Connect with Us

Niko Peleshi kryeson listën e kandidatëve në Korçë/ Kush është më i votuari nga PD

Politikë

Niko Peleshi kryeson listën e kandidatëve në Korçë/ Kush është më i votuari nga PD

Publikuar

-

Niko Peleshi kryeson listën e kandidatëve në Korçë, nga PD më i votuari Salianji

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është kandidati më i votuar në Korçë deri tani. Peleshi ka marrë 10 mijë e 235 vota, ndjekur nga Olta Xhaçka me 3 mijë e 754.

Ndërkohë nga lista e PD deri më tani kandidati më i votuar rezulton Ervin Salianji me 4 mijë e 886 vota, ndjekur nga Andrea Mano me 4 mijë e 590 vota dhe ish-kryebashkiaku i Devollit, Bledion Nallbanti me 3 mijë e 721 vota.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec/ Pesë të plagosur

Kurse Edmond Spaho deri tani ka 2 mijë e 295 vota./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dekriminalizimi/ Alibeaj: Prokurorisë iu desh një vit për ta verifikuar kryebashkiakun e Mallakastrës

Publikuar

-

Nga

Dekriminalizimi/ Alibeaj: Prokurorisë iu desh një vit për ta verifikuar kryebashkiakun e Mallakastrës

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim me tre vjet burg, në mungesë, në Greqi.

Konkluzionet e hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme, ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cilëson të vonuara.

Në një intervistë për MCN TV, Alibeaj tha se prokurorisë iu desh plot një vit për të verifikuar një informacion që PD e kishte që në janar të 2020-s.

Doli nga një analizë e thjeshtë e formularit të dekriminalizimit. Ne jemi shoqëri e vogël. Ishin këto indiciet e para që erdhën që në janar të vitit 2020. Si ka mundësi që, që nga janari 2020, institucionet shqiptare nuk arritën të verifikojnë atë që ne bëmë në janar 2020”, tha ai.

LEXO EDHE:  Ikja e Ilir Metës/A do bjerë qeveria?!

LEXO EDHE:  Ikja e Ilir Metës/A do bjerë qeveria?!

Alibeaj tha se edhe në këto zgjedhje të 25 prillit, me kalimin e kohës priten jo pak surpriza./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas rizgjedhjes në krye të PD/ Soreca takon Bashën, zbardhen temat e diskutimit

Publikuar

-

Nga

Pas rizgjedhjes në krye të PD/ Soreca takon Bashën, zbardhen temat e diskutimit

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën, pas rizgjedhjes së këtij të fundit në krye të PD.

Përmes një statusi në Twitter, Soreca ka ndarë detaje nga takimi, ku në fokus të diskutimit ka qenë situata politike në vend dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën  për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të rradhës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goditja e veprimtarive kriminale dhe bashkëpunimi me SPAK/ Çuçi takim online me shefen e Europol

Publikuar

-

Nga

Goditja e veprimtarive kriminale dhe bashkëpunimi me SPAK/ Çuçi takim online me shefen e Europol

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim online me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOl, Catherine de Bolle.

Çuçi thotë se gjatë takimit u diskutua për shtrirjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit me SPAK apo BKH për të parandaluar e goditur veprimtaritë e paligjshme.

Ai i tregoi znj. de Bolle se ambicia e Shqipërisë është të ketë një rol në skuadra të përbashkëta hetimore e operacione me EUROPOL njësoj së vendet anëtarë të BE.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me drejtoreshën ekzekutive të Europol, znj. Catherine De Bolle. Diskutuam mbi stadin e bashkëpunimit të deritanishëm, ku Shqipëria është një aktor i përfshirë në formë të drejtpërdrejtë në operacionet e përbashkëta kundër trafiqeve dhe veprimtarive të tjera kriminale. Çështje tjetër me rëndësi gjatë diskutimit që pata me të, ishte edhe shtrirja e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit edhe me institucionet e reja të drejtësisë të ngritura në vendin tonë siç është Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

LEXO EDHE:  “Çuçi ka ardhur pa dëshirën e tij në këtë detyrë”/ Rama zbulon prapaskenat e emërimit të ministrit të Brendshëm

LEXO EDHE:  Hirësia e Tij imzot Joani nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Rritja e sasisë dhe e cilësisë së informacionit të shkëmbyer, si dhe ky dimension i ri bashkëpunimi që duam të krijojmë me SPAK e BKH, do të ndihmojë në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Shqipëria ka një rol aktiv në EUROPOL dhe vijon të jetë shtet drejtues në operacione veprimi, por kemi natyrisht ambicien të marrim një rol të shtuar në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacione njësoj si të ishim shtet anëtar i Bashkimit Europian”, shkruan Çuçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE