Pak para mbledhjes së Këshillit Politik/ Ambasadorët zbarkojnë në zyrën e Bashës
LEXO EDHE:  Treguesi më i çuditshëm i tradhëtisë/Nuk do të na kishte shkuar mendja kurrë

E pyetur nga gazetarët nëse ishte i drejtë vendimi i BE, Bregu tha se “Nuk është e drejtë as për Shqipërinë, as për Maqedoninë e Veriut, dhe as për Kosovën që nuk mund të lëvizin pa viza.

Por, kjo nuk është më një çështje e së drejtës, por një vendimmarje që duhet të merret me konsensus”./CNA.al

LEXO TE PLOTE