Connect with Us

Meta i përgjigjet Ballës/ Zbulon lëvizjen e radhës

Politikë

Meta i përgjigjet Ballës/ Zbulon lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së Taulant Ballës i cili tha se do bëjnë gati letrat për nxjerrjen në pension të presidentit.

Meta thotë se presidenti, është gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës.

“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës!
Shqipëria e Shqiptarëve! Vdekje tradhëtarëve”, shkruan Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Marrëveshja për 5G/ Blinken flet pas takimit me Ramën: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja për 5G/ Blinken: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel.

Ata nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G. Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm.

Në një konferencë të përbashkët për media,k Blinken u shpreh optimist për marrëdhënien SHBA-Shqipëri, ndërsa shprehu mirënjohje për aleancën mes dy vendeve.

Mendoj se po vendsoni shembull mjaft të mirë për të tjerët. Jemi mirënjohës për punën që ka bërë Shqipëria së bashku me SHBA. Ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha Blinken.

LEXO EDHE:  Basha feston ditëlindjen/ Ja dhurata e veçantë që i bëri Ilir Meta

LEXO EDHE:  Rama- Meta/ Pse kanë nxjerrë thikat?

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një moment shumë i rëndësishëm.

Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse ju e dini se e kemi marrë këtë nismë prej kohësh, duke i kërkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë. Të gjithë së bashku të bëhemi pjesë të një korridori të sigurtë komunikimi. Të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tretë që ndonjëherë janë dashakeq. Është krenari për Shqipërinë të jemi krah jush. Shpresojmë që të bindim miqtë në rajon të na bahskohen“, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish deputetja denoncon skandalin/ Përjashtohet nga lista e votuesve

Publikuar

-

Nga

Ish deputetes së PD, Lajla Pernaska nuk i është lejuar të ushtrojë të drejtën e saj për të votuar.

Ajo ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale duke shkruar se i qëndron bindjes së saj se “Një Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese”.

Në këtë ditë të rëndësishme për votimin e Kryetarit të PD, si anëtare e saj që nga viti 1995, Deputete Fituese më 2005 dhe 2009 në Lagjen time, Njësia Nr. 2 Tiranë, Menaxhuese e fitores se Bashkisë Tiranë në këtë Njësi (2011), anëtare e Kryesisë së PD Tirane dhe PD Shqipëri (deri 2013), anëtare e Këshillit Kombëtar ( deri 2017), u paraqita pranë Komisionit të votimit në Selinë Qëndrore, që nuk lejoi ushtrimin e të drejtës së votës sime (nuk rezultokam në Listat e Kryetarit në detyrë).

I qëndroj bindjes sime se: “ Njē Parti Përjashtuese, nuk mund të jetë kurrësesi Fituese”

Suksese në këtë sfidë garuesve realë të saj Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli,Agron Shehaj.

Shqipëria do bëhet”, shprehet Përnaska./ CNA.al  

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manipulohet procesi zgjedhor në Maliq/ Ervin Salianji hedh 150 vota pro Bashës në kuti

Publikuar

-

Nga

Manipulohet procesi zgjedhor në Maliq/ Ervin Salianji hedh 150 vota pro Bashës në kuti

Në degën e PD Maliq po manipulohet procesi zgjedhor.

Në momentin që ka kanë lëvizur vëzhguesit, Ervin Salianji, deputeti i Bashës, skandalozi i tij ka urdhëruar që të vidhen votat për të qenë në favor të kreut aktual.

Rreth 150 vota janë hedhur në kutitë e PD Maliq për Lulzim Bashën, megjithëse atje procesi ka qenë totalisht i falsifikuar dhe shifrat nuk po kapnin as votimin e 2017.  Pra deri tani në këtë bashki kanë votuar gati gjysma e atyre që votuan në vitin 2017.

CNA.al ka folur me anëtarë të komisionit që kanë denoncuar këtë skandal dhe ka arritur të krijojë informacione të besueshme se 150 vota janë hedhur pro Lulzim Bashës në degën e PD Maliq.

LEXO EDHE:  Rama- Meta/ Pse kanë nxjerrë thikat?

LEXO EDHE:  “Meta dhe Kryemadhi janë tërbuar”/ Ngjela tregon se çfarë po e tmerron Presidentin

Kjo është një kambanë alarmi që po ndodh në shumë vende të Shqipërisëë, ku në momente të caktuara, në degët në zona të pakontrolluara hidhen vota në kuti për Lulzim Bashën dhe për të rritur pjesëmarrjen në votim.

Ky fenomen është I pranishëm kryesisht në degët ku në listat e anëtarëve janë emra të cilët janë emigrant, duke nisur nga Devolli, Korçë, Maliq, Porgradec, Prrenjas, Librazhd, Gjirokastë për të rritur pjesëmarrjen fiKtive por edhe për ti dhënë fitoren Lulzim Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE