Connect with Us

“Askush nuk është sipër ligjit”/ Kim: SHBA mbështet hetimin e krimeve zgjedhore

Aktualitet

“Askush nuk është sipër ligjit”/ Kim: SHBA mbështet hetimin e krimeve zgjedhore

Publikuar

-

Yuri Kim mesazh urimi për besimtarët ortodoksë/ “Gëzuar Pashkët, shpresë në këto ditë të bukura”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas thirrjes së Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela lidhur me krimet zgjedhore. Në një postim në Tëitter, diplomatja amerikane shkruan se SHBA-të e mbështesin thirrjen e prokurorit Çela për të intensifikuar hetimin për krimet zgjedhore.

Reforma në drejtësi, vijon Kim, kërkon që prokurorët të vazhdojnë punën e tyre të pavarur dhe me integritet.

LEXO EDHE:  Seanca ndaj biznesmenëve/ Prokuroria jep masën për të arrestuarit

Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në 🇦🇱 që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore. Supports e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin,” shkruan ambasadorja Yuri Kim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ligji i dekriminalizimit/ Balliu: PD po shpëton institucionet nga kriminelët e PS

Publikuar

-

Nga

Ligji i dekriminalizimit/ Balliu: PD po shpëton institucionet nga kriminelët e PS

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u shpreh se se kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij janë rritur shumë ekonomikisht, ndërsa ajo e Shqipërisë ka rënë në kuota dramatike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Balliu u shpreh se institucionet shqiptare po shpëtojnë nga kriminelët e PS falë ligjit të dekriminalizimit të PD.

Dekriminalizimi i PD po shpëton institucionet shqiptare nga kriminelët e PS.

I vetmi sukses i Shqipërisë përgjatë këtyre 8 viteve ka qenë procesi i dekriminalizimit të zyrtarëve të lartë, proces i cili largoi kriminelet nga Parlamenti dhe nga Bashkitë. Ky proces fatmirësisht po vijon të ketë sukses.

Dhe këtë sukses Shqipëria e ka nga Partia Demokratike.

Ndërsa sukseset e PS janë suksese të lartgjatësisë së tij por asgjë për Shqipërinë.

Dhe fakti më i qartë është se ekonomikisht Rama dhe ministrat e tij janë rritur, por ekonomia e Shqipërisë ka rënë në kuota dramatike”, tha Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Ekspertët zbërthejnë mesazhet që prodhoi takimi i Brukselit

Publikuar

-

Nga

Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët zbërthejnë mesazhet që prodhoi takimi i Brukselit

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë u takuan këtë të martë në Bruksel në kuadër të dialogut, proces ky, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kryeministri Albin Kurti tha se pala kosovare ka qenë shumë konstruktive, por një gjë e tillë shtoi ai nuk u reflektua nga ana e palës serbe.

Euronews Albania zhvilloi një bisedë të zgjeruar me dy njohës të mirë të zhvillimeve politike në dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin, që sipas tyre, duhet të luajë Bashkimi Evropian në këtë proces.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se në takimin e sotëm ishte e pritshme që nuk do kishte një rezultat konkret. Sipas saj, fakti që Kosova ndodhet në tryezën e dialogut në Bruksel dhe ka bërë propozime konkrete mbi mënyrën se si duhet të vijojë dialogu duhet cilësuar si hap pozitiv.

“Në fakt ishte i pritshme, sepse ne prisnim që Kurti do synonte të çonte përpara një qasje të re për dialogun. Ka një dekadë që jemi në dialog dhe si proces nuk ka qenë i mirëorientuar dhe se cili ka qenë epilogu i tij. Pala e Kosovës propozoi katër parime dhe parashtroi qëndrimin e saj rreth këtij procesi, por nuk dimë detaje se si ka shkuar takimi brenda. Duhet të shikohet se sa do të jetë e bëshme kjo gjë. Një gjë është pozitive, që Kosova ka shprehur gatishmërinë të shkojë në dialog”, tha ajo.

Ajo thekson se Bashkimi Evropian duhet të tregojë pozicionin e tij të qartë në raport me dialogun Prishtinë-Beograd.

“Dhjetë vjet kemi paqartësi, kemi marrëveshje të paqarta dhe BE-ja duhet të marrë një pozicion të qartë në raport me procesin”, tha Jeta Krasniqi.

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh profesor i filozofisë, Elvis Hoxha, shprehet se në takimin e Brukselit sot është arritur shumë dhe kjo arritje për të është “vendosja e reciprocitetit”.

LEXO EDHE:  Skandal në Albcontrol/ 180 milionë lekë fluturime

LEXO EDHE:  Palmer mbështet Yuri Kim/ Ambasadorja ka qenë e qartë, kandidatët duhet të jenë të besueshëm

“Për mua është arritur shumë sot. Është arritur pjesa që është pjesa e reciprocitetit në raport me gjërat. Tani jemi në vërtetësinë e gjërave. Deri tani, të dyja përfaqësitë kanë bërë sikur janë marrë vesh. Këtu kemi të bëjmë me një gjë, që është krejt e komplikuar dhe nuk qenka kaq e thjeshtë. Kështu kemi histori…dhe historia fillon me të zhdukurit”, tha Hoxha.

Ai komentoi edhe rolin e ndërmjetësuesve të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, për të cilët tha se e kanë shumë të vështirë pasi përfaqësojnë vende brenda unionit, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosvës.

“Lajçak dhe Borrell duhet ta kuptojnë që është shumë e vështirë, sepse përfaqësojnë dy vende që nuk e njohin Kosovën. Prandaj ju nuk patë rezultat, sepse jemi të barabartë. Unë e shoh këtë si fillimi i fitores. Janë dy subjekte që dialogojnë në një mjedis gjeopolitik dhe komunitar dhe kështu është në lojë BE dhe SHBA”, tha ai.

Sipas z. Hoxha, është Serbia ajo që duhet të avancojë në subjektin e saj të dialogut dhe jo Kosova.

“E varur nga Kosova sot është Serbia. Në këtë kuadër ne shkojmë në një bisedë në Bruksel. Pellgu në të cilin ka lidhje i gjithë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në qendër të Evropës, nëse nuk ekziston ky parimi evropian i vlerave është e kotë të bëhet ky dialog. Prandaj, Serbia duhet të avancojë në subjektin e vetë të dialogut, jo Kosova. Kosova duhet të rrijë në pozicionin e shtetit të pavarur”, tha z. Hoxha./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

U kap duke fotografuar votën/ Reagon Genc Pollo: S’e dija që qenka e ndaluar kjo gjë

Publikuar

-

Nga

U kap duke fotografuar votën/ Reagon Genc Pollo: S’e dija që qenka e ndaluar kjo gjë

Zgjedhjet në Partinë Demokratike u shoqëruan me parregullsi të shumta ku ankesa kanë pasur kandidatët Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Procesi u shoqërua me shumë akuza, pasi një pjesë e anëtarëve të PD nuk u lejuan të votojnë sepse nuk e kishin emrin në listën e përgatitur të Jemin Gjanës.

Gjatë votimit, ish-ministri Genc Pollo u kap “mat” duke fotografuar votën e tij, edhe pse kjo bie në kundërshtim me rregullat.

LEXO EDHE:  Skandal në Albcontrol/ 180 milionë lekë fluturime

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Zyrtari i DASH mesazh të prerë politikës

Një prej fotove ai e publikoi në rrjetet sociale, por njëri prej ndjekësve i komentoi duke i thënë se “fotografimi i votës nuk lejohet”.

Pollo është justifikuar duke thënë se ka fotografuar kabinën e votimit dhe jo votën.

LEXO TE PLOTE