Connect with Us

Aksident në Kamëz/ Ndërron jetë 60 vjeçari

Aktualitet

Aksident në Kamëz/ Ndërron jetë 60 vjeçari

Publikuar

-

Pasditen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Berisha” në Kamzë. Një 22 vjeçar me inicialet E.K ka aksidentuar 60 vjeçarin me iniciale H.A ku ky i fundit ka pësuar vdekjen e menjëhershme.Rrethanat ende nuk janë bërë me dije por po punohet për të mësuar më shumë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në polici për veprime të mëtejshme hetimore.

“Rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha” në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar  këmbësorin shtetasin H. A., reth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Holanda ndezi dritën jeshile për Shqipërinë/ Nuk përmbahet më Rama

Publikuar

-

Nga

Holanda mbështet integrimin në BE/ Rama: Shqipëria u zhbllokua

Mediat holandeze raportuan sot se Parlamenti i Holandës mbështeti nisjen e bisedimeve për integrimin e Shqipërisë në BE.

Pas kësaj kryeministri Edi Rama ka shkruar se ky është një tjetër lajm i mirë pasi BE hoqi kufizimet për Shqipërinë.

Në një rpostim në rrjetet sociale Rama është shprehur se e kishte paralajmëruar këtë zhbllokim të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Pamjet shokuese-Makina përplaset me pemën/ Ndërrojnë jetë në vend tre të rinj

LEXO EDHE:  Makina përplaset me bordurën/ Tre të rinj në gjendje të rëndë

Lajm tjetër i mirë

Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim.

*ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua”, ka shkruar Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Fillon samiti Biden-Putin

Publikuar

-

Nga

Në Gjenevë të Zvicrës ka filluar samiti ndërmjet presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Takimi mbahet në një kohë kur raportet mes të dyja vendeve janë në pikën më të ulët që nga periudha e Luftës së Ftohtë.

Takimi i 16 qershorit mbahet vetëm disa muaj pasi presidenti amerikan tha se besonte se homologu i tij rus është një vrasës.

Putini vazhdon të fuqizojë dominimin e tij mbi sistemin politik të vendit, duke shtypur aktivistët e opozitës, siç është rasti i Aleksei Navalnyt, dhe duke kufizuar lirinë e mediave.

Biden është presidenti i katërt i SHBA-së që takohet me Putinin.

Një zëdhënëse e presidentit amerikan ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk synon “rivendosjen e raporteve me Rusinë, por as përshkallëzimin e tyre”.

Që nga betimi i tij në pozitën e presidentit në muajin janar, Biden ka vendosur dy raunde sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Mëgjithatë, SHBA-ja ka rënë dakord që të zgjasë traktatin e ri të kontrollit të armëve START. Biden gjithashtu ka refuzuar të bllokojë përfundimin e gazsjellësit rus “Rrjedha Veriore 2”, i cili do të rrisë eksportet e gazit rus në Gjermani.

Disa orë para se të fillonte takimi, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se bisedimet “nuk do të jenë të lehta” dhe mbase nuk do të shënojnë ndonjë përparim.

Agjencia Reuters ka cituar një zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se të dy liderët pritet të flasin për katër ose pesë orë.

Agjenda e bisedimeve përfshin çështje të tilla si kontrolli i armëve, krimi kibernetik dhe spiunazhi, ndryshimi i klimës dhe situata me pandeminë e COVID-19.

LEXO EDHE:  Krijoi filmat më të adhurueshëm/ Ndërron jetë regjisori i ”Tom & Jerry” dhe ”Popeye”

LEXO EDHE:  Itali/ Shqiptarin e zë gjumi në timon, përplas dy automjete

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë përkeqësuar për vite me radhë, veçanërisht pas aneksimin të Krimesë në Ukrainë nga Rusia në vitin 2014, pastaj ndërhyrjen e saj në Siri dhe akuzat e SHBA-së për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, që sollën Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Moska i mohon akuzat.

Raportet u përshkallëzuan më shumë në mars kur Biden tha se ai mendonte se Putini ishte një “vrasës”, duke e nxitur Rusinë të thërriste ambasadorin e saj në Uashington për konsultime. Shtetet e Bashkuara tërhoqën ambasadorin e tyre në prill.

Ambasadorët nuk janë kthyer më.

Takimi i Bidenit me Putinin pason takimet me udhëheqësit e grupit të vendeve më të industrializuara G7 dhe me udhëheqësit e NATO-s, të cilat i ofruan mundësinë për t’i riafirmuar këto aleanca dhe për të paraqitur një front të bashkuar ndaj rivalëve globalë – përfshirë Rusinë.

Në fillim të udhëtimit të tij jashtë SHBA-së, Biden tha se me Putinin do të bisedojë për fushat ku mund të ketë bashkëpunim, si dhe për dallimet që i ndajnë dy vendet.

“Do të udhëtoj në Gjenevë për të biseduar me një burrë, të cilin e kam takuar kohë më parë – presidentin Vladimir Putin. Ne nuk po kërkojmë konflikt me Rusinë; ne duam marrëdhënie të qëndrueshme të parashikueshme. Dy vendet tona ndajnë përgjegjësi të jashtëzakonshme”, tha Biden më 9 qershor. REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arma më e fuqishme e Opozitës

Publikuar

-

Nga

Nga Oerd Bylykbashi

Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni publik dhe duhet dënuar për falsifikim.

6 vite më parë kur hartoja ligjin e Dekriminalizimit më duhej të përballesha jo vetëm me socialistët që pengonin hartimin e tij, por edhe me ata skeptikë brenda nesh që deklaronin se Dekriminalizimi nuk bëhet me ligj por vetëm me retorikë politike, apo se ishte thjesht një ligj që nuk do të funksiononte. Ja ku është!

Po të mos ishte ky ligj sot, me mekanizmin e tij të pamëshirshëm e të ftohtë, nuk do të numëroheshin e mbaheshin mend deklaratat nga foltorja e PD-së kundër deputetëve e kryebashkiakëve të Ramës me dënime për vrasje, rrëmbime, përdhunime, trafiqe e krime të tjera dhe ata ende do të ishin në Parlament e bashki. Pa këtë ligj, Rama do vazhdonte të mbronte skotën e kriminelëve të tij siç mbronte dikur Rroshin.

LEXO EDHE:  Aksident në Golem/ Furgoni përplaset me makinën e policisë

LEXO EDHE:  Aksident në Golem/ Furgoni përplaset me makinën e policisë

Rama e urren këtë ligj ndaj e quan antikushtetues. Kam qenë i ndërgjegjshëm kur e hartoja se është ligji më i ashpër i llojit të vet në Europë, por këtu e çoi vendin Rama, tek qeverisje me kriminelë. Tashmë duhet të shtojmë mekanizma që pengojnë kriminelët të fusin fëmijët dhe ushtarët e tyre si përfaqësues të interesave të tyre në institucionet demokratike.

Parlamenti është shtegu më i vështirë për të ecur për një Opozitë në një regjim që maskohet me votime, sepse asaj i duhet të provojë çdo ditë që nuk është fasadë. Por ligji i Dekriminalizimit është prova e fuqisë së një opozite parlamentare që betejat i fiton me moral dhe kauzë të drejtë duke bindur shqiptarët. Ai është prova se Parlamenti, ku na mandatoi për t’i përfaqësuar gjysma e lirë e shqiptarëve, plot 730 mijë njerëz të lirë, është arma më e fuqishme që kemi në betejën për të rrëzuar regjimin e Ramës.

LEXO TE PLOTE