Connect with Us

Akuza e Vokshit/ ‘Fiks Fare’ mashtroi

Politikë

Akuza e Vokshit/ ‘Fiks Fare’ mashtroi

Publikuar

-

“Janë viktimat më të madhe të keqqeverisjes”/ Vokshi: Gratë do i sjellin fitoren PD

Mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks fare” u denoncua një rast ku shtabi i Albana Vokshit shpërndante pako ushqimore në këmbim të votës për PD.

Albana Vokshi thotë se Fiks Fare mashtroi ndërsa thekson se në ato qese nuk kishte ushqime për blerjen e votës, por me një pjesë të ushqimit të komisionerëve të PD për ditën e zgjedhjeve. Sipas saj në qese kisht një molto, një neskafe dhe një redbull.

Gjatë karrierës sime politike kam bërë gjithçka kam patur mundësi për t’u dalë në krah mediave apo gazetarëve të sulmuar nga pushteti për shkak të punës së tyre. Sot nuk mund të hesht, kur një media bëhet zëdhënëse e pushtetit për të mashtruar qytetarët dhe për të na paraqitur të gjithëve njësoj për blerjen e votave.
Jo! Ne nuk jemi njësoj!

Ne nuk blejmë vota me “ndihma” ushqimore, siç paraqet “Fiks Fare” me mashtrimin e tij.
Pamjet e servirura si ndarje ndihmash natën para zgjedhjeve në Laprakë janë qese modeste me një pjesë të ushqimit të komisionerëve të PD për ditën e zgjedhjeve. Në qeset që u servirën si ndihma për blerje votash nga unë dhe PD në Laprakë ka 1 molto, 1 neskafe, 1 redbull.
Është poshtëruese për qytetarët ky mashtrim i “Fiks Fare” vetëm e vetëm për t’i shërbyer pushtetit dhe dy masakruesve të votës së lirë, Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Qëllimi i mashtrimit është për të bërë të dukemi që ne jemi të gjithë njësoj dhe për të relativizuar masakrën e blerjes së votës nga Rama-Veliaj.
Ne nuk jemi njësoj!

Partia Demokratike mori në Laprakë një rezultat të jashtëzakonshëm, sepse shumica e njerëzve donin largimin e këtij regjimi të padrejtë, që vjedh dhe ndëshkon qytetarët sipas interesit. Ne fituam edhe në lagje që nuk ishin fituar asnjëherë nga PD, sepse presionet, blerja me para, legalizime dhe marifete të tjera, nuk pinë ujë përballë nevojës për ndryshim dhe besimit tek Partia Demokratike.
Në një situtaë nornale, në të cilën media mund të konsiderohej e lirë, do të kisha kërkuar nga “Fiks Fare” përgënjeshtrim për këtë “lajm” të rremë. Ky nuk është rasti, sepse disa zgjedhin t’i shërbejnë parasë, disa të tjerë të vertetës, votës së lirë dhe demokracisë. Unë bëj pjesë tek kjo e dyta dhe askush nuk mund të më bëjë presion, të më shantazhojë dhe kërcënojë me lajme fallco”, shkruan Vokshi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kënga Magjike/Zbulohet prezantuesja e netëve finale

Publikuar

-

Nga

Prezantuesi i Këngës Magjike, Ardit Gjebre ka njoftuar se kush do të jetë bashkë prezantuesja e tij në netët finale të spektaklit. Bëhet fjalë për këngëtaren Marsela Çibukaj. Në foton e publikuar në Instagram, Gjebrea e quan këngëtaren artiste.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të. Kënga Magjike 2021. Marsela Cibukaj mbi të gjitha,  Artiste!”, shkruan Gjebrea./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Rilindja e Krujës’/ Rama publikon videon nga qyteti historik tashmë i transformuar

Publikuar

-

Nga

Rama: Patronazhistët janë garancia e fitores sonë

Në datën e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga qyteti historik i Krujës. Rama në mbishkrimin e videos shprehet: ‘Rilindja e Krujës’.

Në video shihet transformimi që ka pësuar qyteti dhe një pamje krejt tjetër ka edhe Kalaja e Krujës, pas restaurimeve dhe ndriçimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Publikuar

-

Nga

“Rama nuk e shkarkon dot Metën”/ Zheji: Po e bën për ta nxjerrë nga binarët

Analisti Artur Zheji ka reaguar pas nismës së Partisë Socialiste, e cila për të dytën herë po tenton të shkarkojë presidentin Ilir Meta.

Zheji tha se Edi Rama nuk e shkarkon dot Metën, por pretendon se të gjithë këtë po e bën për zhurmë dhe për ta nxjerrë Kreun e Shtetit nga binarët.

“Nuk e shkarkojnë dot, po bëhet për zhurmë. Është një përpunim topi. Unë mendoj që duan të acarojnë Metën. Është një luftë për ta nxjerrë atë nga binarët. Ai ka gjetur një antidote”, deklaroi analisti në emisionin “Të paekzpozuarit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE