LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kryetari real i PS-së në Durrës”/ Paloka tregon ç'ndodhi mes Dakos dhe Xhaferrit gjatë numërimit

28 Prill 2021, 10:18, Politikë CNA
“Kryetari real i PS-së në Durrës”/ Paloka tregon

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, pas fitores së tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Palokës, Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit. Në një deklaratë për mediat, Paloka tha se Vangjush Dako njeriu më i afërt i Ramës provokoi dhe fyeu kryetarin e Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri.

Sipas tij, edhe pse i shpallur non-grata nga SHBA, Dako nuk ka hezituar asnjë moment të tregojë se ai është kryetari real i PS-së në zgjedhjet e Durrësit.

?Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit.
Vangjush Dako, njeriu më i afërt i Ramës në Durrës, në listën e Departamentit të Shtetit Amerikan si figura më e korruptuar dhe e lidhur me krimin në Shqipëri, provokoi dhe fyeu kryetarin e Partisë Demokratike në Durrës, Z. Ferdinand Xhaferri. Ngjarja ndodhi në ambjentet e Pallatit të Sportit në, ku numëroheshin votat e KZAZ 21 në Durrës. I shpallur non-grata nga SHBA, Dako nuk ka hezituar asnjë moment të tregojë se ai është kryetari real i PS-së në zgjedhjet e Durrësit.

Sot fryma e ndryshimit është më e madhe se asnjëherë tjetër. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë dhe me vendosmëri ne do të luftojmë çdo ditë për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë së bashku një të ardhme më të mirë për vendin tonë.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa demokracia të fitojë?, u shpreh Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga