LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pasuria i “hëngri” kokën/ Ja, çfarë iu sekuestrua ish-kreut të Kushtetueses

28 Prill 2021, 10:16, Vetingu CNA
Pasuria i “hëngri” kokën/ Ja, çfarë iu

?Të kalosh Vettingun, është si ta kalosh varrin për së gjalli?. Kështu shprehej Bashkim Dedja në kohën që kaloi shkallën e parë të procesit të rivlerësimit, por që nuk mundi të kalonte në shkallën e dytë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Shkak për shkarkimin e tij ishte pasuria, për të cilën është vënë nën hetime nga SPAK-u.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,ka njoftuar sot  me vendimin nr.8, datë 20.4.2021, ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për sekuestrim të pasurisë.

Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj, Njësia Administrative Golem Kavajë, që kishte në zotërim ish kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja./CNA.al

Lajmet e fundit nga