LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha fiton votën e të burgosurve/ Rama: Hera e parë në historinë e zgjedhjeve

29 Prill 2021, 19:19, Politikë CNA
Basha fiton votën e të burgosurve/ Rama: Hera e parë në

Partia Demokratike e Lulzim Bashës, ndonëse ka pasur një rezultat të dobët në rang kombëtar, në këto zgjedhje ka fituar mbështetjen e të burgosurve të disa burgjeve të vendit tonë.

Për kryesinimin e PD-së në burgje, ka reaguar mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama.

Teksa ishte i ftuar në emisionin ?Opinion?, Rama u pyet nga moderatori Blendi Fevziu se përse u ndëshkua me votë nga laçjanët kur ka bërë shumë investime në këtë zonë dhe kreu i qeverisë bëri një krahasim me rezultatet e zgjedhjeve në burgje.

“Shembulli i Laçit, ashtu si shembulli i burgjeve, vlen shumë për të kuptuar që vota nuk është absolutisht një votë e lidhur as me ato që mund të konsiderohen benefite të momentit, as me ndonjë manipulim të industrializimit siç flitet sepse është hera e parë në historinë e zgjedhjeve tona që opozita fiton në burgje të caktuara, apo që në të gjitha burgjet ka rezultat normal.

Nëse shohim historikun e zgjedhjeve deri në 2017 burgjet administroheshin nga LSI, rezultatet janë me 0. Ka shanse që të dalë 0 dhe kur në burgje nuk është përdorur fuqia e pushtetit llotgarite sa mund të jetë përdorur në territor?, theksoi kryeministri./ CNA.al

Lulzim Basha i preferuari i krimit/ Fiton në burgje

Lajmet e fundit nga