LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Pajtohen" Meta dhe Kryemadhi/ Plas dashuria në publik

28 Prill 2021, 10:26, Politikë CNA
"Pajtohen" Meta dhe Kryemadhi/ Plas dashuria në publik

Pas faljes publike të kryteares së LSI, Presidenti Ilir Meta ka falenderuar Kryemadhin për reflektimin e saj.

?Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve?, thuhet në reagimin e presidencës.

Gjithashtu me tej theksohet se ?Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore?

Meta njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI.

?Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor.
Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve?, përfundon reagimi i presidencës./CNA.al

Lajmet e fundit nga