LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rishfaqja e Frangajt/ Bushati: E kuptoni ku po shkojmë, vend i kapur nga oligarkët

28 Prill 2021, 09:01, Politikë CNA
Rishfaqja e Frangajt/ Bushati: E kuptoni ku po shkojmë, vend i kapur nga

Andi Bushati ka komentuar rikthimin e Aleksandër Frangajt në emisionon Opinion. Bushati është shprehur se thirrjet e Frangaj për bashkëpunim mes PD dhe PS, sipas tij vërtetojnë se ky vend është kapur nga oligarkët dhe ata nuk duan opozitë por një bashkëqeverisje që të vjedhin rehat.

?E kuptoni ku po shkojmë? U rishfaq ky tipi pas 8 vitesh për të sulmuar prapë më të dobtin. Të fala Edit.

Dalja e tij në TV dhe thirrjet për bashkëqeverisjes mes PD e PS vërtetojnë tezën time se ky vend është kapur nga oligarkët dhe ata nuk duan opozitë, por një bashkëqeverisje, që të vjedhin rehat?, është shprehur Bushati .

?Mosnjohja e parlamentit të ardhshëm është hapi më tolerant nga duhet të fillojë reflektimi i opozitës? Për hapa të mëtejshme duhet të nisë një diskutim i gjërë publik?, shkruan Bushati, duke treguar se çfarë hapash duhet të ndjekë opozita./ CNA.al

Lajmet e fundit nga