Connect with Us

‘BE qëndron pranë Kosovës’/ Varhelyi reagon pas takimit me Albin Kurtin

Politikë

‘BE qëndron pranë Kosovës’/ Varhelyi reagon pas takimit me Albin Kurtin

Publikuar

-

Komisioneri për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi ka zbardhur detaje nga takimi që mbajti ditën e sotme me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka bërë të ditur se çfarë ka biseduar me Kurtin.

Axhenda europiane e Kosovës, dialogu me Beogradin dhe lufta kundër Covid janë disa prej çështjeve që ata kanë folur.

LEXO EDHE:  Nishani pret Vuçiç: Duhej te kishim firmosur marreveshjen e diplomave

Diskutim i mirë dhe i hapur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në këtë takim, nënvizova rëndësinë e përparimit të axhendës së reformave evropiane dhe rifillimin e dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga ana e BE-së. BE qëndron pranë #Kosovës në luftën kundër # pandemisë COVID19, duke siguruar mbështetje dhe vaksina”, shkruan Varhelyi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“30 vite nga vizita e ish-sekretarit Beker në Tiranë/ Berisha shpërndan videon nga fjalimi epik për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

“30 vite nga vizita e ish-sekretarit amerikan Beker në Tiranë/ Berisha shpërndan videon nga fjalimi epik për shqiptarët

Ish kryeministri Sali Berisha në kuadër të 30 vjetorit të vizitës historike të Sekretarit James Baker në Shqipëri, ka shpërndarë videon nga fjalimi epik për shqiptarët.

Sekretari Baker do të deklaronte në Parlament se erdhi në Shqipëri me ftesë të Sali Berishës.

“30 vjetori i vizites historike te Sekretarit Baker ne Shqiperi.

Ne kete vizite do sillte mesazhin epik per shqiptaret: Liria punon.

Ne nje mbeshtetje te hapur per forcat antikomuniste Sekretari Baker do deklaronte ne parlament se erdhi ne Shqiperi me ftese te Sali Berishes, kryetari i Partise Demokratike te Shqiperise! Sb”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i KiE/ Bushati: Tregoi se procesi zgjedhor ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë

Publikuar

-

Nga

Raporti i KiE/ Bushati: Tregoi se procesi zgjedhor ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë

Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ervin Bushati tha në një intervistë për Euronews Albania, se raporti i Këshillit të Europës për zgjedhjet tregoi se ky proces ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.

Raporti, ashtu siç u paraqit edhe dje në seancën plenare nga disa deputetë që kanë qenë në Shqipëri, tregon që ka qenë procesi zgjedhor më i pastër, më i mbarë dhe më i qetë i zhvilluar ndonjëherë në historinë e demokracisë shqiptare”, u shpreh z. Bushati.

Të gjitha grupimet politike kanë bërë edhe thirrje për BE-në, që sa më shpejt negociatat me të dyja vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat i kanë përmbushur kushtet për të marrë këtë hap. Zgjedhjet janë kryer në një klimë mirëkuptimi politik, sidomos pas marrëveshjes para një viti, të kryer ndërmjet mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj jo-parlamentare”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili takim me EURALIUS/ Ju nuk bëni dot pa ne
LEXO EDHE:  Foto-Halit Valteri i bashkohet PS-së?/ Deputeti shfaqet në krah të Spiropalit

Ndërkohë, z. Bushati nënvizoi se në këtë raport nuk ka pasur asgjë të dokumentuar për shitblerje votash.

Ka fjalë që qarkullojnë, nuk është parë asnjë rast apo dokumentuar. Nuk ka asnjë rast që thuhet që ka fakt për këtë”, u shpreh ai.

Sa i përket përdorimit të administratës në zgjedhje, z. Bushati u shpreh: “Aty thuhet që kanë vazhduar punimet për rikonstruksionin nga dëmet e tërmetit, pra rindërtimi ka vazhduar. Ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit. Nuk është bërë asnjë tender. Nuk di asnjë vend të botës që të ndërpritet puna se ka zgjedhje”./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Euro 2020/ UEFA nuk lejon ndriçimin me ngjyrat e ylberit

Publikuar

-

Nga

Këshilli bashkiak i Mynihut donte të dërgonte një mesazh në mbështetje të personave LGBT+ në Hungari. Por UEFA e refuzoi kërkesën për të ndriçuar Arenën e Mynihut me ngjyrat e ylberit.

Të martën paradite (22.06) UEFA e refuzoi ërkesën e bashkiakëve të Mynihut për ta ndriçuar me ngjyrat e ylberit stadiumin e futbollit të qytetit gjatë ndeshjes së Gjermanisë kundër Hungarisë që do të zhvillohet të mërkurën. “UEFA është në bazë të statutit një organizatë neutrale poitike dhe fetare. Për shkak të kontekstit politik të kësaj kërkese të veçantë, UEFA-s i duhet ta refuzojë këtë kërkesë”, shpjegon Unioni i Futbollit Europian refuzimin.

Bashkiakët e Mynihut donin të shprehnin me këtë veprim solidaritet me komunitetin LGBT+ në Hungari, pasi qeveria hungareze miratoi javën e kaluar një ligj që ndalon shpërndarjen e informacioneve që mendohet se promovojnë homoseksualitetin ose identitetet gjinore jo binare në radhët e të miturve.

“Ky ligj përbën një përpjekje të re për heqjen e të drejtave të lezbikeve, të homoseksualëve, të biseksualëve dhe të transgjinorëve dhe Mynihu mbështet diversitetin, tolerancën dhe barazinë e mirëfilltë në sport dhe në shoqëri.” – thuhet në kërkesën e këshillit bashkiak të Mynihut drejtuar UEFA-s, e cila u mbështet nga të gjitha grupet politike të përfaqësuara në këshill.

LEXO EDHE:  Qeveria e re/ Albin Kurti takohet me Vjosa Osmanin: Kosova do të dalë nga kriza
LEXO EDHE:  Rrëfehet Berisha/ Si i ka pasur marrëdhëniet me Yuri Kim dhe Blinken para se të shpallej “non grata”

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha lidhur me idenë e këshillit bashkiak të Mynihut: “Flamuri i ylberit shpreh mënyrën se si duam të jetojmë: me respekt për njëri-tjetrin dhe kundër diskriminimit.” Ndërsa kryeministri bavarez Markus Söder tha: “Ky flamur sinjalizonte lirinë për të cilën angazhohet shoqëria jonë”.

Kurse sipas agjencisë hungareze të lajmeve MTI, ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto i kishte kritikuar planet, duke thënë se “është jashtëzakonisht e rrezikshme të përzihet sporti dhe politika. Përvoja historike tregon se kjo është një gjë e keqe, dhe gjermanët e dinë këtë më mirë se kushdo”.

Manuel Neuer me ngjyrat e LGBT+

Një ditë më parë UEFA ndërpreu hetimin që kishte nisur ndaj kapitenit të kombëtares së Gjermanisë Manuel Neuer, i cili mbajti në krah një shirit me ngjyrat e ylberit si pjesë e Javës Ndërkombëtare të Krenarisë./ DW

LEXO TE PLOTE